Zëra nga Kamza | Banorët: T’i hiqet emri, nuk është Pallat Kulture

Ronald Qema | Denis Koka | 05.07.2021 | nyje.al

Në katin përdhesë të Pallatit të Kulturës po ndërtohet një filial i ADISA, i cili synon të ofrojë shërbime publike në mënyrë të integruar. Ambientin e Pallatit të Kulturës prej 403 metra katrorë, Bashkia Kamëz ia ka dhënë me qera pa kundërshpërblim për një periudhë 20 vjeçare Agjencisë së Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara.
Banorë të Kamzës ndihen të indinjuar nga vazhdimi i historisë së zaptimit të hapësirës publike, duke parë që ndërhyrja e fundit në të vjen pas shfrytëzimit të Pallatit si akomodues biznesesh si banka e kafene apo edhe zyrash të qeverisjes vendore.

Për redaksinë e Nyjes gjatë verës së kaluar, Shefi i Kabinetit të Kryetarit të Bashkisë deklaroi se shtatori i vitit 2020 do sillte lirimin e hapësirave të zaptuara por pas një viti, metrat katrorë të zhveshura nga funksioni kulturor sa vijnë e rriten.

  • Post comments:0 Comments

Lini një përgjigje