Krijohet Këshilli Lokal i Paqes në Bashkinë Kamëz

Fejton | 13.07.2018 | nyje.al

Në sallën e Këshillit Bashkiak Kamëz u organizua një takim i zgjeruar për ngritjen e Këshillit Lokal të Paqes në këtë qytet. Në këtë takim ishin të pranishëm kryebashkiaku Xhelal Mziu; z. Michael Balcomb, kryetar i Federatës së Paqes për Evropën dhe Euroazinë; z. Jack Corley, kryetar i Federatës së Paqes Universale për Euroazinë; z. Gaqo Apostoli, kryetar i Federatës së Paqes Universale Shqipëri; Saemira Pino, anëtare e Këshillit Drejtues të Federatës së Paqes Universale.

Keshilli lokal i Paqes

 

 

 

 

 

 

 

Paraprakisht, kreu i bashkisë e priti përfaqësinë e Federatës së Paqes Universale në zyrën e tij, duke bërë një prezantim të shkurtër të zhvillimit të qytetit të Kamzës në këto 22 vite. Kamza njihet për zhvillimet si qyteti më i ri në Shqipëri duke qenë qyteti që ka zhvillimin më të shpejtë në infrastrukturë si dhe në elemente të zhvillimit social e kulturor. Më pas kreu i bashkisë iu lut Michaelit që të shkonin direkt e tek salla ku mbahen mbledhjet e këshillit bashkiak. Aty ka përplasje idesh, vizionesh, mendimesh, botëkuptimesh por për më tepër ka dhe përplasje fizike. Me këtë ka menduar që ti respektojë më shumë të ftuarit kryetari.

“Shumë mirë keni menduar të jeni dhe në Kamëz. Do shkojmë bashkarisht në orën 13.00 sepse atëhere plas vala aty”, – ka sqaruar kryetari kreun e Këshillit të Paqes.

Pasi kanë rënë dakort përfaqësuesit e Paqes, të paraprirë nga kryetari, janë futur pa trokitur në ambientet ku mbahen mbledhjet e këshillit bashkiak. Të gjithë të pranishmit janë gjetur me kartonat e votimit në duar duke u konfrontuar për ndyshimin e emrit të Rrugës “Burrel”.
“E sheh, mu këtu duhet ngrejtur selia e Këshillit të Paqes”, – ka reaguar kryetari duke drejtuar me gisht e ngulur shikimin tek një hapësirë ku uleshin zakonisht përfaqësues të opozitës. Këto të fundit kanë shquajtur menjeherë që të ardhurit ishin të huaj, pasi mbanin syze optike. Ulën kartonat dhe përsëritën sërish: “pak ego e krenari kanë burrelsat edhe ajo rruga u duhet”.

Këshilli lokal i paqes-2

 

 

 

 

 

 

 

Kreu i Këshillit të Paqes i gjendur mes asaj atmosfere ka sqaruar që misioni i këshillit është dhënia e mesazhit për rëndësinë e aktiviteteve humanitare e ndryshimet që sjellin këto në zhvillimin e komunitetit. Të gjithë të pranishmit përshëndetën të ftuarit, lanë mënjanë debatin për emërtimin e rrugës Burrel, mbajtën qetësi, e kjo ishte e mjaftueshme që Këshilli i Paqes të shpallte 41 ambasadorët më të rinj të Paqes në qytetin e Kamzës. U dhanë 41 çertifikata vlerësimi për antarët e këshillit bashkiak të cilët nuk nguruan të porosisin gjithësecili nga një kornizë druri për to në menyrë që të zbukuronin muret e dhomave.

Disa që nuk ishin prezent aty u porositën nga miqtë e tyre me telefon që t’ia shënonin emrin tek lista. Pas marrjes së çertifikatave të gjithë u ndjenë më paqësor.
Kamza, thuaj jo gjakmarrjes! – ishte diçitura e një postimi në facebook të një antari të qeshur, dalë në foto, mè certifikatën në dorë, bashkë me Michael Balcomb.

  • Post comments:0 Comments

Lini një përgjigje