Viti i ri akademik me aksione e protesta, studentët-ministres: Boll me propagandë

Viti akademik 2024-2025 nisi sot për mijëra studentë në Shqipëri. Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu u gjend sa në një fakultet në tjetrin përgjatë paradites së sotme për të uruar të rinjtë që rikthehen në auditore ose shkelin për herë të parë në to. Krahas duartrokitjeve përgjatë fjalëve të saj, ministrja u prit edhe me akuza dhe kundërshti nga aktivistët në një deklaratë në ballë të Universitetit Politeknik të Tiranës. Lëvizja për Universitetin u gjend në momentin e duhur për t’u pozicionuar pas ministres Manastirliu, teksa ajo fliste me median, duke shpalosur banderolën “Ku janë studentët?"...

0 Comments

“Për drejtësi nuk është kurrë vonë”. Banorët dhe aktivistët e Zall-Gjoçajt aksion përpara Gjykatës Administrative të Apelit

“Dua që ujin e vjedhur të na e kthejnë mbrapsht” qe fjalia e vetme e Anxhelinës, bijë e Zall-Gjoçaj, drejtuar Gjykatës Administrative të Apelit teksa në duar mbante një pankartë me mbishkrimin “Apel për Drejtësi”. Ajo bashkë me prindërit e saj, banorë të zonës dhe aktivistë të Mbro Parkun Kombëtar Zall-Gjoçaj u mblodhën sot në ballë të gjykatës për të kërkuar shqyrtimin e çështjeve të ankimit të dorëzuara që në vitin 2020...

0 Comments

Aksion përpara Rektoratit: Kundër normalizimit të plagjiaturës

Lajmi për plagjiaturë nga rektori i Universitetit të Tiranës Artan Hoxha dhe dekania e Fakultetit të Drejtësisë Dorina Hoxha, ngriti pikëpyetje të mëdha mbi etikën dhe profsionalizmin e drejtuesëve në universitetet tona. Kallzimet e bëra publike nga studiuesi Taulant Muka pretendojnë se rektori dhe dekania kanë përfshirë në tezën e tyre të doktoraturës tekste të pareferencuara të studiuesve të huaj. Kjo akuzë ka ngjallë ndër organizata që merren me kërkimin shkencor dhe universitetin indinjatë dhe kanë kërkuar prej disa ditësh përjashtimin e tyre nga gara për zgjedhjet universitare...

Komentet te Aksion përpara Rektoratit: Kundër normalizimit të plagjiaturës Janë të Mbyllura

Me urdhër mbrojtje por të pambrojtura

Ronald Qema | 04.12.2022 | nyje.al Vitore Pacuku u vra nga bashkëshorti i saj në orën gjashtë të mëngjesit, në Mirditë.Fatime Sula u vra me 21 janar 2022, në Kuçovë.Merushe Hazizi u vra nga babai i bashkëjetuesit të saj.Valdete Manaj u vra nga bashkëshorti i saj me thikë në zemër, 8…

0 Comments