Lexomë dëshirën: Seksi dhe euthanazia e arsyes (IV)

Nëse do të luanim sipas rregullave të historicizmit, do të duhej të argumentonim se, si gruaja, as burri nuk ekziston, që asnjë kategori e përgjithshme e burrit nuk zë vend në shumëllojshmërinë e pozicioneve subjektive mashkullore që çdo epokë ndërton. Kështu, një argument nominalist, si njëfarë tretësi teorik, aktualisht ia del të tresë kategoritë e burrit dhe gruas njësoj. Megjithatë, sipas Lacanit nuk mund të argumentojmë simetrikisht se burri nuk ekziston. Ne kemi, nëse duhet besuar ana e majtë e tabelës së seksuimit, asnjë problem në gjetjen e tij, në shpalljen e ekzistencës së tij...

0 Comments

70,000 ton naftë nga Shqipëria për avionët që bombardojnë Gazan

Në një investigim të fundëm të Data Desk dhe Oil Change International, Shqipëria listohet si një prej vendeve europiane që kontribuon në gjenocidin e shtetit të Izraelit mbi palestinezët e Gazas. Kështu, duke furnizuar forcat ushtarake me naftë, 70 mijë tonë sipas të dhënave të nxjerra, vendi ynë bëhet bashkëpunëtor në krimet mbi popullin palestinez...

0 Comments

“Psallme murgu” – Asdreni

Nga rrugëtimi i Asdrenit si autor, vërejmë një linjë e cila ndryshon dhe pëson luhatje në raport të drejtë me çështjen kombëtare. Kështu, me dy botimet e tij të para, përkatësisht më 1904 dhe në 1912, poezia e tij është me motive atdhetare dhe kushtruese, ende nën ndikimin e modelit romantik të Rilindjes Kombëtare Shqiptare. Më 1930, publikohet vëllimi Psallme Murgu, në të cilin na paraqitet një Asdren ndryshe nga dy vëllimet e para, me nota të pesimizmit dhe të ironisë, si pasojë e qëndrimit të tij ndaj regjimit të Zogut...

Komentet te “Psallme murgu” – Asdreni Janë të Mbyllura

Bashkë kundër gangsterëve me/në pushtet, që vranë edhe Egli Progën

Këto ditë gushti kanë qënë ngulfatëse për shoqërinë shqiptare me vrasje e vetëvrasje që kanë tronditur këdo para ekraneve. Dhuna e ushtruar deri në vdekje ndaj Eglantin Progës nga “gangsteri” Denis Meçe në Pogradec dhe tentativa e institucioneve për ta shuar tragjedinë e ngjarjes ka ngjizur ndër qytetarë të angazhuar nevojën për reagim...

0 Comments

Sëmundja për vdekje në tregimet e Behar Jacaj

Në vitin 43 para Krishtit, Ciceroni (të paktën atij i atribuohet) shprehet se: “Janë kohëra të këqija. Fëmijët s’po u binden më prindërve dhe çdokush po shkruan një libër”. Ngjan sikur në fundamentalitetin e vet pakogjë ka ndryshuar në raport me typomaninë: që konsiston në fiksimin jo vetëm për të shkruar, por edhe për t’i publikuar këto shkrime nën emrin tënd. Përballë kësaj nevoje gati primordiale, në vendin tonë ku zor se gjendet njeri që nuk është shkrimtar, meqë heshtja është për t’u përshëndetur, le ta përshëndesim dhe të shënojmë dështimin e heshtjes si kritikë...

Komentet te Sëmundja për vdekje në tregimet e Behar Jacaj Janë të Mbyllura

Lexomë dëshirën: Seksi dhe euthanazia e arsyes (II)

Të thuash se subjekti është në të njëjtin nivel me ligjin nuk është e barasvlershme me pretendimin se ajo është ligji, pasi çdo shkrirje e subjektit me ligjin vetëm e redukton atë, e nënshtron atë absolutisht ndaj ligjit. Në të njëjtin nivel me dhe prapë jo ligji, subjekti mund të konceptohet vetëm si dështim i ligjit, i gjuhës. Në gjuhë dhe prapë më shumë se gjuhë, subjekti është një shkak të cilin asnjë shenjues nuk mund ta shpjegojë. Jo sepse ajo e tejkalon shenjuesin, por sepse ajo banon në të si kufi...

0 Comments

Lexomë dëshirën: Seksi dhe euthanazia e arsyes (III)

Ne nuk do ta fillojmë leximin tonë, siç është bërë zakon, nga e majta, por përkundrazi nga e djathta, ose ana femërore e formulave. Në kundërshtim me paragjykimin mjaft të zakonshëm se psikoanaliza e ndërton gruan si të dorës së dytë, si veç modifikim të burrit, i termit primar, këto formula sugjerojnë se ekziston njëfarë përparësie e anës së djathtë. Ky lexim i formulave është në përputhje me privilegjin që u jepet antinomive matematikore nga Kanti, i cili jo vetëm që merret me to i pari, por gjithashtu i jep sintezës matematikore një lloj sigurie më të menjëhershme se homologut të saj dinamik...

0 Comments

Për librin “Tri Tavernat” nga Ervin Nezha

Kur kooperativisti simpatik, Demir Sulonjaku, dhe dy shokë të tij zbulojnë në fshatin “Tri Tavernat” një varrezë osmane – e pasur me stoli e plaçka ushtarësh të rënë në betejë – kryetari i kooperativës, Myrteza Faruku, sheh mundësinë e përkryer për të shëlbuar kooperativën e tij jofitimprurëse, të varur deri atëherë nga ndihma e kooperativave të tjera për plotësimin e nevojave të brendshme. Zbulimi fatlum i kësaj pasurie të varrosur pritet me entuziazëm nga organet administrative lokale, madje disa autoritete planifikojnë shpëtimin e atdheut socialist me stolitë e gjetura. Por ca shokë nga Instituti i Arkeologjisë nuk ndajnë të njëjtin mendim...

Komentet te Për librin “Tri Tavernat” nga Ervin Nezha Janë të Mbyllura