Asnjë i sigurtë për shtëpinë e tij në cep të Tiranës

 04.02.2022 | nyje.al

Të nxjerrë nga shtëpitë, me shtëpi të shembura ose në pritje për tu shembur apo pa informacion se çdo të ndodhë me ta, banorë të “5 majit”, Laprakës, Paskuqanit e “Kodrës së Priftit” protestuan edhe këtë të enjte përpara Parlamentit. Protestuesit u kërkuan deputetëve që së paku një herë të kthehen në anën e banorëve dhe të dëgjojnë hallin e tyre.

Investimet publike, që kanë sjellë pasiguri edhe në të drejtën më themelore, atë të pronës, për banorët janë shkak për një “genocid” që po kryhet mbi ta. Procedurat që kanë shoqëruar nga hartimet deri te zbatimet e këtyre projekteve, qytetarët i konsiderojnë lojë të ndyrë të institucioneve me qëllim përfitimin.

 

Pankarta e një të riu nga Paskuqani, Shkurt 2022, Tiranë, Ronald Qema

“Para zgjedhjeve projekti ka qënë për lumi, mbas zgjedhjeve projekti është kthy midis lagjes. Unë si banore e Paskuqanit nuk kam pas asnji lloj informacioni, veç thashetheme. Para dy ditësh, pas vitesh që i kemi fut letrat për legalizim, i kanë kthyer me njoftimin që ska legalizim se do të ndërtohet. Ne si banorë duam rrugë, por duam edhe shpronësim të shtëpiave, duam strehim. Ne kërkojmë sot para Parlamentit të na japin përgjigje ku do të shkojmë, ça do të bëhet me këtë popull. Prishen 120 shtëpi në Paskuqan, duke qënë rruga për lumi, duke pas vend sa të duash.”

Beqire Xhika – Banore e Paskuqanit

 
Harta e ndërtimit të Unazës së Madhe


Ashtu si banorët e Paskuqanit, devijimin e investimit e ngrenë si shqetësim edhe banorët e “Kodrës së Priftit”. Njëri prej tyre, me hartën e projektit në dorë, tregon se si të gjithë ata që kanë ndërtuar në atë zonë kanë lënë hapësirë bosh për ndërtimin e rrugës, në dijeni të faktit që do ndërtohej një ditë.

Loti i Unazës së Madhe që lidh Shkozën me Babrrunë, në projekt duket që rruga është zhvendosur pak metra më në lindje, duke shembur me dhjetëra shtëpi kur hapësira bosh mbetet jashtë investimit.

“5 maji”

Mark Deda, banor i “5 majit”, shtëpia e të cilit tashmë është shembur tregon se luftën për të drejtën mbi pronën e tij nuk do e ndërpresë deri në gjetjen e saj. Marku tregoi gjithashtu se tani po jeton në një banesë me qera që kushton rreth 30% më shumë seç Bashkia konsideron si çmim të mjaftueshëm për një banesë me qera në rastin e tij.

“Nga java që vjen, nga fillimi i javës që vjen, do jemi para Kryeministrisë edhe mund të hymë edhe në grevë urie, të vetë flijohemi. Nuk ka rrugë tjetër se i vetë flijum jam, në rrugë jam. Unë edhe gjithë banorët. 

Mazniku thonte mbrëmë në një stacion televiziv se në lagjen ku jetojnë të “5 majit” ka shtëpia me 15o mijë lekë. Unë po të them, aty ku jemi ne, e kam marrë unë 250 mijë lekë, pa mobilie brenda. Po ju rrejta, ju të vini si gazetarë ta shikoni, ta verifikoni.”

 

Mark Deda

“Të ndërhyjë Ambasada”

Protestën e pasoi një marshim drejt Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilës banorët i kërkuan që të ndërhynte në këtë situatë, në një shtet të cilin ambasadorja e cilëson si një shtet që po punon  për zhvillim.

2
1
3
4


https://www.youtube.com/watch?v=a0SJlNxnDwM

  • Post comments:0 Comments

Lini një përgjigje