Protesta e radhës për bllokimin e rrugës në Thumanë, institucionet heshtin
Kundër gangove me pushtet
Banorët në protestë: Thumanë-Kashar me një dalje është fashizëm
#duatëvotoj
Kruščica për Shushicën
"Vend krimi", qytetarët skuqin Ministrinë e Shëndetësisë
Ministria e Vdekjes
Policia ndalon aksionin qytetar kundër aktivitetit të ambasadës së Izraelit
Karnavalet e Bozovcës
"Liri, liri! Liri për Palestinën!"
1 maji i protestave, punëtorët shqiptarë përballë institucioneve
Dita e punëtorëve nisi sot me protestën e mësuesëve para Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve. Dy prej sindikatave të arsimtarëve i shkuan në derë ministres Manastirliu dhe parashtruan kërkesat e tyre, ndër të tjera dhe më themelorja për ta mbetet thirrja për rritjen e buxhetit për arsimin në 5%. Kjo rritje e buxhetit që do sillte plotësimin e një sërë kërkesash të ngritura sot nga mësuesit, ka qenë premtim i qeverisë Rama në të tre fushatat para-zgjedhore por nuk është zbatuar kurrë sipas arsimtarëve para-universitarë.
Mësuesit u rikthyen në sheshin “Skënderbej”, aty ku ishin mbledhur, pas marshimit dhe protestës tek Ministria. Po në sheshin “Skënderbej”, në ora 10:00 u mblodhën ish-minatorët që thirrën edhe njëherë për miratimin e Statusit të Minatorit, parashikim ligjor që është premtuar prej vitesh nga politikanët dhe gjithashtu një peticion është paraqitur në Kuvend në dhjetor të vitit 2020 i cili nuk është marrë në shqyrtim.
Me mbërritjen tek Kryeministria pas marshimit, ish-minatorët kërkuan miratimin e Statusit njëherë e më parë në mënyrë që ta gëzojnë para se të jetë shumë vonë për ta, ashtu siç ka ndodhur me shumë prej shokëve të tyre. Në kushtet e tanishme, jetesa është e pamundur për ish-minatorët që u shprehën se pensioni mujor që marrin nuk del as për ilaçet që u duhen për kurimin e sëmundjeve profesionale që bartin ndër vite.
Punonjës të “call center”-ave dhe profesionistë të tjerë u bashkuan përpara Kryeminstrisë në orën 11:00 duke bërë thirrje për dinjitet në punë. Në komunikatën e mbajtur, Unioni i Sindikatave dhe Koalicioni Shqiptar për të Drejtat në Punë bënë thirrje për veprim të menjëhershëm nga institucionet për të garantuar paga dhe kushte më të mira në punë, për parandalimin e shfrytëzimit e nëpërkëmbjes të punëtorëve dhe mohimit të të drejtave të tyre.
Nata është e jona! Poshtë Patriarkati!
Zonat e mbrojtura nxirren zbuluar për oligarkët
Vetëm 110 sekonda u deshën për zhbërjen e zonave të mbrojtura dhe kthimin e tyre në kantiere ndërtimi për investitorët strategjikë. Tashmë zonat e mbrojtura e humbasin statusin në disa pjesë të tyre me një firmë nga Kryeministri Rama, si kryetar i Këshillit Kombëtar të Territorit.
Aktivistët u shprehën se ndryshimet e trumbetuara si përgjigje ndaj kërkesave që vinin nga banorët dhe qeveria lokale nuk do të sjellin zhvillim por shkatërrim të pasurive tona natyrore. Sipas studiuesit Aleksandër Trajçe dhe drejtuesit të një prej organizatave mjedisore më të zëshme kundër ndryshimit të ligjit PPNEA këto ndryshime i hapin rrugë investitorëve të preferuar të pushtetit, të cilët do t’i kthejnë këto zona në mundësi përfitimi personale dhe do t’i shndërrojnë ato në hapësira ekskluzive.
Ndër protestues pati edhe nga ata që akuzuan qeverinë si vegël të oligarkëve, që vendimet e saj lindin prej tyre dhe miratohen për ta. Edhe projektligji i miratuar sot për ndryshimin e ligjit “Për zonat e mbrojtura”, u shpreh një prej protestuesve, është një projektligj që është hartuar prej oligarkëve dhe do të jetë në shërbim të Zamir Manes, Shefqet Kastratit dhe Gjergj Lucës.
“77 vota pro, asnjë kundër, asnjë abstenim. Miratohet.”
