{"id":28473,"date":"2025-05-08T16:48:51","date_gmt":"2025-05-08T14:48:51","guid":{"rendered":"https:\/\/nyje.al\/?p=28473"},"modified":"2025-05-08T18:19:29","modified_gmt":"2025-05-08T16:19:29","slug":"ka-vetem-autoritarizem-dhe-pluralizem-politik-pervecse-ka-kapitalizem","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/nyje.al\/sq\/ka-vetem-autoritarizem-dhe-pluralizem-politik-pervecse-ka-kapitalizem\/","title":{"rendered":"Ka vet\u00ebm autoritariz\u00ebm dhe pluraliz\u00ebm politik, p\u00ebrve\u00e7se ka kapitaliz\u00ebm"},"content":{"rendered":"<div data-elementor-type=\"wp-post\" data-elementor-id=\"28473\" class=\"elementor elementor-28473\">\n\t\t\t\t<div class=\"elementor-element elementor-element-2fb4405 e-flex e-con-boxed wpr-particle-no wpr-jarallax-no wpr-parallax-no wpr-sticky-section-no wpr-equal-height-no e-con e-parent\" data-id=\"2fb4405\" data-element_type=\"container\" data-e-type=\"container\">\n\t\t\t\t\t<div class=\"e-con-inner\">\n\t\t\t\t<div class=\"elementor-element elementor-element-29b6c08 elementor-widget elementor-widget-text-editor\" data-id=\"29b6c08\" data-element_type=\"widget\" data-e-type=\"widget\" data-widget_type=\"text-editor.default\">\n\t\t\t\t<div class=\"elementor-widget-container\">\n\t\t\t\t\t\t\t\t\t<p style=\"text-align: left\"><span style=\"font-family: georgia, palatino, serif;font-size: 14pt\"><strong><span style=\"color: #800000\">Pavjo Gjini | 08.05.2025 | nyje.al<\/span><\/strong><\/span><\/p><p style=\"text-align: justify\"><span style=\"font-weight: 400;font-family: georgia, palatino, serif;font-size: 14pt\">N\u00eb vitet \u201980, disa studiues filluan ta em\u00ebrtojn\u00eb faz\u00ebn e kapitalizmit q\u00eb po merrte hov n\u00eb Per\u00ebndim fal\u00eb politikave neoliberale si \u201ckapitaliz\u00ebm i \u00e7organizuar\u201d. Ky lloj i kapitalizmit shoq\u00ebrohej me: zhb\u00ebrjen e marr\u00ebveshjeve nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr stabilizimin e flukseve financiare dhe n\u00ebnshkrimin e marr\u00ebveshjeve t\u00eb reja p\u00ebr tregtin\u00eb e lir\u00eb dhe heqjen e barrierave tarifore, \u00e7montimin e rolit t\u00eb shtetit n\u00eb kontrollin e kapitaleve dhe orientimin e tyre, \u00e7montimin e t\u00eb drejtave dhe organizimit t\u00eb pun\u00ebtor\u00ebve n\u00eb vendin e pun\u00ebs, dhe \u00e7montimin e nj\u00eb s\u00ebr\u00eb mekanizmash p\u00ebr mbrojtje sociale. D\u00ebshira mbizot\u00ebruese ishte ajo p\u00ebr liri individuale sip\u00ebrmarr\u00ebse pa shtr\u00ebngesa dhe orientime shtet\u00ebrore, liri kjo deri n\u00eb \u00e7organizim.\u00a0<\/span><\/p><p style=\"text-align: justify\"><span style=\"font-weight: 400;font-family: georgia, palatino, serif;font-size: 14pt\">N\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e viteve \u201990 kjo d\u00ebshir\u00eb ishte edhe m\u00eb e theksuar sesa n\u00eb Per\u00ebndim p\u00ebr shkak t\u00eb dhun\u00ebs pakufi t\u00eb diktatur\u00ebs. PD-ja erdhi asokohe n\u00eb pushtet edhe fal\u00eb k\u00ebsaj d\u00ebshire, mir\u00ebpo d\u00ebshirat dalin edhe si zhgj\u00ebnd\u00ebrr kur realizohen. Liria e pakufi e sip\u00ebrmarrjes &#8211; nj\u00eb d\u00ebshir\u00eb e mbar\u00ebshtuar me kujdes nga direktivat e FMN-s\u00eb dhe Bank\u00ebs Bot\u00ebrore me disiplinimin ekstrem t\u00eb financave publike p\u00ebr t\u00eb mbajtur n\u00ebn kontroll inflacionin, direktiva