Kryerabini i Shqipërisë ushtar në Gaza, aktivistët kërkojnë shpalljen non-grata
Komuniteti i hebrenjëve në Shqipëri është i vogël por e ka një kre religjioni. Kryerabini Yoel Kaplan i emëruar në 2010, me kontestimin e një pjesë të komunitetit, është vendosur në qendrën e mediave dhe rrjeteve sociale ditët e fundit pas publikimit të një video të tij në Gaza. Pas sulmit të Hamasit më 7 tetor të vitit të kaluar, Yoel Kaplan i është bashkuar Forcave të Mbrojtjes Izraelite dhe është pjesë e ofensivës gjenocidale mbi popullin e Gazas. Në videon e qarkullur në rrjetet sociale, Kaplan shihet mbi një tank në Gaza-n e shkatërruar duke shënjuar nisjen e muajit Elul, muajit të reflektimit dhe faljes për hebrenjtë, përmes jehonës së lëshuar prej një brirë dashi...
0 Comments
07/09/2024