Libri i Numrave

Fatmirësisht pati mjaftueshëm dëshmitarë në ekspozenë private, gati njëzet vjet më parë në Shkup, të një kërkuesi thesaresh, të famshmit aga Abdullah. Në strofkën e tij mes gjethesh në mal, natën, mu nën megakryqin elektrik të qytetit. Në luftë me volumin shurdhues të refreneve të Genta Ismajlit, përmes të cilit ndoshta neutralizonte përgjimin ambjental, shpaloste defterët e vet – gjysëm harta rudimentare sekrete, gjysëm storyboard-e të ashpra të përfytyrimeve, peripecive të veta nëpër luginat maqedonase – për të rrëfyer mënyrën si orientonte shenjat në terren. Që të orientohej pastaj prej tyre në kërkime thesaresh, fshehur herë nga “jevrejtë”, herë nga “ermenijtë”. Kështu, dy kocka gjetur në gërmime bri një pete guri të rrumbullakët bënin gjithsej shifrën shtatë në hartën e agës Abdullah: shtatë hapa më pranë “mallit”, si e quante ai thesarin përherë në ikje; shtatë hapa, meqë dy kockat paralele janë II në numërimin romak, plus rrethin O prej guri që është 5, - tha -“në qoftë se i dini harfet”...

0 Comments

Me puse të thara dhe shtet në mungesë: përpjekjet për ujë të banorëve të Laknasit

Rreth 700 familje në njësinë administrative Laknas të Bashkisë Kamëz nuk furnizohen me ujë nga Bashkia Kamëz. Që prej fillim viteve ‘90, këta banorë nuk janë furnizuar asnjëherë me ujë, sepse në të gjithë njësinë nuk është ndërtuar një rrjet furnizimi, pavarësisht se ajo zonë është me një densitet të konsiderueshëm banimi. Banorët, që kur janë zhvendosur në këtë zonë në fillim të viteve ’90, e kanë siguruar ujin në mënyrë private. Dikush duke mbushur në zona kufitare, të tjerë duke hapur puse për të siguruar kushtet që të kishin ujë të rrjedhshëm, të paktën për t’u larë, gatuar dhe, nëse do ngelte pak ujë, për të vaditur...

0 Comments

‘Palestina është e lirë, por ne jemi të pushtuar’ – policia ndaloi dje marshimin e solidaritetit në Tiranë

Ditën e djeshme në sheshin “Skënderbej” në Tiranë u zhvillua një tjetër protestë në mbështetje të popullit palestinez, me thirrjen “Nga Tirana në Gaza, zëri i lirisë nuk ndalet!”. Tubimi i organizuar nga disa shoqata dhe forume islame, mblodhi qindra qytetarë e aktivistë që shprehën solidaritetin e tyre kundër genocidit që po ndodh në Gaza. Një fjalën hapëse të protestës, Florjan Arapi shpjegoi sesi Izraeli, duke përdorur propagandë mohon vrasjet dhe urinë në Gaza, teksa po vret çdokënd që tenton të jetë zëri raportues i së vërtetës...

0 Comments
Gazetaret ne proteste per News24
Gazetaret ne proteste per News24

Gazetarët në protestë: “Mikrofonin nuk na e fikni dot”

Erinda Isufaj | 11.08.2025 | nyje.al  Tashmë janë bërë tre ditë që një ndër mediumet më të mëdhaja informuese në vend është i fikur. Prej tre ditësh qindra gazetarë, redaktorë dhe teknikë të Fokus Media Group nuk kanë kaluar pragun e redaksive të tyre. Përpara godinave ku ndodhen News24, Panorama, Gazeta Shqiptare…

0 Comments

“Ndal vrasjeve përmes urisë”, sot u zhvillua protesta e radhës në solidaritet me Palestinën

