Edhe një herë për Zall-Gjoçajn

nyje.al |01.06.2020 |

Faqja zyrtare e aktivistëve për Mbrojtjen e Parkut Kombëtar Zall-Gjoçaj ka publikuar sot reportazhin e shkurtër për dëmtimet që po i shkaktohen zonës së mbrojtur të Zall-Gjoçajt nga ndërtimi i hec-eve Sekë dhe Zais nga firma koncensionare “Seka Hydropower”. Përballë natyrës së pashoqe të Parkut, vlerave të tij unike të bio-diversitetit dhe domosdoshmërisë së burimeve ujore për jetesën e banorëve dhe qënieve të tjera të gjalla i kundërvihen imazhet e fadromave gërryese të cilat po shkaktojnë dëme të parikuperueshme në mjedis.

Për më shumë informacione rreth çështjes së Zall-Gjoçaj, përpjekjes së vazhdueshme të banorëve për ta mbrojtur atë park mund të lexoni protestës së tyre në fshat,Zall-Gjoçaj dhe në Mat. Për të lexuar mbi vazhdimësinë e seancave gjyqësore mund të klikoni këtu dhe këtu, ndërsa për dëmtimet që i ka shkaktuar firma koncensionare “Seka Hydropower” edhe gjatë pandemisë mund të klikoni këtu

  • Post comments:0 Comments

Lini një përgjigje