Read more about the article Shteti Bektashi në Botën e Shtetit Teatër – Asgjë nuk besohet, gjithçka është e mundur
Hilary Swift | The New York Times

Shteti Bektashi në Botën e Shtetit Teatër – Asgjë nuk besohet, gjithçka është e mundur

Dy ndërdyzime i paraprijnë idesë nëse duhet shkruar më për temën e “Shtetit të Bektashinjve”. E para ka të bëjë me natyrën komike të propozimit, ndërsa e dyta me faktin se kjo ide prek apo cenon një prej tabuve shoqëri-krijuese. Edhe në këtë përsiatje analiza do të bëhet nën dritën e antropologjisë politike që bën bashkë teorinë e ‘shtetit teatër’, rrengshorit, dhe antropologjisë të së keqes...

0 Comments

Shteti që i druhem II

Tashmë “tranzicioni” ka marrë fund, ose do të na shoqërojë gjithë jetën në forma të ndryshme. Na duhet një shteg a disa shtigje kuptimësore të rendit politik që po formësohet, ose formësuar tashmë. Kjo ese shtron disa reflektime për ‘shtetin teatër’ dhe marrëdhënien e tij me oligarkinë...

0 Comments

Që kur zuri fill koha

Kanë ekzistuar rryma të ndryshme në art, të cilat kërkojnë të nxjerrin në dritë lidhjet e njeriut me natyrën. Në shoqërinë tonë të vogël, të zënë me halle ekzistenciale, moderniste e modernizuese, lëshuar shpeshherë në mohe e kotësime, raporti me natyrën u pa herë si tepri e herë si mungesë. "Trivet" vjen me një ftesë për të kthyer shikimin estetik dhe etik kah një lidhnie mes njeriut e botës përreth...

0 Comments

Tri histori emigrimi: Rrugëtime, shtëpi, ngecje

Do të parashtrohen tri histori, të cilat lidhen me emigrimin e pas viteve 1990. Pas parashtrimit do të bëj një reflektim të shkurtër antropologjik. 1.I shpronësuar, tokë shteti, shtëpi me anza. AC është rreth të 80-ve. Ka mbaruar së kosituri një parcelë aty pranë. Është maj 2009, prag zgjedhjesh të përgjithshme. Ulemi për kafe dhe biseda zë fill për tokën, shtëpinë, fëmijët. Pjesë e kësaj bisede është procesi i “të ngulurit këtu”...

0 Comments

Fija e flokut

Koka e një njeriu mund të ketë mesatarisht njëqind mijë flokë, e megjithatë secili njeri që ekziston mbi tokë ka një numër të ndryshëm flokësh nga të tjerët. Të njohësh numrin ekzakt të flokëve të dikujt do të thotë, fillimisht, t’a dallosh atë deri në imtësi si të ndryshëm nga tjetri, të përveçëm, të pazëvendësueshëm. Asnjë i njejtë me tjetrin. Sa kohë i duhet dikujt që të njohë numrin ekzakt të flokëve të dikujt tjetër? Sa përkujdesje? Një kohë e matshme në orë, minuta, a ditë? Po kur ngatërrohen fijet?...

0 Comments

Albanologjia e një shoqërie në ikje

Kriza e të vërtetave të amshueshme ideologjike e shkaktuar nga përfundimi i Luftës së Ftohtë u pasua me teza e qasje të llojllojshme. Ndër to pati dhe një shpërthim të teorive konspirative që në praktikë marrin funksion terapeutik dhe me dimension populist. Këto teori shpeshherë zunë vendin e lënë bosh të kuptimësisë, sidomos rreth pyetjes se përse ka aq shumë paaftësi politike për të ndërtuar një shoqëri të drejtë...

0 Comments

Koti, mohi, loja

Në fund të shkrimit pararendës kam lëshuar një fjali, e cila tingëllon disi kërcënuese, teksa thuhet se, nëse nuk do të jepnim rëndësinë që ka loja e vendloja në kulturë, do të kishim një shoqëri e cila sheh jetën si lojë ose si luftë. Mëtimi im është se, për të dalë prej kurthit të jetës si lojë apo si luftë, sfera e lojës dhe e luftës duhet qartësuar, si të thuash duhen ndarë. S’ka mëdyshje se do të ketë lojë luftash apo lojë si strategji lufte, por këto praktika janë të qarta se cilës sferë i përkasin. Po ashtu, nuk ka mëdyshje se nganjëherë njerëzit i paqartësojnë qëllimisht këto dy fusha...

0 Comments
Vendloje në Valias, fotografi nga Ronald Qema, 2020
Vendloje në Valias, fotografi nga Ronald Qema, 2020

Loja për lojën, loja si mësim se si mësohet

Të flasësh për lojën seriozisht ka qenë parë si gjë e kotë. Kotësia e saj lidhej me imazhin se loja është punë fëmijësh, diçka sa për ta kaluar kohën apo, fundja, si diçka që nuk sjell përfitim. Kjo është vetëm pamja e parë, sepse loja përshkruan gjithë jetën e njeriut. Edhe jeta është njëfarë loje! Loja është edhe si shteg lidhës me tjetrin, por, po aq, ajo është përjetim provash e sprovash brenda vetes. Loja është një hapësirë improvizimesh, transformimesh e kreativiteti, por do kishim veçuar atë që thotë ...

0 Comments
Marrë nga dokumentari "Badiou", 2018
Marrë nga dokumentari "Badiou", 2018

Politika Bllofi dhe Basti i Universitetit

Pavjo Gjini | 23.10.2022 | nyje.al  Marrë nga dokumentari "Badiou", 2018Kam qenë fatlum që për katër vite kam punuar si profesor i jashtëm/asistent në FSHS (UT). Për seminaret e një lënde jam paguar rreth 25.000 lekë për semestër (jo për muaj), me kontratë shërbimi të përvitshme, pa siguracione, pa zyrë,…

0 Comments