Nëse do të luanim sipas rregullave të historicizmit, do të duhej të argumentonim se, si gruaja, as burri nuk ekziston, që asnjë kategori e përgjithshme e burrit nuk zë vend në shumëllojshmërinë e pozicioneve subjektive mashkullore që çdo epokë ndërton. Kështu, një argument nominalist, si njëfarë tretësi teorik, aktualisht ia del të tresë kategoritë e burrit dhe gruas njësoj. Megjithatë, sipas Lacanit nuk mund të argumentojmë simetrikisht se burri nuk ekziston. Ne kemi, nëse duhet besuar ana e majtë e tabelës së seksuimit, asnjë problem në gjetjen e tij, në shpalljen e ekzistencës së tij...

Nga rrugëtimi i Asdrenit si autor, vërejmë një linjë e cila ndryshon dhe pëson luhatje në raport të drejtë me çështjen kombëtare. Kështu, me dy botimet e tij të para, përkatësisht më 1904 dhe në 1912, poezia e tij është me motive atdhetare dhe kushtruese, ende nën ndikimin e modelit romantik të Rilindjes Kombëtare Shqiptare. Më 1930, publikohet vëllimi Psallme Murgu, në të cilin na paraqitet një Asdren ndryshe nga dy vëllimet e para, me nota të pesimizmit dhe të ironisë, si pasojë e qëndrimit të tij ndaj regjimit të Zogut...

Në vitin 43 para Krishtit, Ciceroni (të paktën atij i atribuohet) shprehet se: “Janë kohëra të këqija. Fëmijët s’po u binden më prindërve dhe çdokush po shkruan një libër”. Ngjan sikur në fundamentalitetin e vet pakogjë ka ndryshuar në raport me typomaninë: që konsiston në fiksimin jo vetëm për të shkruar, por edhe për t’i publikuar këto shkrime nën emrin tënd. Përballë kësaj nevoje gati primordiale, në vendin tonë ku zor se gjendet njeri që nuk është shkrimtar, meqë heshtja është për t’u përshëndetur, le ta përshëndesim dhe të shënojmë dështimin e heshtjes si kritikë...