Homazhe, marshim dhe thirrje për drejtësi në protestën e 6-të për Martin Canin

Protestat për vrasjen e Martin Canit kanë qenë të njëpasnjëshme dhe kanë nxitur reagime të shumta nga prindërit dhe shoqëria civile, të cilët kanë kërkuar siguri për fëmijët e tyre në ambjentet e shkollës. Dy muaj pas ngjarjes, grupi Prinderit per arsim cilesor ku bëjnë pjesë prindër, qytetarë dhe aktivistë, u mblodhën sërish këtë të shtunë për të rikujtuar rastin e Martinit. Ata mbajtën homazhe duke ndezur qirinj përpara shkollës "Fan Noli" ku ndodhi vrasja, duke shprehur edhe njëherë solidaritet për ngjarjen. Të pranishëm ishin edhe familjarët e Martin Canit, së bashku me shokun e tij të ngushtë, Luis Meçe, i cili mbeti i plagosur gjatë incidentit...

0 Comments

Një muaj pas humbjes së Martinit, prindërit kërkojnë drejtësi

Një muaj pas humbjes tragjike të 14-vjeçarit Martin Canit, prindërit, nxënësit dhe aktivistët dolën përsëri në protestë për të kërkuar drejtësi dhe përgjegjësi institucionale për ngjarjen. Kjo ngjarje ka nxjerrë në pah edhe më shumë problemet dhe krizat në të cilat po kalojnë institucionet arsimore. Kjo protestë, e cila si zakonisht nisi me marshimin nga shkolla “Fan Noli” drejt Ministrisë së Arsimit, erdhi si një reagim nga qytetarët të cilët përveç drejtësisë për Martinin, ndajnë dhe shqetësimin për sigurinë e fëmijëve në ambjentet e shkollave dhe nevojën për masa më të forta për mbrojtjen e tyre...

0 Comments

Hetim dhe transparencë: Qytetarët vijojnë të protestojnë për Martinin

“Institucionet e papërgjegjshme vrasin” ishte banderola që kryesonte për të katërtën herë në protestën për Martin Canin. Marshimi u bë nga shkolla “Fan Noli” drejt Ministrisë së Arsimit nga ku u kërkua transparencë në hetim si dhe dorëheqje e Ministres së Drejtësisë Ogerta Manastirliu dhe drejtoreshës së  shkollës “Fan Noli”. Qytetarët protestues kërkuan një hetim të drejtë nga Prokuroria pas deklaratave ku policia ka hedhur poshtë dëshminë e Luis Meçes për një autor të dytë në ngjarje. Pjesë e kërkesave ishte edhe përmirësimi i cilësisë së arsimit dhe siguria në shkolla, çështje të cilat i shqetësojnë prej kohësh prindërit.

0 Comments

Policia e Shtetit dhe Ministri Hoxha sulmojnë median dhe protestuesit, qytetarët mbajtën dje marshimin e radhës

Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit mbajtën sot dy komunikata që më shumë se sqarim të opinionit publik, ato ngjizën reagime të forta prej qytetarëve. Në deklaratën e Policisë së Shtetit për herë të parë jepet një version kronologjik i ngjarjeve. Version që ka shkaktuar debat në komente në rrjetet sociale, shumica e të cilëve adresonin një tentativë të këtij institucioni për të vendosur autorin në një pozicion mbrojtës në ngjarje. [...] Autori i vrasjes është goditur dhe shtrirë përtokë nga viktima dhe shoku i këtij të fundit. Ai ka reaguar duke qëlluar me thikë, ndërkohë [...] shkruhet në deklaratën e Policisë së Shtetit, në të cilën tentohet të tregohet që nuk ka pasur një autor të dytë në vrasjen e Martin Canit dhe plagosjen e Luis Meçes...

0 Comments

Drejtësi për Martinin, dorëheqje për Ministren

Ndjeshmëria e shumë qytetarëve, aktivistëve, prindërve dhe mësuesëve për rastin e Martin Canit dhe frika e tyre për sigurinë e fëmijëve në ambjentet shkollore dhe jashtë tyre, i ka mbledhur përsëri para Ministrisë së Arsimit ku kanë kërkuar përgjegjësi nga ky institucion, dorëheqje të ministres së arsimit Ogerta Manastirliu si dhe ndryshime në sistemin arsimor...

0 Comments

Shteti nuk e sheh veten si bashkëfajtor, qytetarët u kërkojnë institucioneve përgjegjësi për vrasjen e Martin Canit

Dita e enjte shënoi protestën e qindra qytetarëve të mbledhur për të kërkuar përgjegjësi për vrasjen e 14 vjeçarit Martin Cani nga bashkëmoshatori i tij, në një konflikt ku dy të tjerë mbetën të plagosur. Prindër, nxënës, aktivistë, komunitete protestuese të qyteteve të ndryshme të Shqipërisë, e filluan marshimin e tyre nga shkolla "Fan Noli", ku ndodhi ngjarja tragjike, për t’u drejtuar më pas drejt Ministrisë së Arsimit. Në zi, vaj e revoltë, të shumtë, këta qytetarë marshuan për të kërkuar përgjegjësi për vrasjen, si dhe për të shtruar kërkesat e tyre për ta adresuar në mënyrë urgjente çështjen e sigurisë së jetës. Ngjarja e Martinit ka tronditur mbarë shoqërinë shqiptare, dhe kryesisht familjet e prindërit, të cilët në masë pohuan frikë të pamatë që ndjejnë për fëmijët kur u duhet t’i “dorëzojnë” në institucionet arsimore, prej nivelit parashkollor e deri në atë universitar...

0 Comments