nyje.al | 01.12.2019
Përkthehet në shqip dhe pubikohet online manuali i ndihmës së parë psikologjike nga organizata kosovare Social Lab, në Prishtinë. Përkthyes, redaktorë dhe dizenjatorë nga Kosova dhe Shqipëria bashkëpunuan për të sjellë në shqip në kohë rekord udhëzuesin që informon sesi jepet ndihma e parë psikologjike ndaj njerëzve që kanë përjetuar tronditje nga ngjarje jetësore apo fatkeqësi natyrore.
Ky manual garanton në mënyrë të përmbledhur informacionin mbi mënyrën e qasjes ndaj tjetrit që ka nevojë. Në të sqarohet se kujt, kur dhe ku mund dhe duhet t’i ofrohet mbështetja sociale dhe ajo psikologjike.
Shumë vullnetarë, me apo pa formim në psikologji kanë më shumë se 5 ditë tashmë që japin ndihmën e tyre në zonat e dëmtuara nga tërmeti i datës 26 nëntor në qarkun e Tiranës, Durrësit dhe Lezhës. Prandaj, për arsye të nevojës që ka lindur tani dhe domosdoshmërisë për të qenë të përgatitur për situata të ngjashme, e gjejmë të arsyeshme publikimin e këtij manuali edhe në platformën tonë.
Për ta shkarkuar klikoni në linkun këtu.
Për ta shkarkuar klikoni në linkun këtu.
Numri i leximeve: 3 882