Reagon dhe Bashkia Kamëz për djegien e katedrales së Notre Dame

17.04.2019 | nyje.al | Fejton

Kryebashkiaku ka shprehur solidaritet mes shumë francezëve dhe autoriteteve të tjerë të cilët në këto ditë po përjetojnë dhimbjen e fortë, atë të rrënimit shpirtëror të kulturës, artit, dhe fesë në botë.
“Të pakten vitet e fundit kam qenë një ndër ata 15 milion vizituesit e çdo viti në Paris dhe për mua mbetet absolutisht një kryevepër e klasit botëror. Më vjen mirë që të paktën pas shuarjes së zjarrit arriti të shpëtonte pianoja gjigande, 16 statujat fetare dhe kurora e famshme e Jezu Krishtit. Ishte një shfaqje që të lë gojëkyçur”,- është shprehur kryetari.

Mësohet që Këshilli Bashkiak ka organizuar një mbledhje të jashtëzakonshme ditën e djeshme nga ku kanë vendosur që të ndërpresin punimet në rrugën e ardhshme “Bradly Cooper” në Babrru dhe ai fond të ofrohet për rikuperimin e katedrales. Është menduar që njëra këmbanë e kishës në qendër të Kamzës t’i ofrohet katedrales së Notre Dame për të zëvendësuar këmbanën e dëmtuar Emanuel, por me të drejtë kthimi.
Kjo mbledhje ndryshe nga të tjerat ka qenë jo publike, pra me dyer të mbyllura për qytetarët. Kjo për shkak të ndjeshmërisë së lartë të çështjes.

Ndërkohë që disa anëtarë nga Shtabi i Emergjencave në Kamëz kanë përshëndetur e përgëzuar forcat e zjarrfikësve të Parisit për punën e tyre në shpëtimin e strukturës së katedrales. Po ashtu komentuan dhe për reagimin e presidentit amerikan për mënyrën e shuarjes së zjarrit nëpërmjet tankeve të zjarrit përmes ajrit.
Presidenti Trump vazhdon të jetë një trap pa “m”. Nuk i rri ajo b*ithë pa fol,- janë shprehur ata të revoltuar.

  • Post comments:0 Comments

Lini një përgjigje