Tetor rozë për pushtetin, i zi për pacientët. Sistemi shëndetësor shqiptar nuk i shpëton gratë

Për pacientët onkologjikë, familjarët e tyre dhe aktivistët ky tetor nuk shënjohet prej fjongos rozë. Ajo është zhytur në të zezën e vdekjeve të shkaktuara nga neglizhenca në sistemin shëndetësor. Me tullumbace të zeza në duar, si simbol i zisë së humbjeve të jetëve, ata protestuan mëngjesin e djeshëm përballë Ministrisë së Shëndetësisë. Përmes pankartave që mbanin në duar, ata shpalosën listën e gjatë të problemeve: nga mungesa e kimiove, tek Brakiterapia jashtë funksionit dhe akseleratorët që prishen çdo dy javë. “U thonë grave e vajzave diagnostikohuni e ndërkohë në Spitalin Onkologjik, në qendrën më të madhe ku bëhet lufta kundër kancerit, nuk ka mamografi. Ka më shumë se 10 ditë që mamografia në Spitalin Onkologjik nuk punon. U thonë grave e vajzave diagnostikohuni e s’kanë ilaçe për kancerin e gjirit. Njëherë japin herceptinë, mbaron herceptina japin fezgo, mbaron fezgo japin herceptinë, kundër çdo protokolli ndërkombëtar e që njeh kjo betejë me kancerin.” - tregoi gazetari dhe njëkohësisht bashkë-organizator i protestës, Osman Stafa...

0 Comments

Përkundër qëndrimit zyrtar të Shqipërisë, protestuesit në solidaritet me popullin palestinez dhe aktivistët e arrestuar

Në protestën e djeshme në solidaritet me popullin palestinez u përsërit akuza ndaj qeverisë shqiptare si bashkëpunëtore e shtetit gjenocial të Izraelit dhe u rikujtua thirrja se të heshtësh është të jesh bashkëfajtor. Valë zemërimi dhe solidariteti përshkruan manifestimin në Sheshin Skënderbej që u njoftua jo vetëm si reagim kundër gjoncidit të vazhdueshëm në Gaza. Protestuesit u mobilizuan në solidaritet dhe kundër ndalimit të anijeve të ndërhyrjes humanitare të Flotiljes Sumud si dhe denoncuan mos-veprimet e shtetit shqiptar ndaj të akuzuarit për krime lufte ndaj Yoel Kaplan, kryerabini që merr pjesë aktivisht në ofensivat ushtarake ndaj popullit palestinez. Përgjatë protestës thirrjet i drejtoi një palestinez, duke e bërë më të ndjeshme kërkesën për ndërgjegjësim ndaj asaj çka po ndodh në Gaza...

0 Comments

‘Palestina është e lirë, por ne jemi të pushtuar’ – policia ndaloi dje marshimin e solidaritetit në Tiranë

Ditën e djeshme në sheshin “Skënderbej” në Tiranë u zhvillua një tjetër protestë në mbështetje të popullit palestinez, me thirrjen “Nga Tirana në Gaza, zëri i lirisë nuk ndalet!”. Tubimi i organizuar nga disa shoqata dhe forume islame, mblodhi qindra qytetarë e aktivistë që shprehën solidaritetin e tyre kundër genocidit që po ndodh në Gaza. Një fjalën hapëse të protestës, Florjan Arapi shpjegoi sesi Izraeli, duke përdorur propagandë mohon vrasjet dhe urinë në Gaza, teksa po vret çdokënd që tenton të jetë zëri raportues i së vërtetës...

0 Comments
Gazetaret ne proteste per News24
Gazetaret ne proteste per News24

Gazetarët në protestë: “Mikrofonin nuk na e fikni dot”

Erinda Isufaj | 11.08.2025 | nyje.al  Tashmë janë bërë tre ditë që një ndër mediumet më të mëdhaja informuese në vend është i fikur. Prej tre ditësh qindra gazetarë, redaktorë dhe teknikë të Fokus Media Group nuk kanë kaluar pragun e redaksive të tyre. Përpara godinave ku ndodhen News24, Panorama, Gazeta Shqiptare…

0 Comments

“Ndal vrasjeve përmes urisë”, sot u zhvillua protesta e radhës në solidaritet me Palestinën

