fadroma dhe bienalja header

Në Shqipëri, politika e fadromës nuk është një praktikë e jashtëzakonshme, por pjesë përbërëse e një regjimi periodik hapësinor që fshin me pseudo-legjitimitet forma organike të lidhjes me territorin. Prishjet e bizneseve të vogla, dëbimet e banorëve përmes politikave zhvillimore, privatizimi dhe shfrytëzimi i burimeve ujore; të gjitha këto nuk janë thjesht akte teknike, por përshfaqje të fuqizimit dhe legjitimimit të atyre që studiuesja e sociologjisë dhe ekonomisë së globalizmit Saskia Sassen i quan formacione grabitqare (predatory formations). Këto formacione operojnë si një aleancë ndërmjet kapitalit financiar, shtetit dhe sistemit ligjor. Ato veprojnë nga brenda institucioneve për të përvetësuar toka, pasuri, e të drejta komunitare. Dhuna është arbitrarisht e mbështetur nga ligji, e ajo, sipas Sassen, prodhon dëbime (expulsions), jo vetëm fizike, por edhe simbolike, duke fshirë nga hapësira lidhjet territoriale dhe kujdesin për vendin, të afërmin e mikun...

Shfaqja e shtetit me fadroma, apo shkrirja e imazhit të tij me fadromën që vjen për të shembur shtëpinë apo biznesin privat të dikujt, është bërë një nga shprehjet më të zakonshme të dekadës së fundit të qeverisjes. Përballë fadromës së shoqëruar me polici, banorët përpiqen të argumentojnë. U duhet të thonë se janë pro ligjit, sepse janë paraqitur si antiligjorë; u duhet të dëshmojnë se ndërtimet janë bërë me djersë, sepse janë akuzuar për fitime të pandershme; u duhet të tregojnë “kulturë”, sepse janë akuzuar si të pakulturuar apo të prapambetur...

Mariana Syla | 17.04.2020 | nyje.al  Në vijim të informimit të përditshëm, Instituti i Shëndetit Publik bën me dije se në 24 orët e fundit në Shqipëri janë testuar 253 persona të dyshuar me Covid- 19, prej të cilëve 21 raste kanë rezultuar pozitive, duke e çuar në 539 numrin total të të prekurve. Fatkeqësisht betejën me virusin e kanë humbur 26 qytetarë, pavarësisht përpjekjeve të stafit shëndetësor. Brenda 24 orëve të fundit janë shëruar 6 pacientë, duke e çuar …

Diana Malaj | nyje.al |12.04.2020 | Në  dhjetor të vitit 2015 nëpërmjet VKM nr. 1072 është miratuar Plani Kombëtar i Veprimit për Integrimin e Romëve dhe Egjiptianëve 2016-2020. Ky Plan është miratuar për shkak të varfërisë ekstreme, analfabetizmit e po ashtu vdekshmërisë së lartë si pasojë e diskriminimit dhe margjinalizimit të këtyre komuniteteve në skajet e shoqërisë tonë. Plani parashikonte masat dhe aktivitetet institucionale për nxitjen e integrimit përmes garantimit të aksesit në drejtësi, arsim, shëndetësi dhe marrëdhënie pune të …

Mariana Syla |09.04.2020 |nyje.al  Në 24 orët e fundit janë testuar 234 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar pozitive 9 raste të reja me Covid-19 duke e çuar në 409 numrin e të prekurve. Përqindja më e lartë e të prekurve janë meshkuj me 53%. Po në ditën e sotme, 11 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar në 165 numrin e tyre.Në dy spitalet COVID aktualisht marrin shërbim 58 pacientë. Në …

The current query has no posts. Please make sure you have published items matching your query.