k\u00ebto t\u00eb aplikuara me p\u00ebrul\u00ebsi nga t\u00eb gjitha qeverit\u00eb shqiptare &#8211; arriti kulmin me iden\u00eb e kapitalizmit si nj\u00eb sistem aq magjik sa arrin t\u00eb prodhoj\u00eb lek nga leku pa kontributin e pun\u00ebs, d.m.th. skemat piramidale. P\u00ebrmasa magjike e kapitalizmit ishte pohuar n\u00eb fakt q\u00eb prej Adam Smithit, me iden\u00eb se tregu funksionon si nj\u00eb dor\u00eb e padukshme, dhe sipas neoliberal\u00ebve t\u00eb viteve \u201880, sa m\u00eb shum\u00eb ta \u00e7rregullojm\u00eb at\u00eb aq m\u00eb shum\u00eb do t\u00eb vet\u00ebrregullohet ai, ngjash\u00ebm si\u00e7 flet Agron Shehaj n\u00eb k\u00ebt\u00eb fushat\u00eb.<\/span><\/p><p style=\"text-align: justify\"><span style=\"font-weight: 400;font-family: georgia, palatino, serif;font-size: 14pt\">PS-ja erdhi n\u00eb pushtet n\u00eb 1997 duke e reduktuar shpjegimin e dhun\u00ebs dhe kaosit t\u00eb shkaktuar nga liria kapitaliste e pakufi n\u00eb argumentin se ato ishin ve\u00e7se probleme t\u00eb ish-Presidentit Berisha t\u00eb lidhura me prejardhjen e tij nga zona t\u00eb pandehura me kultur\u00eb dhune t\u00eb shfrenuar. Nga ana tjet\u00ebr, te PS-ja njer\u00ebzit shihnin nj\u00eb tradit\u00eb m\u00eb t\u00eb gjat\u00eb t\u00eb garantimit t\u00eb rendit, qoft\u00eb ky n\u00eb kurriz t\u00eb liris\u00eb. Mes rendit dhe liris\u00eb n\u00eb kushtet e 1997, trash\u00ebgimia e t\u00eb par\u00ebs shihej m\u00eb e domosdoshme. Mir\u00ebpo, rendi i ardhur nga qeverisja e PS-s\u00eb ishte rinisje e rendit t\u00eb politikave t\u00eb FMN-s\u00eb dhe BB-s\u00eb: tkurrje shpenzimesh publike, liberalizim dhe hapje tregjesh, privatizime t\u00eb sektor\u00ebve strategjik\u00eb, etj. E par\u00eb retroaktivisht, edhe p\u00ebr\u00e7arjet e brendshme n\u00eb PS p\u00ebrgjat\u00eb periudh\u00ebs 1997-2005, t\u00eb njohura si p\u00ebrplasjet mes reformator\u00ebve dhe konservator\u00ebve, ishin t\u00eb ngecura n\u00eb fundin e viteve \u201980 dhe n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dilem\u00eb q\u00eb tentonte t\u00eb mir\u00ebmbante Ramiz Alia pa arritur ta zgjidhte: si duhej t\u00eb pozicionohej nj\u00eb parti e rendit dhe e socializmit n\u00eb kushtet e kapitalizmit t\u00eb \u00e7organizuar? Berisha ka ardhur n\u00eb pushtet n\u00eb 2005 edhe fal\u00eb faktit se PS-ja nuk ka arritur t\u2019i jap\u00eb dot p\u00ebrgjigje asaj dileme, pa\u00e7ka se, si p\u00ebr ironi, kjo e fundit ishte n\u00eb pushtet.<\/span><\/p><p style=\"text-align: justify\"><span style=\"font-weight: 400;font-family: georgia, palatino, serif;font-size: 14pt\">Si\u00e7 e ka argumentuar Blendi Kajsiu, ligj\u00ebrimi anti-korrupsion i konsoliduar pik\u00ebrisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb 1997-2005, ilustruar me iden\u00eb e Nanos p\u00ebr \u201cKatarsis\u201d n\u00eb radh\u00ebt e qeveris\u00eb s\u00eb tij dhe me sloganin e PD-s\u00eb \u201cMe duar t\u00eb Pastra\u201d, u ngrit si argument i fort\u00eb p\u00ebr t\u00eb \u00e7montuar dhe privatizuar m\u00eb tutje sektor\u00ebt e m\u00ebdhenj t\u00eb energjetik\u00ebs, telekomunikacionit, hidrokarbureve, e me radh\u00eb. Liberalizimi dhe hapja e tregjeve t\u00eb reja n\u00eb periudh\u00ebn 2005-2009, ashtu si vazhdimi i privatizimeve t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb filluara tashm\u00eb nga qeveria Nano, p\u00ebrfaq\u00ebsonin