Covid-19- përditësime

Mariana Syla | 06.04.2020 | nyje.al 

Ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale në komunikimin e përditshëm sot bëri me dije se në 24 orët e fundit në Shqipëri u testuan 175 individë, nga të cilët 16 rezultojnë pozitiv duke e çuar kështu në 377 numrin e të prekurve nga Covid-19. Numri i të shëruarve ka arritur në 116. Nga të dhënat zyrtare në shërbimin infektiv në Tianë ndodhen të shtuar 66 pacientë, ku 5 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 7 pacientë po marrin trajtim në spitalin e mushkrive “Shefqet Ndroqi”. Harta e të prekurve është zgjeruar Shkodër, Tiranë dhe Has.
Autoritetet shtetërore vazhdojnë të apelojnë sërish për zbatimin e masave të distancës sociale edhe brenda rretheve familjare ku këshillohet të shmangen vizitat e çfarëdolloj arsyeje.

Shpërndarja e personave të prekur me Covid-19 sipas qyteteve
Tiranë – 177
Durrës – 38
Elbasan – 10
Fier – 26
Rrogozhinë – 4
Berat – 2
Korçë – 16
Kavajë – 8
Lushnjë – 5
Vlorë – 5
Pukë – 4
Lezhë – 14
Has – 12
Krujë – 5
Tropojë – 4
Mirditë – 3
Shkodër – 44

Ndërkohë në Kamëz sipas deklaratës së kryetarit Rakip Suli që prej marrjes së masave për COVID-19 janë shpërndarë gjithsej në 2480 familje të zonës pako ushqimore me produktet bazike (24 kg miell, 4 kg oriz, 4 kg makarona, vaj, sheqer dhe 5 kg fasule) dhe 5 kg detergjentë, rezerva të përllogaritura për 20 ditë. Familjet që janë asistuar nga Bashkia i përkasin kategorisë së atyre që marrin ndihmë ekonomike, familjet e prekura nga tërmeti i nëntorit të vitit 2019, dhe familje të tjera në kushte të vështira jetese. Nuk kanë munguar kërkesat e shumta nga familjet e komunitetit rom të cilët si në çdo rast tjetër të vështirë social janë të parët që goditen dhe e pësojnë dyfish nga ana ekonomike dhe shëndetsore, dhe janë të fundit që marrin përgjigje dhe zgjidhje institucionale. Bashkia Kamëz na informon që deri më datë 5 prill janë ndihmuar rreth 220 familje të këtij komuniteti.

Qendra e qytetit, hapësirat rreth e rrotull saj dhe pazari i Kamzës janë dizinfektuar. Ndërkohë të pakta janë aktivitetet që zhvillohen nëpër rrugët kryesore të tij, dikur të zhurmshme e të mbipopullura.
Qytetarët vazhdojnë të “pësojnë” urdhrat e izolimit në shtëpi. Megjithatë, ka mes tyre që nuk ndjejnë “frikë” as nga virusi dhe as nga autoritetet. Në disa lagje të qytetit janë rikthyer sërisht grupet e hershme shoqërorë të djemve tashmë të kthyer nga emigracioni, të cilët grumbullohen në pamundësi për të punuar apo kryer aktivitete të tjera.

  • Post comments:0 Comments

Lini një përgjigje