Një sallë e re për mbajtjen e aktiviteteve politike i është shtuar qytetit të Kamzës. Në shkollën 9 -vjeçare “Demokracia” të rindërtuar, në një sallë të mbushur me gjimnazistë, kryetari i Bashkisë Kamëz, Rakip Suli firmosi marrëveshjen me ministren e arsimit për Kartën e Studentit këtë të mërkurë. Bën shumë sens që ajo sallë të jetë e mbushur me gjimnazistë sepse ndonëse vendimi për subvencionimin e transportit urban nga linjat e qytetit është marrë që ...
Qëndresa Qytetare ka dorëzuar dje në Prokurorinë e Posaçme Anti-Korrupsion një kërkesë përmes së cilës kjo organizatë kërkon të hetohen dhe të dënohen në rast verifikimi të shkeljeve të 22 kryetarëve dhe ish-kryetarëve bashkiakë. Përmes një analize ligjore realizuar nga hulumtuesi Dhimitër Zguro, Qëndresa Qytetare pasqyron një tablo të shkeljeve të Kodit Zgjedhor...
Në secilin organizim të Pallatit të Kulturës në Kamëz, por edhe të Bashkisë Kamëz në tërësi, asnjëherë nuk mungon fjalia që rrotullohet rreth falenderimit, speciales, veçantisë, kujdesit të Rakipit. Idhulltaria e shfrenuar që pjellë absurdin, nga i cili edhe Beckett e Ionesco do kishin mbetur të habitur, është shpërfaqja më e shëmtuar e tentativës për t’i dhënë emër, e krijuar pronësi individuale kryetarit. E gjitha për t’u përdorur si industri e shumëfishimit të votave dhe zgjerimit të elektoratit...
“Si një element tradicional shqiptar me rrënjë të thella në kulturën e banuesve të zonës, qilimi është një element i cili shton vlera në hapësirat e shtëpive dhe sidomos përgjatë ecjes. Duke dashur të përcjellim këtë ndjesi në hapësirat publike të zonës, elementë dekorativë të qilimit ftojnë banorët që të përdorin shëtitoren.” Ky paragraf gjendej i shkruar në tabelën e njoftimit të punimeve për ndërtimin e shëtitores “Bashkim Gazidede” në Bathore...
Nëse jeni student/e i/e gazetarisë, letërsisë apo shkencave të tjera humane me interes në të shkruarit dhe raportimit ose nëse keni mbaruar studimet dhe kërkoni të profilizoheni në gazetari komunitare. Aplikoni në adresën tonë nyje.info@gmail.com, duke na dërguar materialet e mëposhtme brenda datës 20 janar 2024: Jetëshkrimin tuaj (max 3 faqe), letër motivimi (300-500 fjalë) dhe një produkt gazetaresk tuajin (në rastet kur aplikohet)
Në një bisedë me Sofinë, banore e Bathores, përgjatë zhvillimit të Laboratorit të Antropologjisë Urbane në vitin 2021 teksa e pyesim për shumësinë e luleve në oborrin e saj, ajo na përgjigjet se lulet ‘i kam për sy njeri, se nuk shihet muri i bardhë’. Sofia ishte zhvendosur në vitin 1994 në këtë lagje, në pasiguri të plotë shtetërore...