MEKI nxjerr tym të zi, tymnaja mbërrin në Spaç
Ministri i MEKI-t, Blendi Gonxhe, deklaroi se protestat dhe reagimet kundër ndërhyrjeve për tjetërsimin e ish-kampit të Spaçit po krijonin “tymnajë të panevojshme” në publik. Mirëpo, duket se tymnajën dhe konfuzionin e vërtetë të këtyre ditëve po e krijon vetë MEKI me mbivendosjen e tre ndërhyrjeve paralele të paqarta ndaj implikimeve për njëra-tjetrën: implementimi i planit të menaxhimit të ish-kampit, ndërhyrjet restauruese të Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore dhe përgatitjet për xhirimin e një filmi...

