“Jemi ilegal, duam të bëhemi legal” ishte kërkesa e Fetahut përballë Drejtorisë së Përgjithshme të Kadastrës. Ai është banor i një pallati në Astir, i cili prej gati 20 vitesh është i palegalizuar, duke iu shkelur 23 familjeve që banojnë atë pallat, të drejtën e njohjes së banesës. Pavarësisht tentativave të banorëve, me kërkesa dhe hapa të shumtë ligjorë pranë institucioneve përkatëse, ata nuk kanë arritur të legalizojnë shtëpitë e tyre dhe prej vitesh janë zvarritur duke iu thënë se procesi i tyre i legalizimit është në shqyrtim...
Rrugëtimin për njohjen e romëve dhe egjiptianëve të Kamzës e nisëm nga zona e ish-godinave blegtorale në Bathore apo siç njihet ndryshe si ‘ish-stallat’. Këto ndërtesa që gjatë socializmit janë shfrytëzuar realisht si stalla, dhe që aktualisht vijojnë të jenë të banuara nga një komunitet të ardhurish pas viteve 90-të, përfton trajtat e monumentalizimit të historisë së vuajtjeve me të cilat janë përballë në zanafillën e kësaj ‘jete të re’ të ardhurit në zonën e Bathores. Qëndrojnë ende si shenja domethënëse që ndihmojnë imagjinatën në riprodhimin e të shkuarës së këtij komuniteti, që plotësohet me rrëfimet e njerëzve që e kanë jetuar në ‘lëkurë’ odisenë e ardhjes, gjetjen e një vendi, ndërtimin e një shtëpie dhe zhvillimin e jetesës në këtë territor...
Tre vite më parë, si pjesëmarrës i Laboratorit të Antropologjisë Urbane, të organizuar nga Grupi Ata dhe IAKSA prezantova nje kohëzim vizual përmes fotografive të lagjes Bathore në Kamëz. Referencë ishin imazhet e shkrepura nga një fotograf gjerman, ëam Kat, përgjatë vitit 1999. Në një prej imazheve shihet një kontenier i verdhë që shërbente si qëndër ambulatore për lagjen. Në bisedë me time më, ajo më tregoi asokohe që ai kontenier kishte qënë me të vërtetë qendra e vetme shëndetësore për Bathoren për disa vite dhe se unë isha vaksinuar aty përgjatë fëmijërisë së hershme.

















