Protestohet për lumenjtë, rrjedh dhuna!

Nyje.al | 25.06.2022|

Qytetarë dhe aktivistë u mblodhën tek Memoriali i Pavarësisë në mbrojtje të lumenjëve dhe kundër ndërtimit të 714 HEC-eve. Protesta u thirr një ditë pas përfundimit të gjendjes së emergjencës, e për të u njoftuan institucionet policore. Protesta u pasua me një marshim përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, për të përfunduar tek Kryeministria.

Marshimi nuk u lejua të vazhdonte pas arritjes në kryqëzimin mbi Lumin e Lanës, pa ndonjë shpjegim nga ana e Policisë. Protestuesit vendosën ta vazhdonin marshimin në trotuar, por edhe aty hasën kundërshtim nga forcat policore. Një numër i vogël pjesëmarrësish provuan të kalonin kordonin policor individualisht për të arritur tek Kryeminstria.

Drejtuesit policorë lajmëruan për shpërndarje të turmës, ku u tentua të shoqërohej edhe aktivisti Dhimitër Koleci. Ndër të parët të shoqëruar ishin: organizatori i protestës Lavdosh Ferruni, aktivistët Jani Marka dhe Megi Mustafaraj. Urdhërin për shoqërimin e protestuesëve e dhanë dy efektivë civilë nga Forcat Shqiponja dhe Komisariati nr.2.

 

  • Post comments:0 Comments

Lini një përgjigje