Qindra qytetarë u mblodhën sot në protëstën për Palestinën në sheshin kryesor të kryeqytetit kundër pushtimit, aparteidit, urisë dhe gjenocidit në Gaza. Me thirrjet “Që nga lumi der’ në det, Palestina e lirë do jetë! Liri, Liri, Liri për Palestinën”, fëmijë e të rritur bënë thirrje që të ndalohen në mënyrë urgjente aktet gjenocidale në Palestinë. Aktivistja Fioralba Duma u shpreh se duhet të shohim se çfarë po ndodh kudo, duke thirrur për ndjeshmëri dhe solidaritet të plotë me popullin e Palestinës që po e vuan urinë, kequshqyerjen dhe ku vendet e marrjes së ndihmave humanitare janë kthyer në kurthe vrasjesh nga Izraeli. “Ne të gjithë jemi pjesë e këtij njerëzimi, nuk duhet të injorojmë asnjë shenjë padrejtësie, kudo ku shfaqet ajo!” Dorela Binjaku, pjesë e grupeve të aktivistëve për Palestinën në Shqipëri risolli në fjalën e saj gjendjen ekstreme në të cilën po i lënë njerëzit e Gazës “fëmijë që vdesin nga uria, nëna që ziejnë barishte për t’i dhënë pak shije ujit, njerëz që po jetojnë pa drita, pa elektricitet! Kjo nuk është thjeshtë një krizë humanitare, por krim!” Sipas saj, ky krim vjen prej një sistemi bashkëpunëtor global me një shtet zionist si Izraeli që shfaros tjetrin. Ajo përfundoi fjalën e saj duke thënë “Ne jemi këtu për të thënë jo! Jo më bllokadë! Jo më justifikim! Jo më mbështetje për vrasje në emër të paqes! Ne nuk duam bomba mbi fëmijë, duam bukë në duart e tyre!”...

0 Comments

1 Maji i gjen punëtorët në protestë: ‘Paga shqiptare, çmime europiane’

Në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, Sheshi “Nënë Tereza” në Tiranë u mbush me zëra kërkues për dinjitet, barazi dhe drejtësi sociale. Punëtorë nga sektorë të ndryshëm si pastrimi, fasoneritë, transporti dhe shërbimet, së bashku me aktivistë e përfaqësues sindikalë, protestuan kundër kushteve të punës dhe shpërblimit minimal që marrin. Ata folën për kushtet jo të dinjitetshme të punës, pagat e ulëta dhe mungesën e mbrojtjes sindikale, sidomos në sektorin privat...

0 Comments

Shqiptarët distancohen nga takimi Rama-Herzog: “Nuk na përfaqëson”

Të mbledhur masivisht, fëmijë, gra dhe burra të të gjitha moshave, mbajtën dje një protestë masive në mbështetje të Palestinës. Ky tubim u organizua nga mbështetës dhe grupime për "Palestinën e lirë". Që nga vizita e kryeministrit Edi Rama në Izrael, pro-palestinezët kanë reaguar ashpër duke e distancuar veten nga “medaljet e nderit” dhe bashkëpunimet me krerë shtetesh që janë njëkohësisht dhe autorë gjenocidi sistematik. Të vendosur mes xhamisë së Namazgjasë dhe Parlamentit, qëllimi i protestës ishte përcjellja e një mesazhi në dy vende: në parlament: për qeveritarët; dhe ndaj Komunitetit Mysliman Shqiptar (KMSH), duke i akuzuar për heshtje bashkëfajësie në gjenocid...

0 Comments

Kanali vaditës në tuba dhe rruga e shkatërruar, banorët e Gurë Lurës në protestë

Banorët e Gurë Lurës organizuan sot një protestë në Tiranë, kundër ndërhyrjeve të kompanisë “Balkan Green Energy” që kanë dëmtuar natyrën e fshatit dhe kanalin e ndërtuar me punë vullnetare 60 vite më parë. Kompania ka përfituar licencën e shfrytëzimit të rrjedhës së kanalit për prodhim energjie përmes HECit me kapacitet 0.75 Mw, por banorët shprehen se ajo ka ndërhyrë në kanalin vaditës me qëllim që të rrisë sasinë e prurjeve duke e dëmtuar atë. Gjitashtu në një pjësë të tij, në Xhaxhaj, kompania e ka futur ujin e kanalit në tuba për një gjatësi rreth 400 metra...

0 Comments

Mos na i vrisni fëmijët! Familja e Leo Sadikut kërkon drejtësi

Pasditen e së martës, familja e Leo Sadikut u mblodh përpara Ministrisë së Shëndetësisë për të protestuar pas tragjedisë që i ndodhi djalit të tyre 12 vjeçar 8 janarin e këtij viti. Leo ndërroi jetë në QSUT, në pavijonin e endokrinologjisë dhe familjarët e tij akuzojnë mjekët për neglizhencë mjekësore, duke theksuar se për djalin e tyre nuk ishin realizuar procedurat themelore të diagnostifikmit, si ekografia e zemrës, EKG-ja, apo matja e tensionit. Si fillim Leo ka qenë i shtruar në reanimacion në qytetin e Korçës, më pas është sjellë në Tiranë ku është shtruar në pavijonin e endokrinologjisë në QSUT ku mjekët nuk i kanë bërë asnjë ekzaminim dhe nuk kanë lexuar analizat e tij, duke arritur në përfundime vetëm nga një kontroll sipërfaqësor...

0 Comments

Aktivistët e “Lëvizja Bashkë” kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës: “Shko te shokët”

Pas arrestimit të kryetarit të bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, për korrupsion dhe pastrim parash, gjendja politike në Shqipëri është tensionuar ndjeshëm. Subjektet e partive të reja kanë reaguar me protesta, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministri Edi Rama, të cilin e konsiderojnë përgjegjësin kryesor për situatën e krijuar dhe për transformimin e qeverisë në një sistem të mbushur me krim dhe korrupsion...

0 Comments