Europa shtrin kolonitë e saj penale në Shqipëri

Në Gjadër, fshati i vogël në veriperëndim të vendit, nën diellin përcëllues të korrikut, rrugët janë të zbrazura. Me rëndësi strategjike përgjatë periudhës komuniste, fshati i bënte vend bazës më të rëndësishme ushtarake në rajon. Në atë periudhë, qielli gumëzhinte nga zhurma e avionëve në ulje teksa i drejtoheshin hangarëve të mëdhenj nëntokësorë të ndërlidhur përmes një rrjeti tunelesh. Pas rënies së komunizmit, baza u braktis dhe fshati u zbraz gradualisht për shkak të migrimit masiv. Sot kanë mbetur vetëm pak familje, shumë prej të cilave janë ende të lidhura ngushtë me kujtimet e jetës së dikurshme në Gjadër. Në njërin nga tre lokalet e vetme përgjatë rrugës kryesore të fshatit, takuam Jetmirin*, një i ri shqiptar i deportuar së fundmi nga Franca. “Më kthyen në Shqipëri para dhjetë ditësh,” na tregon teksa rrufit birrën. Si shumë të rinj të tjerë nga ky fshat i vogël, Jetmiri u largua nga Shqipëria në kërkim të një jete më të mirë. Mirëpo, ëndrra e tij u ndërpre kur policia franceze e kapi pa dokumente.

0 Comments
Read more about the article Italia dërgon grupin e dytë të emigrantëve, grupi i monitorimit gjen shkelje në qendrat pritëse në Shëngjin e Gjadër
Emigrantët azilkërkues në Itali zbresin nga anija Libra, Nëntor 2024, Porti i Shëngjinit, Tanja Lander

Italia dërgon grupin e dytë të emigrantëve, grupi i monitorimit gjen shkelje në qendrat pritëse në Shëngjin e Gjadër

Anija ushtarake Libra vijoi me operacionin e dytë në kuadër të marrëveshjes Rama-Meloni ku një grup prej tetë emigrantësh, pesë me origjinë nga Bangladeshi dhe tre me origjinë nga Egjipti u transferuan mëngjesin e tetë nëntorit në Shëngjin. Prej grupit fillestar prej 200 personash “të shpëtuar” nga Libra në ujërat ndërkombëtare pranë Lampeduzës, vetëm tetë prej tyre u përzgjodhën si të përshtatshëm për transferim drejt Shqipërisë pas kontrollit fillestar mbi vulnerabilitetin...

0 Comments

Marrëveshja Rama-Meloni vihet në zbatim, autoritetet italiane përcjellin emigrantët e parë për në Shqipëri

Anija e marinës italiane “Libra” u ankorua dje në Portin e Shëngjinit pas dy ditësh lundrim. E nisur prej Lampeduzës, anija solli emigrantët e parë azilkërkues në Itali në vendin tonë për t’iu nënshtruar procesit të azilit në qendrën e ngritur në Gjadër. Ashtu siç përcaktohet në protokollin e miratuar mes dy qeverive, asaj italiane dhe shqiptare, emigrantët pasi zbritën mëngjesin e djeshëm nga anija kaluan procesin e identifikimit në qendrën “hotspot” të ngritur në Shëngjin dhe në prag mesnate ata u nisën për në Gjadër...

0 Comments