Abuzuesit në ekran, reagojnë aktivistet në Tiranë e Prishtinë

Përdorimi i gjuhës seksiste e mizogjene në emisione televizive, normalizimi i diskurseve shtypëse ndaj grave dhe përçudnimin e imazhit të tyre në rrjetet sociale dhe emisione televizive, prej kohësh është trajtuar si shqetësim dhe po merr sa vjen e më shumë vëmendje nga aktivistet feministe në Shqipëri e Kosovë. Dënimi i vajzave për shkak të pikëpamjeve feministe apo pohimet objektifikuese haptazi e publike kanë nxitur reagim në Tiranë e Prishtinë. Revoltimi i shtuar ka ardhur edhe prej faktit se këto deklarata vijnë nga personazhe të jetës publike e artistike...

0 Comments

Ndonjëherë, ende e imagjinoj veten në teatrin Oda me ata

Sara udhëton nga Londra në Prishtinë, me një fluturim të humbur ndërmjet. Gjithë ngarendja e saj vjen për hir të përjetimit të një sprove të re e cila do ta ndihmonte të shtynte më tej kufijtë e një gjuhe konvencionale. Ajo kërkon një tjetër mënyrë të shprehuri, ndryshe nga anglishtja e përditshme, me të cilën flet, por që i duket sikur nuk përçon asgjë personale, emocionale, të sajën...

0 Comments

Një panair ballkanik anarkist i librit në Prishtinë

Edicioni i 16-të i Panairit Ballkanik Anarkist të Librit është nje ngjarje kulturore unike, që do të mbahet në Prishtinë për herë të parë në datat 5, 6 dhe 7 Korrik të këtij viti. Ky panair ka si qëllim të sjellë në fokus trashëgiminë kulturore të Ballkanit dhe të promovojë ideologjinë anarkiste nëpërmjet veprave letrare, botimeve e publikimeve si dhe bisedave publike. Aktivitetet, panelet diskutive dhe prezantimet e librave, motivojnë në këtë panair një debat intelektual dhe një ambient stimulues për lexuesit e librit në rajonin e Ballkanit...

Komentet te Një panair ballkanik anarkist i librit në Prishtinë Janë të Mbyllura