Protesta e banorëve të Laknasit për “Plepat e Brukës”

nyje.al | 06.10.2019 Zona e quajtur “Plepat e Brukës” ndodhet në Laknas, mes për mes të cilës kalon lumi i Tiranës me të gjitha papastërtitë e tij. Pavarsisht emërtimit kadastral të saj, banorët e konsiderojnë si zonën e vetme pyjore të Laknasit, kjo për shkak se pas rënies së regjimit diktatorial e deri më sot komuniteti përreth ka kultivuar dhe ka mbjellë në të pemë decorative dhe frutore. Arsyet e mirëmbajtjes janë të shumta sipas atyre: për konsum të banorëve të zonës, për ajër të pastër për shkak të papastërtive që sjell lumi, si dhe për t’u ruajtur nga rrëshqitjet e dheut dhe rrezikimit që mund t’u kanoset banesave përreth.Janë përafërsisht  150 banorë që jetojnë në këtë lagje, të cilët vetëm në shkurt të vitit 2019 janë vënë në dijeni që kjo hapësirë publike në pronësi të bashkisë Kamëz do të kthehej shumë shpejt në një biznes privat, të cilin jo vetëm që nuk do të kishin më të drejtë për ta përdorur, por që do të zhvillohej në të aktivitet tregtar që do të rrezikonte pyllin. Reagimet e tyre bëhen publike për herë të parë në denoncimin që bëjnë në një nga televizionet kombëtare (link).  Sipas informacioneve të banorëve konfirmohet se janë përpjekur të takojnë ish-kryetarin e bashkisë Xhelal Mziun në shkurt të 2019-s, i cili ka refuzuar takimin me ta. Interesimi i tyre për të kuptuar më mirë se çfarë do të ndodhte me “Plepat” do të pasohej me takime me zyrtarë të tjerë shtetëror, ndër ta dhe me prefektin e qarkut të Tiranës. Shumë ankesa janë dërguar në zyrën e informacionit në Kamëz dhe në Ministrinë e Mjedisit, por nuk u është dhënë zgjidhje. Në përplasjet e mëparshme që kanë ndodhur në ketë zonë mes policisë dhe banorëve, disa prej tyre janë arrestuar dhe shoqëruar në komisariat, fakt ky që ka shkaktuar tkurrjen e rezistencës fizike nga burrat në vazhdim të protestave. Banore e zonës “Plepat e Brukës” gjatë protestës në Laknas, 5 tetor, 2019, Kamëz Si rezultat i përballjes disa mujore, ditën e shtunë, me datë 5 tetor, në orën 09.15 pranë “Plepave” janë shfaqur punonjësit  dhe policia private të urdhëruar për të nisur rrethimin e zonës. Të gjendur në befasi, banorët janë mbledhur për të ndaluar ndërhyrjet në “Plepat”. Nga terreni dy zonja shprehen se janë kthyer urgjentisht nga qendra shëndetësore pa marrë mjekimin vetëm për shkak të domosdoshmërisë për të qenë të pranishme në përballje me policinë. “Burrat sa herë që kanë tentuar të bëjnë rezistencë kundër policisë na i kanë shoqëruar në komisariat, ndaj sot vendosëm që ta mbronim me trupin tonë dhe fëmijët”- shprehet një nga gratë e protestës. Një tjetër banor dëshmon se janë zënë në befasi, pasi nuk e prisnin ardhjen e tyre. “Javën e kaluar arritëm të takonim kryetarin aktual të bashkisë, Rakip Sulin dhe ai na garantoi që për një muaj nuk do të ketë asnjë ndërhyrje as nga autoritetet shtetërore dhe as nga subjekti privat. Sot, pa kaluar një javë gjejmë para oborreve tona një gardh policor që kërkojnë të hyjnë me forcë në zonën e Plepave”. Sipas informacionit zyrtar të bashkisë Kamëz, bëhet me dije se të pranishëm në vendin e ngjarjes nuk kanë