Për qumështin dhe mishin, blegtorët në protestë
Kushtetuesja "vdiq", aprovoi marrëveshjen Rama-Meloni
Armëpushim tani! Në Tiranë marshohet për ndalimin e pushtimit të Palestinës
Bullizmi u denoncua, shteti heshti
06.01.2024
Vetëvrasja e 41-vjeçares Bedrie Loka, shkaktuar nga dhuna psikologjike e shantazhi i vazhdueshëm në rrjete sociale dhe nga familjarë që vinin në dyshim nderin e saj, ka prekur opinion publik në masë. Ditën e djeshme u njoftua një protestë në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë dhe paraditen e sotme qytetarë dhe aktivistë mbajtën fjalët e tyre para medias.
Bedrie Loka kishte denoncuar në Policinë e Durrësit, dhjetorin e vitit 2022, hapjen e një llogarie në rrjete sociale me emrin e saj por pas referimit të materialeve në Prokurori, çështja nuk ka ecur përpara duke i hapur rrugë shantazhit të vazhduar.
Banorët e Kamzës bllokojnë bulevardin kryesor në shenjë revolte ndaj SHPRESA AL
Qindra qytetarë të Kamzës, pasi kanë pritur në radhë të gjata që prej orës 5 të mëngjesit kanë protestuar në bulevardin kryesor të qytetit pasi janë njoftuar pas 4 orësh pritje se abonetë e transportit publik nuk do të shiten as ditën e sotme. Të revoltuar nga trajtimi i padrejtë, tallës e thuajse çnjerëzor nga përfaqësuesit e kompanisë së shërbimit të transportit SHPRESA Al kanë bllokuar lëvizjen e urbanëve. Të mbajtur pezull për ditë të tëra dhe në radhë të gjata që ndjellin konflikte të atypëratyshme edhe mes atyre që presin, kanë vendosur ashtu të shumtë të protestojnë deri në momentin që do të shtinin në dorë abonetë e muajit janar.
Nuk dua të mbes pa e parë “Nuk dua të vdes e virgjër”
Përmes shfaqjes dhe pamundësisë së saj për ta ndjekur, Suela thërret për gjithëpërfshirje dhe zhdukjen e pengesave, jo vetëm infrastrukturore, në mënyrë që personat me aftësi të kufizuar të shijojnë artin, kulturën, politikën, demokracinë dhe çdo aspekt tjetër të shoqërisë.
“Unë uroj që Bashkia Kamëz, nëpërmjet kësaj shfaqjeje, të ndërgjegjësohet që ka nevojë për më shumë akses për personat me aftësi të kufizuara, jo vetëm në objektet kulturore, por kudo, në rrugë, në trotuar, në transport, kudo ku ka nevojë për askes, që personat me aftësi të kufizuara të jenë më të dukshëm dhe të marrin më shumë pjesë në shoqëri.”
Historia e Bernardës ngërtheu shikuesit dhe fitoi duartrokitje dhe ovacione nga të rinjtë dhe të rejat e Kamzës dhe unë dola më shpresën që ata, kur të hedhin hapin jashtë asaj salle të duan të kthehen përsëri dhe gjithashtu të ndjejnë nevojën për të respektuar dhe për t’u solidarizuar me secilën vajzë a djalë me aftësi të kufizuar që kanë në rrethin e tyre.
Studentët e mjekësisë kundërshtojnë 5 vjeçarin me detyrim
Grupi Ata në Kamëz: Shumë gra i kemi humbur. Por, kemi edhe shumë gra për të ruajtur
E mërkura tronditi qytetin e Kamzës edhe gjithë Shqipërinë me ngjarjen makabre që solli humbjen e jetëve të tre grave. Mevlute Hysa, Hasime Dafku, Etleva Kurti u vranë më 1 mars në Kamëz nga Dan Hutra, i dënuar për dhunë në familje, vrasje, pengmarrje dhe grabitje. Ai u la i lirë më 16 shkurt pas tetë muajsh i arrestuar për dhunën e ushtruar ndaj Elena Hysës, ish-bashkëjetuesja e tij që mbeti e plagosur në sulmin e të mërkurës.
Për aktivistet/ët e Grupit Ata në Kamëz, ky akt i radhës i femicidit ka sjellë zi e vaj në qytet. Ata shpalosën ditën e djeshme një banderolë me mbishkrimin “Kamza në zi për gratë”. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale gjithashtu përcollën reagimin e tyre mbi këtë terror dhe akuzuan shtetin me instituticionet e tij si monopol të dhunës dhe kontrollit.
