Kryebashkiaku Suli padit në SPAK paraardhësin Mziu, banorët e Laknasit: “Avokati i bashkisë të vijë në gjyqin tonë dhe të thotë të vërtetën”

Ronald Qema | 27.01.2021 | nyje.al
Banorët e Laknasit vazhdojnë betejën e tyre në mbrojtjen e Plepave të Brukës, nga shkatërrimi dhe ndërtimi i thertores. Ata zhvilluan sot një takim me Kryetarin e Bashkisë Kamëz, për të diskutuar rreth qëndrimit të Bashkisë ndaj ndërhyjes në Pyllin e Brukës. Kryetari i Bashkisë Kamëz, Z.Rakip Suli njoftoi se ka depozituar një padi në SPAK ndaj ish-Kryetarit Z.Mziu për shpërdorim detyre si shkak i miratimit të lejes së zhvillimit që i ka lëshuar shoqërisë “BioProduct” shpk, me pronar Bledar Dacin.


Argumenti kryesor mbi të cilën është ngritur padia është refuzimi i trefishtë nga Agjencia e Menaxhimit te Burimeve Ujore për dhënien e kësaj leje zhvillimi, refuzime të cilat administrata e kaluar nuk i ka marrë parasysh.  Në takim u kërkua që avokati i bashkisë, të marrë pjesë në procesin që vetë banorët e kanë iniciuar në Gjykatën Administrative të Apelit, e të argumentojë këto paligjshmëri. Në vazhdim, ngelet për tu pritur vendimi që Gjykata Administrative e Apelit do të marrë dhe cili do të jetë roli që administrata e Sulit do të mbajë përgjatë këtij procesi.

 

  • Post comments:2 Comments

This Post Has 2 Comments

Lini një përgjigje