“Veliaj në burg”, Lëvizja Bashkë aksion në Bashkinë e Tiranës

Ditën e sotme, Lëvizja Bashkë ka ndërmarrë një aksion në Bashkinë e Tiranës duke shkruar në muret e saj “Erion Veliaj shko te shokët”. Në fjalën e mbajtur, Mirela Ruko, aktiviste e LB dhe këshilltare bashkiake në Tiranë u shpreh se nën drejtimin e Erion Velisë ky institucion është kthyer në vatrën më të madhe të korrupsionit. “Arrestimi i drejtorëve të bashkisë, ka qenë lajmi më tronditës i ditëve të fundit. Pesë drejtorët kishin bërë kërdinë duke vjedhur 30 milionë euro nga buxheti i bashkisë,...

0 Comments

Studentët e Kamzës do duhej të merrnin abonenë e kompensuar që prej janarit

Një sallë e re për mbajtjen e aktiviteteve politike i është shtuar qytetit të Kamzës. Në shkollën 9 -vjeçare “Demokracia” të rindërtuar, në një sallë të mbushur me gjimnazistë, kryetari i Bashkisë Kamëz, Rakip Suli firmosi marrëveshjen me ministren e arsimit për Kartën e Studentit këtë të mërkurë. Bën shumë sens që ajo sallë të jetë e mbushur me gjimnazistë sepse ndonëse vendimi për subvencionimin e transportit urban nga linjat e qytetit është marrë që ...

0 Comments

Rakip Suli edhe një herë në SPAK, Qëndresa Qytetare kërkesë për hetim penal të kryetarëve bashkiakë të ndëshkuar nga KQZ

Qëndresa Qytetare ka dorëzuar dje në Prokurorinë e Posaçme Anti-Korrupsion një kërkesë përmes së cilës kjo organizatë kërkon të hetohen dhe të dënohen në rast verifikimi të shkeljeve të 22 kryetarëve dhe ish-kryetarëve bashkiakë. Përmes një analize ligjore realizuar nga hulumtuesi Dhimitër Zguro, Qëndresa Qytetare pasqyron një tablo të shkeljeve të Kodit Zgjedhor...

0 Comments

Forte Prenestino: Kështjella që jehon rezistencë

Ndryshe nga shumë kështjella në botë të cilat na flasin për luftra të arkivuara në libra të historisë, Forte Prenestino, është një kështjellë që vazhdon të qëndrojë në ballë të luftrave të përditshme nga një pozicion stoik dhe i panegociueshëm në periferinë lindore të Romës të quajtur Centocelle. Në një kohë kur bota po “luan” luftash dhe rreziku i shpërthimit e zgjerimit të konflikteve është kaq prezent...

0 Comments

Kultura e pushtetit si lavd për Kryetarin

Në secilin organizim të Pallatit të Kulturës në Kamëz, por edhe të Bashkisë Kamëz në tërësi, asnjëherë nuk mungon fjalia që rrotullohet rreth falenderimit, speciales, veçantisë, kujdesit të Rakipit. Idhulltaria e shfrenuar që pjellë absurdin, nga i cili edhe Beckett e Ionesco do kishin mbetur të habitur, është shpërfaqja më e shëmtuar e tentativës për t’i dhënë emër, e krijuar pronësi individuale kryetarit. E gjitha për t’u përdorur si industri e shumëfishimit të votave dhe zgjerimit të elektoratit...

0 Comments

Reagim i redaksisë | Liria jonë dhe impotenca e Kryeministrit

Ditën e sotme, gazetares Ambrozia Meta kryeministri i vendit guxoi t’i tërhiqte veshin. Kryeministri mendon se mund t’u tregojë vazhdimisht mediave se çfarë pyetjesh të bëjnë dhe të mos bëjnë, se për çfarë u tërhiqet veshi dhe se për çfarë ju rrihen shpatullat. Një tërheqje veshi tregon shumëçka. Nga njëra anë të çmerit fakti që akti i kryeministrit të kujton një sjellje tepër familjare. Kush guxon të na e tërheqë veshin?...

0 Comments

Në mbështetje të Palestinës, marshohet në Tiranë në javën e 24-të të bombardimeve në Gaza

Aktet gjenocidiale të Izraelit kundrejt popullit të Palestinës që prej tetorit të vitit të kaluar kanë ngjallur në mbarë botën revolta, protesta masive dhe thirrje për bojkot kundrejt kompanive që mbështesin qeverinë izraelite. Sakaq, aktivistë e qytetarë shqiptarë nuk kanë qëndruar indiferent, por prej muajsh kanë shfaqur ndjeshmëri e revoltë ndaj Palestinës, me organizime, protesta dhe...

0 Comments

Bërbili: Këngë të harruara të Arbëneshëve të Zadarit

Është një befasi e këndshme tek zbulon se si një projekt muzikor për të cilin ke punuar në të shkuarën, gjen njëfarësoj, të ngjashmin e vet, duke ndarë me të qëndrime që bëjnë bashkë punën etnomuzikologjike me atë krijuese artistike. Akoma edhe më bukur është atëherë kur projektet në fjalë flasin të njëjtën gjuhë, ose më saktë, variante të shqipes dhe lëvizin në peizazhe të ngjashme tingullore dhe emocionale...

0 Comments

Mes Vetes dhe Vedit: “Gjaku” – Ernest Koliqi

Që në hyrje të novelës, Doda parashtron qartë qëllimin e vet në raport me Shqipërinë dhe, në këtë mënyrë, i parashtrohet edhe lexuesit tematika duale e novelës, që është raporti i traditës me qytetërimin dhe kulturën. Ky opozicion, i parë si natyrë vs kulturë, gjeneron një lloj dialektike të brendshme që ndriçon shumë aspekte të kontekstit shqiptar, pa bërë një prerje të qartë mes të dyjave. Në tekst, i vërejmë të shënjuara si qytetnim dhe padije...

0 Comments

Për sigurinë e grave në rrugë, në internet dhe kudo në shoqëri

“Nata është e jona! Poshtë Patriarkati!” ishte thirrja që kumbonte në “Qytetin Studenti” mbrëmjen e kaluar, një prej zonave të Tiranës ku vajza e gra, studente e punëtore, qarkullojnë përditë nën dritën e diellit por edhe nën errësirën e natës. Të përballura me rreziqet që nga sulmet prej qenve endacakë tek ndjesia e përndjekjes a përndjekja e qenësishme që më së paku prafullon zemrat e vajzave dhe grave...

0 Comments