Qindra qytetarë u mblodhën sot në protëstën për Palestinën në sheshin kryesor të kryeqytetit kundër pushtimit, aparteidit, urisë dhe gjenocidit në Gaza. Me thirrjet “Që nga lumi der’ në det, Palestina e lirë do jetë! Liri, Liri, Liri për Palestinën”, fëmijë e të rritur bënë thirrje që të ndalohen në mënyrë urgjente aktet gjenocidale në Palestinë. Aktivistja Fioralba Duma u shpreh se duhet të shohim se çfarë po ndodh kudo, duke thirrur për ndjeshmëri dhe solidaritet të plotë me popullin e Palestinës që po e vuan urinë, kequshqyerjen dhe ku vendet e marrjes së ndihmave humanitare janë kthyer në kurthe vrasjesh nga Izraeli. “Ne të gjithë jemi pjesë e këtij njerëzimi, nuk duhet të injorojmë asnjë shenjë padrejtësie, kudo ku shfaqet ajo!” Dorela Binjaku, pjesë e grupeve të aktivistëve për Palestinën në Shqipëri risolli në fjalën e saj gjendjen ekstreme në të cilën po i lënë njerëzit e Gazës “fëmijë që vdesin nga uria, nëna që ziejnë barishte për t’i dhënë pak shije ujit, njerëz që po jetojnë pa drita, pa elektricitet! Kjo nuk është thjeshtë një krizë humanitare, por krim!” Sipas saj, ky krim vjen prej një sistemi bashkëpunëtor global me një shtet zionist si Izraeli që shfaros tjetrin. Ajo përfundoi fjalën e saj duke thënë “Ne jemi këtu për të thënë jo! Jo më bllokadë! Jo më justifikim! Jo më mbështetje për vrasje në emër të paqes! Ne nuk duam bomba mbi fëmijë, duam bukë në duart e tyre!”...

0 Comments

Mes Fadromës dhe Bienales: Kultura Arkitekturore e Formacioneve Grabitqare

Në Shqipëri, politika e fadromës nuk është një praktikë e jashtëzakonshme, por pjesë përbërëse e një regjimi periodik hapësinor që fshin me pseudo-legjitimitet forma organike të lidhjes me territorin. Prishjet e bizneseve të vogla, dëbimet e banorëve përmes politikave zhvillimore, privatizimi dhe shfrytëzimi i burimeve ujore; të gjitha këto nuk janë thjesht akte teknike, por përshfaqje të fuqizimit dhe legjitimimit të atyre që studiuesja e sociologjisë dhe ekonomisë së globalizmit Saskia Sassen i quan formacione grabitqare (predatory formations). Këto formacione operojnë si një aleancë ndërmjet kapitalit financiar, shtetit dhe sistemit ligjor. Ato veprojnë nga brenda institucioneve për të përvetësuar toka, pasuri, e të drejta komunitare. Dhuna është arbitrarisht e mbështetur nga ligji, e ajo, sipas Sassen, prodhon dëbime (expulsions), jo vetëm fizike, por edhe simbolike, duke fshirë nga hapësira lidhjet territoriale dhe kujdesin për vendin, të afërmin e mikun...

0 Comments

Shteti i zaptuar, toka dhe qytetarët e braktisur

Shfaqja e shtetit me fadroma, apo shkrirja e imazhit të tij me fadromën që vjen për të shembur shtëpinë apo biznesin privat të dikujt, është bërë një nga shprehjet më të zakonshme të dekadës së fundit të qeverisjes. Përballë fadromës së shoqëruar me polici, banorët përpiqen të argumentojnë. U duhet të thonë se janë pro ligjit, sepse janë paraqitur si antiligjorë; u duhet të dëshmojnë se ndërtimet janë bërë me djersë, sepse janë akuzuar për fitime të pandershme; u duhet të tregojnë “kulturë”, sepse janë akuzuar si të pakulturuar apo të prapambetur...

0 Comments

Në shkelje të Direktivës Evropiane për Riatdhesimin, qeveria italiane deporton direkt nga Shqipëria pesë emigrantë nga Gjadri

Artikulli origjinal botuar në italisht në Altreconomia me autorë Luca Rondi dhe Kristina Millona, përkthyer dhe përshtatur për Nyje nga Kristina Millona | 29.06.2025 | nyje.al Më 9 maj, një fluturim çarter me pikënisje nga Roma për në Kajro ndaloi në aeroportin e Rinasit për të marrë pesë shtetas egjiptianë të ndaluar…

0 Comments