“Shteti që i druhem”, është leksion inagurues i Laboratorit të Antropologjisë Urbane (LAU, 2017), krijuar pranë Institutit të Antropologjisë Kulturore dhe Studimit të Artit, mbajtur në qendrën e Grupit Ata në Kamëz. Prof. as Dr. Nebi Bardhoshi është Drejtor i Institutit të Antropologjisë Kulturore dhe Studimit të Artit, Akademia e Studimeve Albanologjike, Tiranë, si dhe njëherazi drejtues i Laboratorit të Antropologjisë Urbane. Qëllimi kryesor i LAU është krijimi i një grupi studimor, i cili rreh çështje që lidhen me hapësirën dhe jetën urbane, si dhe ushtrojnë një antropologji apo dije humane të angazhuar. Materiali i paraqitur këtu është transkriptim i fjalës së inçizuar, transkriptuar nga aktivistët e grupit Ata, njëherazi të angazhuar në redaksinë e Nyje.al...