qenë punonjës nga policia bashkiake dhe as punonjës të bashkisë, por punonjës të përmbarimit, Policia e Rendit dhe forcat speciale “Shqiponjat”. Në vazhdimësi Bashkia është shprehur se do të shqyrtojë ngjarjen dhe të hetojë procesin e dhënies me qera të zonës së “Plepave të Brukës” nga kryetari paraardhës.Lidhur me ngjarjen e 5 tetorit ka reaguar dhe i vëllai i pronarit, Z. Agim Daci, i pranishëm për njëfarë kohe në protestën e ditës së djeshme, i cili gjatë fjalës së tij thekson se kanë respektuar rregullat ligjore dhe kanë qenë gjatë gjithë kohës transparentë ndaj banorëve të zonës: “ Ne kemi folur me 2-3 persona dhe nuk kanë pasur pretendime. Vetë pronari i biznesit privat ka ardhur disa herë, dhe banorët i kemi vënë në dijeni që do të ndërtohet ky biznes. Është agro-turizëm, kjo që do të ndërtohet do të jetë një fermë, një restorant dhe një hapësirë që do t’i shërbejë vetë fermës. Hapësira që do të merret do të jetë 1.2 hektarë gjithsej. Ne kemi qenë transparent dhe jemi ulur me cilindo që ka dashur të flasë, unë kam qenë vetë prezent, dhe ne kemi folur hapur. “ (link: http://www.oranews.tv/article/protesta-kunder-thertores-vellai-i-pronarit-do-ndertohet-nje-ferme-dhe-restorant-agroturizem) Banorët kanë të tjera pretendime në lidhje me “transparencën” e biznesit privat dhe bashkisë Kamëz. Ata, që në fillim të protestave të tyre (shkurt 2019) janë shprehur se kanë marrë dijeni për projektin vetëm në momentin kur biznesi privat është paraqitur në zonë për të zhvilluar punimet. Një tjetër fakt që vë në dyshim deklaratat e mësipërme mbi “rregullsinë” dhe “transparencën” është edhe fshehja e informacionit zyrtar të kalimit të pronës së bashkisë  në përdorim të subjektit “Bioproducts”. Aktivistët e Grupit ATA, i janë drejtuar Bashkisë Kamëz që prej muajit shkurt me kërkesa për informacion në bazë të ligjit “Për të drejtën e informimit” me objekt vënien në dispozicion të vendimit të këshillit bashkiak që transferonte pronën publike ndaj privatit dhe kopjen e kontratës së qirasë nënshkruar nga ish-kryetari Xhelal Mziu dhe administratorit të shoqërisë  “Bioproducts shpk”, Z. Bledar Daci. Pas refuzimit disa mujor nga ana e bashkisë për të vënë në dispozicion informacionin publik të mësipërm që duhej ta kishin publikuar pa qenë nevoja për të bërë kërkesa paraprake, Bashkia Kamëz gjobitet me gjobë në vlerën e 150 000 lekë për shkak të refuzimit pikërisht të këtij informacioni. (lexo më shumë për këtë çështje artikullin http://www.nyje.al/gjobitet-administrata-e-bashkise-kamez-nepunesit-nuk-protokollojne-kerkesat-e-qytetareve/). Me rëndësi gjithashtu është fakti se për të shtënë në dorë këtë informacion, përpos peripecive burakratike, janë dashur 5 muaj në total, kohë e cila tejkalon çdo afat ligjor, e që rëndon pozitat e çdo qytetari dhe gazetari. Edhe sot, në website-in vendime.al, në të cilin presupozohet të gjenden të gjitha vendimet e këshillit bashkiak të Kamzës, vendimi me nr. 144, datë 19.12.2018 nuk është i publikuar. Aty gjendet vendimi nr. 143, dhe 145 e me rradhë, por jo ai 144, gjë … Continue reading Protesta e banorëve të Laknasit për “Plepat e Brukës”