Situata pas tërmeti e familjes Lukaj

Ronald Qema | Marjana Syla | 22.01.2020 

Që prej datës 26 nëntor të vitit 2019, shumë pak ka ndryshuar situata e familjarëve të goditur nga tërmeti në Kamëz. Madje në disa raste, për shkak të mungesës së vëmendjes dhe ndërhyrjes institucionale (jo asaj mediatike) gjendja e tyre është përkeqësuar. Në kushte mbijetese vazhdon të jetojë zonja Mimoza Lukaj e cila banon prej 18 vitesh në zonën e bregut të lumit në Zallmner bashkë me dy vajzat e mitura dhe bashkëshortin e saj. Gjatë takimit me banoren, ajo u shpreh se punonjësit e bashkisë Kamëz kanë ardhur dhe kanë verifikuar dëmet në shtëpinë e saj, por nuk ka ende asnjë lajm prej tyre.
Përveç problemeve me tërmetin, banorja ankon dhe pamundësi për t’ia dalë mbanë jetesës. Më shumë i vuan pengesat ekonomike për të shkolluar dy vajzat e saj. Njëra në moshën 5 vjeçare dhe tjetra 9 vjeçe, jetojnë brenda oborrit të shtëpisë së tyre. Asnjëra nuk e ka mundësinë të shkojë në kopësht a në shkollë. Nëna e tyre ankohet duke filluar që nga nevojat më bazike për rroba dhe ushqim, e deri te librat e mjetet e tjera shkollore që do i duhen në vazhdimësi. Për më shumë materiali më poshtë:

  • Post comments:0 Comments

Lini një përgjigje