Ronald Qema | nyje.al
Ka disa lloje ëndrrash; ëndrra që dalin, ëndrra që s’dalin, ëndrra që i sheh dhe s’i mban mend, ëndrra që s’duhen parë, por ka edhe të tjera nga ato që ime më i quan ëndrra meraku. Janë këto ëndrrat që i sheh kur bie në gjumë me halle në kokë. Ëndrra në të cilat sheh sikur nuk e paguan tarifën e shkollës, apo sikur autobusi vjen në kohë, apo sikur më në fund e kemi një park për të kaluar orë duke shijuar rrezet e diellit e rreshtat e një libri. Një park me një lumë që rrjedh paqtë mes pemëve, me ambiente të sistemuara, me kosha mbeturinash për mbetjet pas piknikut.
“Ç’ëndërr? Ëndërr meraku!”-do thoshte prapë ime më.
Të drejtë ka, e kam një merak rreth lumit që kalon mes Frutikulturës dhe nuk sjell aspak ato mendimet e ëndrrës të mësipërme, por një aromë të rëndë dhe dengje mbeturinash. Ah, sikur të ishte një nga ato ëndërrat që të dalin, idealisht brenda vitit.
Deri atëherë po shtojmë ca foto që flasin rreth merakut.
Për në fund, e kemi një merak edhe më të madh: Një urë që lidh dy bringjet e lumit: atij të ëndrrës dhe të reales.
*Ky shkrim mbështetet nga Lëviz Albania, një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, SDC.
Numri i leximeve: 1 773