Fëmijët e Revolucionit

I lanë lojërat, librat, rrëmbyen maskat
Për të fshehur fytyrën (jo frikën)
U dolën përballë terminatorëve të regjimit
Kokë-e-këmbë armatosur
Për të mbytur me re gazi lotsjellës ëndrrat e tyre të bardha
Që janë si ëndrrat e prindërve të tyre, lënë përgjysmë
Për një Atdhe më të mirë, që nuk i dëbon.
Asgjë ska ndryshuar.
Në horizontin e vjedhur duket veç tym, dhe gaz lotsjellës.
Mes gërmadhave të së vjetrës që shembet
Lulëzon e reja (doemos)
Nga hiri i qytetit që nuk ju përket
Lind shpresa se do t’ja dalin
Të mos hipin gomonet.
Mes tymit, një dritë
Fishekzajrret e Shqipërisë së re
Qe po latohet nga duart e brishta të fëmijëve të revolucionit
I lanë lojrat e fëmijërisë për të luajtur demokracish
Dhe shishet e CocaCola-s i bënë molotov
Lodrat e gomës u zëvnedësuan me plumba gome, me shkopinj gome,
Mbi gjymtyrët dhe shpinat e tyre të njoma
Që e provuan se çdo të thotë të jesh në anën e drejtë
Shumë herët
Loja-luftash për të ardhmen e tyre
Që e shitën pa lindur ende ata,
Të rriturit që duhet ta ruanin
E sot i quajnë vandalë vajzat dhe djemtë në barrikadë
I lanë lojërat “doktorash” për të mjekuar shokët e plagosur në barrikadë
Nga shtazët e pa shpirt, veshur me të zeza,
Që marrin shënjestër filizat e njomë të këtij vendi.
(Gjuetarët e vjetër, tregonte im’ gjysh, nuk i vrisnin kaprojtë dhe pëllumbat)
I mjerë është ai udhëheqës, që mbyt fëmijët e kombit të tij,
Me kamxhikun e pushtetit që ju besua për t’i ruajtur
Fëmijët e revolucionit,
Që mbi shpatullat e tyre të brishta, rëndon pesha dhe shpresa e një kombi.

Renaldo Salianji | 11.11.2026

  • Post comments:0 Comments

Lini një përgjigje