Digjet sërish makineria e firmës që po ndërton HEC-in në Zall Gjoçaj

nyje.al | 08.01.2021

Njoftimet zyrtare kanë bërë të ditur faktin e djegies së një prej makinerive të ndërtimit të hec-it në Parkun Kombëtar Zall Gjoçaj. Diga tashmë është pothuajse e përfunduar duke e devijuar rrjedhën e lumit. Si shkak i punimeve ka humbur cilësia e ujit dhe është shkatërruar mjedisi. Pak metra prej digës kompania ka gardhuar dhe zonën duke pretenduar gjithashtu se nuk lejohet kalimi dhe filmimi i ecurisë së punimeve. Ndërkohë AKZM nëpërmjet një studimi propozon që zona ku po ndërtohet, pjesë e Parkut Lurë-Mali i Dejës të jetë jashtë rrjetit të zonave të mbrojtura.

  • Post comments:0 Comments

Lini një përgjigje