Kruščica për Shushicën

Lumi i Shushicës është një nga degët më të rëndësishme të Parkut Kombëtar Vjosë, shpallur si i tillë një vit më parë me mbrojtje të kategorisë së dytë. Kjo zonë specifike, me vlera të jashtëzakonshme natyrore dhe resurs i kahmotshëm për komunitetet lokale, nuk mbrun brenda vetes vetëm peizazhe idilike natyrore, por tensionime dhe shqetësime sociale e politike që lidhen me interesa kombëtare e më tej. Prej fillimit të vitit 2023 ky lumë po kanoset nga ndërtimi intensiv i ujësjellësit për bashkinë e Himarës, një projekt i kaluar në mënyrë furracake (ngjashëm me shumë projekte të tjera në fshatrat e Shqipërisë) nëpër institucione, duke përjashtuar nga konsultimi dhe informimi banorët e prekur...

0 Comments