Aktivistët e “Lëvizja Bashkë” kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës: “Shko te shokët”

Pas arrestimit të kryetarit të bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, për korrupsion dhe pastrim parash, gjendja politike në Shqipëri është tensionuar ndjeshëm. Subjektet e partive të reja kanë reaguar me protesta, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministri Edi Rama, të cilin e konsiderojnë përgjegjësin kryesor për situatën e krijuar dhe për transformimin e qeverisë në një sistem të mbushur me krim dhe korrupsion...

0 Comments

Arrestimi i Erion Veliajt nxjerr në protestë partitë e reja: Kërkojmë dorëheqjen e kryeministrit

Masa e sigurisë arrest me burg për kryetarin e bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, për akuza korrupsioni në bashkëpunim dhe pastrim parash, ka sjellë një seri reagimesh të forta nga qytetarët dhe partitë opozitare në vend. Shumë qytetarë dhe grupe të shoqërisë civile e shohin këtë ngjarje si një fillim të zbatimit të drejtësisë, duke besuar se kjo mund të sjellë fundin e pandëshkueshmërisë së njerëzve të veshur me pushtet dhe që abuzojnë me pozitat e tyre...

0 Comments

Citizensat për komunitetin, komunitetet për Citizensat

Media Citizens Channel ka pësuar një sulm kibernetik të organizuar prej dy ditësh në faqen facebook dhe në ueb-in e saj. Qindra postime në kanalin zyrtar facebook janë raportuar si ‘të pa rregullta”, ndërsa sulmi ka avancuar gjatë ditës së sotme edhe ndaj faqes ueb të tyre. Redaksia e Citizensave raporton në një postim publik se faqja e tyre fillimisht “ka rënë pre e një fushate raportimesh” gjë që ka sjellë fshirjen e menjëhershme të 10 postimeve të tyre të fundit në rrjetin social facebook...

0 Comments

2 vite pas shembjeve tek “5 maji”, banorët: “Rrënojat janë të shtetit, jo tonat”

Hera e fundit që shqiptarët kanë dëgjuar për Nënë Lizën e “5 majit” ishte rrëmuja mediatike e prodhuar nga Kryetari i Bashkisë Tiranë që njoftoi se ajo tashmë ishte bërë me shtëpi. Por Liza Marku, edhe vitin e ri 2024 e priti tek të afërmit e saj. Tashmë bëhen dy vite që prej nisjes së shembjeve në njësitë administrative katër e tetë në Tiranë dhe banorët shprehen që nuk kanë nisur ende të strehohen në godinat e projektit “Tirana Riverside” të Steffano Boer-it. 

0 Comments

Bisedë në ballkonin dëshmues

Ronald Qema | 19.01.2023 | nyje.alNuk më rastis shpesh të dal nga shtëpia që pa gdhirë, fatmirësisht. Më së shumti janë rrugëtimet e gjata që sjellin mëngjese të hershme. Më 19 janar të vitit të kaluar, s’ish ky rasti. Bashkë me një prej aktivistëve që ka qenë shumë pranë banorëve…

0 Comments