Rindërtimi si dhuratë, pa pretendime mbi të
Kanë kaluar tre vite që prej fatkeqësisë natyrore të tërmetit, që ngjau më 26 nëntor 2019, dhe ndryshe nga çfarë propagandohet ditë për ditë nga rrjetet sociale të pushtetit, shumë banorë janë ende të parehatuar dhe të shqetësuar për kushtet e jetesës në banesat e reja.
Disa prej banorëve të Valiasit, zonës së shpallur për rindërtim dhe zhvillim të detyruar me vendim nr. 22/2020, kanë kontaktuar redaksinë tonë dhe na kanë ftuar për të parë më nga afër apartamentet dhe punimet e bëra në to. Ata shprehen se janë të pakënaqur mbi mënyrën e shpërndarjes së apartamenteve. Ka ndër ta që hedhin dyshime për ndarje jotransparente dhe të bëra “me njohje dhe me fuqi”. Të tjerë kanë pakënaqësi mbi cilësinë e punimeve të bëra. Të gjithë shprehen se ankesat e tyre pranë bashkisë Kamëz nuk jane mirëpritur, përkundrazi, u është kërkuar ‘mirënjohje’ pasiqë u kanë falur shtëpi të reja. Rrjedhimisht, mbi ‘gjënë e falur’ nuk ke të drejtë të kesh pretendime.
Unë bërtita JO
Ditët e bjeshkimit në Gjoçaj
Stani i Ademit shtrihet në një lëndinë malore me lisa të rinj dhe tokë e lagësht. Burimi i ftohtë i ujit brenda stanit e mban atë të fresket edhe në mesditë gushti. Ne na bie të ecim gjatë me të duke na pri shtigjeve. E pyesim herë pas here, me frymë të mekur nga ngjitjet nëse është lodhë. ‘Jo ore, hiç fare’ – na përgjigjet prerazi. E pyesim se çfarë e mban kaq në formë dhe ai na e kthen, po aq prerë: “Në formë më mban vendi këtu, natyra, klima, ajri shumë i pastër, ujë i kristaltë. Asht ujë kurues, këto na mbajnë në formë, ky vend.”. Prin i pari grupin prej dhjetë vetash, të gjithë më të rinj se ai. Kur i vonohemi rrugës, pak nga lodhja, pak nga joshja për të fotografuar çdo copë toke që shkelim, pak nga hutimi nëpër mjedra e boronica, na thërret ‘Hajdeni, rinia’- ndërkohë ‘rinia’ tërheq këmbët pas tij.
Shteti të vret
Liria s'është krim, vjedhja po
Nuk mban më ujë pilafi
Aksion në Librazhd, Kolektivi Feminist: Solidaritet
"Ulni çmimet", mijëra qytetarë në protestë përballë Kryeministrisë
Protestojmë për liri
Banorët e Paskuqanit bllokojnë Unazën e Madhe
HET ВОЙНЕ - JO LUFTË
“Ku do i çoni këto njerëz? A keni zemër?”
22 fotografi të 22 shkurtit në lagjen "5 maji"
12 shtëpi u shemben dje për ti hapur rrugë ndërtimit të “Tirana Riverside” buzë lumit të Tiranës. Gjin Nikolli, Bekim Cerri dhe Laureta Nikolli janë disa nga protestuesit më të zëshëm të kauzës, shtëpitë e të cilëve u rrafshuan dje. Banorët rezistuan duke u përleshur me policinë, ndërkohë kjo e fundit përdori gazin lotësjellës dhe shoqëroi disa prej tyre në mënyrë që prishjet e shtëpive të vazhdonin.
Shtëpia që fotografon Orestia
Orestia Kapidani është fotografe. Krijimtaria e saj rrok kryesisht dy troje gjeografike: Halle dhe Tiranë. Në vitin 2019, bëhet pjesë e ekspozitës “Shtatë fotografë shqiptarë. Një rezidencë” në Muzeun Kombëtar të fotografisë „Marubi“ në bashkëpunim me ArtHouse në Shkodër. Në këtë ekspozitë, ajo shpërfaq për publikun jetën e një lagjeje periferike ku jetojnë pakicat rome dhe egjiptiane, brenda qytetit të Shkodrës pas një gardhi i cili i ndan ata nga qytetarët e tjerë. Lentja nomade e Orestias ia del ta kapërcejë gardhin tashmë sedentar të dallimeve të ashpra shoqërore në qytetin e saj të vendlindjes