Adriana S. Prishtina | 05.12.2019 | nyje.al
Saturni Pas Darke (Versioni i Dytë), 2017, Zinni Veshi, https://www.zinniveshi.com/
Shkrimtari Agron Tufa detyrohet me u largu nga vendi për shkak të kërcnimeve të vazhdueshme të hapuna ndaj tij për punën studimore në kërkim të së vërtetës. Kërcnime edhe direkt nga kuvendi i Shqipnisë. Në Shqipninë demokratike. Shënojmë vjetin 2019.
Po pres nji reagim nga shkrimtarët e Kosovës, nji za të bashkuem në mbështetje të shkrimtarit dhe po pres nji revoltë të mbetun borxh me dekada ndaj sistemit politik në Shqipni që mbron kërcnuesit, sepse kërcnuesit janë sistemi. Nuk jemi larg prej këtij sistemi as në Kosovë. Veç që te na hala kurrkush nuk i ka hi sinqerisht thellë kërkimit të së vërtetës. Pra, veç jemi pak mbrapa me kohë.
A nuk ishim ne populli që i bashkon vuejtja e i ban nji? Vuejtja jote edhe e jemja. Kërcnimi i jetës tande edhe i jemi. Po, nëse s’flet shkrimtari për popullin, kush ka me folë?
Po pres, e po pres, e po pres.
Pse heshtin shkrimtarët e Kosovës?
Sepse, janë ideologjik?
Sepse, janë politik?
Sepse, Shqipnia asht veç varg patriotik?
Oh, mos më thueni sepse, Enveri që vrau Shqipninë dhe aj që u adhurue në Kosovë nuk ishin i njajti. A thue hala s’e kena tejkalue kit mashtrim?
Pse heshtin shkrimtarët?
Nashta sepse, nuk e dijnë që po presin rendin e tyne.
Janë pak ata që nuk heshtin. Por shyqyr që janë. Ama, janë pak. Aq pak janë, sa që të shkepun nëpër hapësinë si mos me kenë hiç. Shkrimtarët bashkohen kohë mas kohe rreth çmimeve, në panaire, në festivale, disa edhe në anëtarësime shoqatash ose/dhe partish. Por, që janë të ndamë edhe aty e dëshmon fakti që sot po heshtin, shumica. Nashta pyetja pse heshtin shkrimtarët asht gabim. Sepse, kur shkrimtarët heshtin, ata ma nuk janë shkrimtarë.
Sikur t’i kish ndodh diçka e tillë ndonji shkrimtari në ndonji vend tjetër të Evropës, kam njifarë ndjenje që e kishim mbushë facebookun me “je suis”. Nashta, Agron Tufa ka faj, se nuk priti me e vra. E tani na i kishim nxjerrë lotët dhe vargjet tona patriotike. A po nashta as atëherë jo, sepse i keni harxhu lotët për Agollat e të tillët.
Pse heshtin shkrimtarët? Nashta s’dojnë me heshtë. Por, nuk dijnë qysh. As un nuk di qysh, përveç qysh e kam mësue prej tjerëve para meje të cilët për shembujt që kanë dhanë, kanë dhanë edhe jetën. Me nënshkrimin e kësaj letre un deklaroj që kërcnimet ndaj shkrimtarit Agron Tufa janë kërcnime edhe ndaj meje dhe lirisë së çdo njeriu, dhe e baj të qartë që politikat e tilla kërcnuese të mbrojtuna me sistem janë çashtje që i marr personalisht, sepse nuk lejoj askend me ma cenu lirinë.
Lapsi plumba s’shkrepë, por lapsi që shkruen të vërtetat pushtete ka rrxue dhe e di që kjo frikëson ata që dojnë me mbajtë gjallë pushtetin e frikës dhe mohimit të së vërtetës, por përgjigjja jeme ndaj tyne asht: o të mjerë, lapsi dorë ndërron, por fjala që len mas vetes nuk vritet.
Lapsi ynë ka mbijetu kohë edhe ma të frikshme, e bash qato kena me i nxjerr në dritë për me kallxue sa të pafuqishëm e të mjerë jeni në fakt, edhe kur s’naleni tue lehë kërcnime poshtë e naltë. Na do të rrxohemi nji nga nji për të vërtetën, nëse asht nevoja, por s’keni me mujtë me na i rrxue fjalët. Ju ama, kur të vjen dita, keni me u rrxue krejt bashkë e fjalët e jueja kena me i ruejt mos me ju harru kurrë, e me ua mësue kush ishit brez mas brezi fëmijëve tanë dhe fëmijëve t’juej. Sepse, harresa asht arma juej. E me kujtesë të vazhdueshme do t’ju çarmatojmë, s’ka lidhje në çfarë toke do të kemi thye kambët. Qysh e tha Musine Kokalari atëherë:
“Unë s’jam fajtore.”…”Unë jam nxënëse e Sami Frashërit. Me mua ju doni të dënoni Rilindjen”. Por, nuk mujtët. Dhe s’keni me mujtë.
Dhe, ja ku keni fjalët e saja sot, ma të gjalla se kurrë, në lapsin tem, edhe pse ia lidhët durtë asaj