Revolta studentore te Ministria e Arsimit, 13 tetor 2026, Antonio Muco, nyje.al
Revolta studentore te Ministria e Arsimit, 13 tetor 2026, Antonio Muco, nyje.al

Pse nis shkëndija te Ministria e Arsimit?!

Qeveria shqiptare vazhdon me kokëfortësi të jetë qeveria që e mbështet më së pakti arsimin në rajon dhe kontinent: 2.9% të GDP-së, përkundër mesatares së BE-së prej 4.7%. Sipas parashikimeve buxhetore të Ministrisë së Financave, shpenzimet për arsimin pritet të ulen në raport me GDP-në në vitet në vazhdim në 2.1% të saj. Prioritetet janë tjetërkund edhe në ato pak shpenzime që do të kryhen. E njëjta gjë parashikohet edhe për shëndetësinë. Ekonomia rritet, por pritet të ulet masa e shpërndarjes së fitimit në këto sektorë.

0 Comments

Arkiva 2019: Për një version të besueshëm të Universitetit

Shkrimi i mëposhtëm është folur dhe lexuar në hapësirën e krijuar përgjatë bojkotit nga studentët në Fakultetin e Shkencave Sociale të Universitetit të Tiranës në datën 29 janar 2019. Titulli është huazuar nga një kritikë letrare mbi poezinë e poetes bashkëkohore Luljeta Lleshanaku, në të cilën shkruhet se “ajo (Lleshanaku) i paraqet lexuesit një version të besueshëm të botës 1” . Në këtë shkrim kam mbledhur një pjesë të kritikave më të forta të bëra ndaj gjendjes aktuale në arsimin e lartë, Ligjit për Arsimin e Lartë dhe masave të deklaruara nga qeveria me emërtimin Pakti për Universitetin. Këto përmbledhje ofrojnë një panoramë të degradimit të arsimit të lartë në një version mashtrues të universitetit. Më tutje, shkrimi hedh dritë mbi horizontet e çelura nga lëvizja studentore e dy muajve të fundit, mbi limitet e formave të deritanishme të veprimit kolektiv universitar dhe mbi horizonte të tjera që do të mund të hapeshin kolektivisht. Përballë versionit aktual mashtrues të universitetit, në përfundim tentohet të ofrohet një version i besueshëm i tij, duke u mbështetur në idenë moderne të këtij institucioni dhe në kritika bashkëkohore ndaj tij.

0 Comments

Europa shtrin kolonitë e saj penale në Shqipëri

Në Gjadër, fshati i vogël në veriperëndim të vendit, nën diellin përcëllues të korrikut, rrugët janë të zbrazura. Me rëndësi strategjike përgjatë periudhës komuniste, fshati i bënte vend bazës më të rëndësishme ushtarake në rajon. Në atë periudhë, qielli gumëzhinte nga zhurma e avionëve në ulje teksa i drejtoheshin hangarëve të mëdhenj nëntokësorë të ndërlidhur përmes një rrjeti tunelesh. Pas rënies së komunizmit, baza u braktis dhe fshati u zbraz gradualisht për shkak të migrimit masiv. Sot kanë mbetur vetëm pak familje, shumë prej të cilave janë ende të lidhura ngushtë me kujtimet e jetës së dikurshme në Gjadër. Në njërin nga tre lokalet e vetme përgjatë rrugës kryesore të fshatit, takuam Jetmirin*, një i ri shqiptar i deportuar së fundmi nga Franca. “Më kthyen në Shqipëri para dhjetë ditësh,” na tregon teksa rrufit birrën. Si shumë të rinj të tjerë nga ky fshat i vogël, Jetmiri u largua nga Shqipëria në kërkim të një jete më të mirë. Mirëpo, ëndrra e tij u ndërpre kur policia franceze e kapi pa dokumente.

0 Comments

Ka vetëm autoritarizëm dhe pluralizëm politik, përveçse ka kapitalizëm

Në vitet ’80, disa studiues filluan ta emërtojnë fazën e kapitalizmit që po merrte hov në Perëndim falë politikave neoliberale si “kapitalizëm i çorganizuar”. Ky lloj i kapitalizmit shoqërohej me: zhbërjen e marrëveshjeve ndërkombëtare për stabilizimin e flukseve financiare dhe nënshkrimin e marrëveshjeve të reja për tregtinë e lirë dhe heqjen e barrierave tarifore, çmontimin e rolit të shtetit në kontrollin e kapitaleve dhe orientimin e tyre, çmontimin e të drejtave dhe organizimit të punëtorëve në vendin e punës, dhe çmontimin e një sërë mekanizmash për mbrojtje sociale. Dëshira mbizotëruese ishte ajo për liri individuale sipërmarrëse pa shtrëngesa dhe orientime shtetërore, liri kjo deri në çorganizim...

1 Comment
Marrë nga dokumentari "Badiou", 2018
Marrë nga dokumentari "Badiou", 2018

Politika Bllofi dhe Basti i Universitetit

Pavjo Gjini | 23.10.2022 | nyje.al  Marrë nga dokumentari "Badiou", 2018Kam qenë fatlum që për katër vite kam punuar si profesor i jashtëm/asistent në FSHS (UT). Për seminaret e një lënde jam paguar rreth 25.000 lekë për semestër (jo për muaj), me kontratë shërbimi të përvitshme, pa siguracione, pa zyrë,…

0 Comments
Foto nga protesta, 12 mars 2022, Ronald Qema
Foto nga protesta, 12 mars 2022, Ronald Qema

A thua se turpi do na mbijetojë?!

Pavjo Gjini | 23.03.2022 | nyje.al Foto nga protesta kundër rritjes së çmimeve, 12 mars 2022, Ronald QemaPikërisht kur protesta qytetare kundër rritjes së çmimeve filloi të merrte hov e të bëhej masive, Kryeministri Rama i vuri mision vetes të turpërojë çdo qytetar që dilte të shfaqte në shesh me trupin…

0 Comments
5 Maji, me 9 shkurt 2022, Ronald Qema
5 Maji, me 9 shkurt 2022

5 maji mes oligarkisë dhe fashizmit 

Pavjo Gjini | 21.02.2022 | nyje.al 5 Maji, me 9 shkurt 2022, Ronald QemaDitën e nesërme, përsëri, qindra policë pritet të marshojnë të nxjerrin me dhunë nga shtëpitë e tyre dhjetëra familje. Pas pastrimit të terrenit nga familjarët, fadromat nesër do të japin një goditje fatale, më të fortë se…

0 Comments

Mbi ‘Të Lirë’

Pavjo Gjini | 04.02.2022 | nyje.al  Fotografi nga Ferdinando Scianna, ShqiperiNë panairin e fundit të librit, ndër disa libra që bleva, dy prej tyre mu dukën sikur të thërrisnin të lexoheshin së bashku: “Jetë Burgu” nga Fatos Lubonja dhe “Të Lirë” nga Lea Ypi. Teksa “Jetë Burgu” nuk duket të…

0 Comments