11.03.2020 | nyje.al
Studentët e Universitetit Bujqësor të Tiranës kanë bojkotuar mësimin dhe janë mbledhur në hyrje të kampusit për të protestuar kundër rritjes së çmimeve. Ata kërkojnë ulje të çmimit të naftës dhe të gjitha produkteve të tjera, mos lejimin e rritjes së biletave të transportit dhe mbështetje për fermerët. Disa nga pedagogët kanë dalë në mbështetje të studentëve gjithashtu.
Studentët marshuan përgjatë gjithë kampusit të Universitetit për të mbledhur sa më shumë shokë e shoqe e më tej për të bllokuar rrugën nacionale që lidh Tiranën me gjithë veriun. Të paralajmëruar se do të shoqërohen në rast pengimi të lëvizjes së automjeteve, studentët vazhduan marshimin kundër urdhërave të policisë, duke u ekspozuar ndaj arrestimeve potenciale.
Marshimi nisi tek UBT dhe përfundoi në qendër të Tiranës, me një ndalesë tek Ministria e Arsimit, të cilën e akuzojnë si bashkëfajtore po aq sa institucionet e tjera në degradimin e shoqërisë në luftë për mbijetesë e rrjedhimisht largimin e të rinjve nga vendi.
Marshimin mund ta ndiqni në videot e transmetuara live nga nyje.al në faqen e saj në Facebook.