The current query has no posts. Please make sure you have published items matching your query.

nyje.al |01.06.2020 | Faqja zyrtare e aktivistëve për Mbrojtjen e Parkut Kombëtar Zall-Gjoçaj ka publikuar sot reportazhin e shkurtër për dëmtimet që po i shkaktohen zonës së mbrojtur të Zall-Gjoçajt nga ndërtimi i hec-eve Sekë dhe Zais nga firma koncensionare “Seka Hydropower”. Përballë natyrës së pashoqe të Parkut, vlerave të tij unike të bio-diversitetit dhe domosdoshmërisë së burimeve ujore për jetesën e banorëve dhe qënieve të tjera të gjalla i kundërvihen imazhet e fadromave gërryese të cilat po shkaktojnë dëme …

Nebi Bardhoshi | 15.05.2020 | nyje.al  Një nga dyert e Teatrit Kombëtar, foto nga Elsa Paja Vite më parë debatoja me një nga miqtë e mi që mendonte se e njihte mirë punën e qeverisë së asaj kohe.  Në një moment, kur na kishte rrëmbyer debati, mu drejtua: ”hajde me jep prova, unë kam statistika, ndërsa ti çfarë ke si dëshmi”? Nuk është se u vura shumë në siklet për të thënë se cila ishte metoda ime.  Kjo loja me …

Përkthim |13.05.2020 | nyje.al  Komentar nga Ann Linde dhe Arancha Gonzāles Duke qenë se kriza nga COVID-19 i prek ndryshe burrat dhe gratë, masat për ta zgjidhur atë duhet të kenë parasysh perspektivën gjinore. Për gratë dhe vajzat, shtëpiaket, ato që janë në frontin e parë të shërbimeve shëndetësore dhe punëtoret në tregun e punës – të gjitha problematikat e ndeshura në këto fusha, duhet të adresohen. Stockholm/Madrid- Pavarësisht origjinës së saj, gruaja është ajo që mbart mbi supe pjesën …

Raportime zanore nga Kamza
Raportime zanore nga Kamza
Raportime zanore nga ata që e ndërtuan Kamzën.
Loading
/

Tre vite më parë, si pjesëmarrës i Laboratorit të Antropologjisë Urbane, të organizuar nga Grupi Ata dhe IAKSA prezantova nje kohëzim vizual përmes fotografive të lagjes Bathore në Kamëz. Referencë ishin imazhet e shkrepura nga një fotograf gjerman, ëam Kat, përgjatë vitit 1999. Në një prej imazheve shihet një kontenier i verdhë që shërbente si qëndër ambulatore për lagjen. Në bisedë me time më, ajo më tregoi asokohe që ai kontenier kishte qënë me të vërtetë qendra e vetme shëndetësore për Bathoren për disa vite dhe se unë isha vaksinuar aty përgjatë fëmijërisë së hershme.

Protesta e radhës për bllokimin e rrugës në Thumanë, institucionet heshtin

20.08.2024
Mbrëmjen e sotme u mbajt protesta e radhës e banorëve të Thumanës, Krujës e Fushë-Krujës kundër ndalimit të lëvizjes të shkaktuar prej aksit Thumanë-Kashar. Ndonëse kjo e sotmja ishte protesta e shtatë e banorëve, nga institucionet nuk ka pasur asnjë përgjigje për kërkesat e ngritura.
 
Ashtu si në të mëparshmet, edhe në këtë protestë banorët bllokuan aksin e ri për gati një orë. Policia e Shtetit me afrimin e orës 20:00 liroi rrugën duke përdorur forcën dhe shtyrë protestuesit. “Shtyni, shtyni” – dëgjohej të thërriste drejt policëve Drejtori i Policisë Tiranë Tonin Vocaj teksa ata përpiqeshin të largonin banorët që u ulën në rrugë.
 
Pasi policia ia doli të largojë banorët nga aksi Thumanë-Kashar, ata bllokuan kryqëzimin e Thumanës në aksin e vjetër. Protestat do të vazhdojnë derisa kërkesa e tyre, për hyrje-dalje në Thumanë në aksin e ri, të plotësohet dhe derisa institucionet të përgjigjen u shprehën ata.