n\u00eb fakt vazhdimin e t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs linj\u00eb t\u00eb viteve \u201990, me p\u00ebrgjigjen: mesa duket efektet an\u00ebsore t\u00eb liris\u00eb pakufi n\u00eb sip\u00ebrmarrje zgjidhen edhe me m\u00eb shum\u00eb hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr lirin\u00eb sip\u00ebrmarr\u00ebse. Pasojat dihen: privatizimi i d\u00ebshtuar i shp\u00ebrndarjes s\u00eb energjis\u00eb te \u00e7ez, privatizimi likuidues i Armos dhe Albpetrolit, privatizimi i plot\u00eb i telefonis\u00eb dhe oligopoli aktual me \u00e7mime t\u00eb kripura, shp\u00ebrthimi i pa kontrolluar i universiteteve private, koncesionet n\u00eb nd\u00ebrtimin e HEC-eve q\u00eb grabisin ujin e fshatar\u00ebve, e k\u00ebshtu me radh\u00eb.\u00a0<\/span><\/p><p style=\"text-align: justify\"><span style=\"font-weight: 400;font-family: georgia, palatino, serif;font-size: 14pt\">Kjo liri e pakufi e dekad\u00ebs s\u00eb viteve 2000, ndryshe nga ajo e viteve \u201890 e cila e kaploi me eufori t\u00eb gjith\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb, tashm\u00eb ishte m\u00eb e strukturuar dhe filloi t\u00eb jepte efektin e saj strukturor: pabarazit\u00eb ekonomike. Nd\u00ebrkoh\u00eb rritja e madhe ekonomike e Shqip\u00ebris\u00eb deri n\u00eb 2009 do t\u00eb ngadal\u00ebsohej si pasoj\u00eb e kriz\u00ebs financiare globale, ngadal\u00ebsim i cili vazhdon deri n\u00eb dit\u00ebt e sotme.\u00a0<\/span><\/p><p style=\"text-align: justify\"><span style=\"font-weight: 400;font-family: georgia, palatino, serif;font-size: 14pt\">Rama erdhi n\u00eb pushtet n\u00eb 2013 fal\u00eb nj\u00eb s\u00ebr\u00eb sh\u00ebnjuesish q\u00eb adresonin pik\u00ebrisht k\u00ebt\u00eb pabarazi: taksim progresiv, sh\u00ebndet\u00ebsi falas, mbrojtje e mjedisit, kontroll n\u00eb tregjet spekuluese, etj. Mir\u00ebpo, n\u00eb pushtet ishte po aq impotent p\u00ebr t\u00eb ndryshuar raportet ekonomike t\u00eb forcave sa qeveria Nano. Pabarazit\u00eb u theksuan edhe m\u00eb shum\u00eb, kapitali u p\u00ebrqendrua edhe m\u00eb shum\u00eb, shpenzimet publike u ul\u00ebn edhe m\u00eb shum\u00eb, privatizimet dhe koncesionet vazhduan edhe m\u00eb shum\u00eb, dhe sigurisht shteti u dob\u00ebsua edhe m\u00eb shum\u00eb. Aq sa nj\u00eb sh\u00ebnjues i ri tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb futur n\u00eb ligj\u00ebrim, \u201cOligarkia\u201d. Pavar\u00ebsisht se ka mosmarr\u00ebveshje mbi p\u00ebrkufizimin e tij, gjithsesi qarkullimi i gjer\u00eb i k\u00ebtij termi tregon p\u00ebr domosdoshm\u00ebrin\u00eb e nj\u00eb koncepti t\u00eb ri p\u00ebr t\u00eb shpjeguar nj\u00eb realitet i cili nuk arrihet t\u00eb shpjegohet m\u00eb me termat e korrupsionit, privatizimit, shtetit t\u00eb fryr\u00eb, e t\u00eb ngjashmit e tyre. Tregjet e hapura pa rregullimet e mjaftueshme ligjore gjat\u00eb qeveris\u00eb Berisha, u stabilizuan me rregullime ligjore m\u00eb t\u00eb gjera gjat\u00eb qeveris\u00eb Rama. Ram\u00ebs i ngeli t\u00eb rregullonte tregjet e hapura nga Berisha. E th\u00ebn\u00eb ndryshe, Berisha ka qen\u00eb gjithmon\u00eb ai q\u00eb ka hapur rrug\u00ebt t\u00eb cilat i ka p\u00ebrfunduar Nano m\u00eb her\u00ebt, dhe Rama m\u00eb von\u00eb. Berisha ka qen\u00eb gjithnj\u00eb nj\u00eb hap para tyre.