01.02.2022 | nyje.al
Për humbjen e jetës së Liljana Semës u mbajt një protestë përballë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, me kërkesën e thjeshtë: “Mjaft me njerëz që vdesin për mungesë burimi ngrohje!”
Që prej 7 vitesh, në ligjin “Për sektorin e energjisë elektrike” parashikohet që persona në nevojë përjashtohen nga pagimi i faturës së elekricitetit. Që prej miratimit, kjo pikë e ligjit nuk zbatohet.
Numri i leximeve: 1 420