nyje.al | poezi | 02.04.2020
2 prill 2020. Ndodhemi në Kamëz. Vendi është në shtetrrethim, të përjashtuar janë vetëm punëtorët, që lirinë e kanë për dënim. Ne të tjerëve s’na lejohet të lëvizim. Në këtë pezullti, ku katër muret e shtëpisë sa vijnë e na rrijnë edhe më ngusht, na u kujtua ditëlindja e poetes Luljeta Lleshanaku, poezitë e së cilës na e rikuptimësojnë boshin përreth dhe mes nesh, si hapësira negative. Për hir të asaj që është, dhe asaj që na jep, i lexojmë, në kushte shtëpie poezinë “Hapësira Negative”, shkëputur nga libri “Pothuajse dje” (publikuar nga shtëpia botuese “OMBRA GVG”, 2012)
Numri i leximeve: 2 678