Nga protesta e Revolucionit të Flamingove, foto nga Antonio Muco
Nga protesta e Revolucionit të Flamingove, foto nga Antonio Muco

Letra e bojkotit ‘Bread and Heart’ me mbi 500 firmëtarë, organizatorët heshtojnë kritikat

nyje.al | 07.06.2026 Në kohë rekord organizimi dhe shpërndarjeje, letra e hapur për festivalin e arkitekturës ‘Bread and Heart’ është nënshkruar nga mbi 500 organizata mjedisore, aktivistë, kolektive, arkitektë, e shumë të tjerë. Grupi i hartuesve është siguruar që letra të shpërndahet edhe dorazi ndër pjesëmarrës të festivalit me datë…

0 Comments

Baltë e Populit

Me një SMS të vetme mundem ta organizoj Tiranën tjetërsoj, rreth qendrash të fshehta provizore, të pazbërthyeshme dot si koordinata nga shërbimet e inteligjencës, qoftë dhe artificiale. Fjala vjen, send: “Neser te gjithe n’ora 5 te ish monumenti i tur bolit :)”. Fjalë si këto të fundit mund t’ua ndezin llampat deri nesër vetëm diç më tepër se një dyzine hartash në Tiranë, aq sa kanë mbetur në atë vend të mbajnë mend shtangien e Tur Bolit (disa emra janë maskuar për nevojat e këtij raporti), me cigaren që i digjej rrafsh me gishtat, përditë po aty, qiri, orë me rradhë - “Waiting for the Man”, si thotë kënga. Mjaftoi që dikush ta quante atë vëngjill, atë pritje të përditshme “monument”, dhe ja befas midis gazit tek rithemelohej qyteti brenda një shakaje përjashtuese, me në qendër pajtorin e ri: Bolin.

0 Comments