Edhe këtë 8 mars u kërkua liri

Disa nga rrugët kryesore të qendrës së kryeqytetit, ushtuan këtë 8 Mars nga thirrjet e grave që protestuan për liri, siguri dhe drejtësi për gratë e vrara. Për aq kohë sa diskriminimi gjinor mbetet i pranishëm në shoqëri, Dita e Gruas si festë që njihet gjerësisht, për aktivistet është edhe protestë. Me vargje të thirrura që kundërshtonin patriarkatin dhe kërkonin lirinë e gruas, dhjetra gra, vajza dhe djem nisën marshimin nga sheshi “Nënë Tereza” drejt zonës së “Ish-Bllokut”, të shoqëruar me pankarta dhe dy banderola që kryesonin marshimin. Përveç barazisë gjinore, ato kërkuan edhe drejtësi për gratë e vrara si dhe siguri në rrugë, në ambientet e punës, në shtëpi dhe kudo. Në solidaritet me vrasjet e shumta të grave që justifikohen me motive xhelozie, njëzëri u thirr fort se vrasja e tyre nuk mund të quhet kurrsesi krim pasioni, por femicid...

0 Comments

Për 8-Marsin në Kamëz

Vrasjet e grave tona në hyrje të marsit vazhdojnë të shkaktojnë ndër ne dhimbtë, mpirje dhe mohim. Përpjekja jonë për të gjetur fjalë që na nxjerrin përtej kësaj gjendjeje na kotësohet teksa e shohim veten të pafuqishme e të mpakura për t’i ndaluar këto vrasje dhe kushtet që i shkaktojnë ato...

0 Comments