05.02.2022 | nyje.al
Bllokimi i Unazës së Madhe ishte akti i rradhës i banorëve të Paskuqanit, si mesazh ndaj institucioneve që për një rrugë po i nxjerrin nga shtëpia pa asnjë informacion se çdo të ndodhë me ta.
Policia e Rendit u përpoq të mos lejonte ndalimin e qarkullimit, duke pasur përplasje me banorët. Përpos debateve, forcat policore përdorën dhe forcën për ti shtyrë ata nga rruga.
Projekti i devijuar në Lotin 4 të Unazës së Madhe sjell shembjen e rreth 120 shtëpive në veri të Lumit të Tiranës. Banorët prej vitesh në proces legalizimi kërkojnë të dëmshpërblehen.
Rruga mbeti e bllokuar për më shumë se një orë dhe pati mirëkuptim të drejtuesëve të automjeteve. Banorët, në kërkim të së drejtës, paralajmëruan përshkallëzim të protestave.
04.02.2022 | 18:15