<\/span><\/p><p style=\"text-align: justify\"><span style=\"font-weight: 400;font-family: georgia, palatino, serif;font-size: 14pt\">Vitet e fundit, ligj\u00ebrimi mbizot\u00ebrues opozitar argumenton se Edi Rama \u00ebsht\u00eb nj\u00eb figur\u00eb autoritare e cila kontrollon gjith\u00e7ka. Nga studiuesit e shkencave politike Shqip\u00ebria p\u00ebrkufizohet si nj\u00eb regjim hibrid dhe me elemente t\u00eb shtetit t\u00eb kapur, pra me elemente t\u00eb demokracis\u00eb, por edhe t\u00eb autoritarizmit. Mir\u00ebpo, sipas k\u00ebtij ligj\u00ebrimi opozitar t\u00eb krijohet p\u00ebrshtypja se ekzistojm\u00eb jo n\u00eb kapitaliz\u00ebm, as n\u00eb komuniz\u00ebm, por n\u00eb Ramiz\u00ebm. Ta vendos\u00ebsh mbiemrin Rama si \u00e7adr\u00ebn q\u00eb l\u00eb n\u00eb hije \u00e7do koke shqiptare dhe ta ngresh k\u00ebt\u00eb mbiem\u00ebr n\u00eb nivelin q\u00eb t\u00eb sh\u00ebnjoje nj\u00eb ideologji autoritare \u00ebsht\u00eb ta nderosh at\u00eb m\u00eb shum\u00eb se \u00e7\u2019i takon. Kryeministri aktual nuk p\u00ebrfaq\u00ebson ndonj\u00eb ideologji t\u00eb m\u00ebvet\u00ebsishme, si\u00e7 p\u00ebr shembull do t\u00eb mund t\u00eb argumentohej p\u00ebr Enver Hoxh\u00ebn. Hoxhizmi p\u00ebrfaq\u00ebsonte at\u00eb ideologji e cila ndiqte stalinizmin me iden\u00eb e nd\u00ebrtimit t\u00eb socializmit me forcat vetanake edhe n\u00eb vendet e vogla si Shqip\u00ebria, edhe pas d\u00ebshtimit t\u00eb stalinizmit n\u00eb Bashkimin Sovjetik.\u00a0<\/span><\/p><p style=\"text-align: justify\"><span style=\"font-weight: 400;font-family: georgia, palatino, serif;font-size: 14pt\">Kryeministri aktual m\u00eb shum\u00eb ndjek linj\u00ebn ideologjike neoliberale t\u00eb ilustruar me shprehjen \u201cbiznes si zakonisht\u201d. Kjo ideologji konkretisht n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00ebnkupton p\u00ebrforcim t\u00eb sektorit t\u00eb turizmit dhe atij t\u00eb nd\u00ebrtimit, privatizim t\u00eb m\u00ebtutjesh\u00ebm t\u00eb burimeve natyrore (tok\u00eb, uj\u00eb, minerale), t\u00eb sh\u00ebrbimeve publike (sh\u00ebndet\u00ebsi, arsim) dhe t\u00eb infrastruktur\u00ebs. K\u00ebto politika realizohen duke mir\u00ebmbajtur nj\u00eb fuqie pun\u00ebtore t\u00eb pakualifikuar dhe t\u00eb paorganizuar e cila tashm\u00eb po z\u00ebvend\u00ebsohet nga nj\u00eb klas\u00eb pun\u00ebtore e importuar e cila ka edhe m\u00eb pak t\u00eb drejta sesa pun\u00ebtor\u00ebt shqiptar\u00eb tashm\u00eb pa t\u00eb drejta t\u00eb garantuara n\u00eb pun\u00eb. Kryeministri Rama e gjeti veten n\u00eb mesin e k\u00ebtyre koordinatave m\u00eb shum\u00eb sesa i solli ato. Ai jo vet\u00ebm q\u00eb nuk i ka trazuar k\u00ebto koordinata, por p\u00ebrkundrazi i ka stabilizuar dhe p\u00ebrforcuar edhe m\u00eb shum\u00eb ato. T\u00eb qenit hisedar, si\u00e7 jan\u00eb njer\u00ebzit p\u00ebrreth tij me investimet strategjike p\u00ebr shembull, i k\u00ebtyre koordinatave makroekonomike nuk i trazon ato, por m\u00eb s\u00eb shumti reflekton nj\u00eb p\u00ebrfitim parazitar prej tyre.\u00a0<\/span><\/p><p style=\"text-align: justify\"><span style=\"font-weight: 400;font-family: georgia, palatino, serif;font-size: 14pt\">Me \u00e7industrializimin e vendit sektori i nd\u00ebrtimit ka qen\u00eb nd\u00ebr t\u00eb vetmit q\u00eb kanalizonte investimin e fitimeve q\u00eb rifilluan t\u00eb akumulohen pas kriz\u00ebs s\u00eb piramidave. Po ashtu, edhe sektori i turizmit ka qen\u00eb propozuar vazhdimisht q\u00eb n\u00eb fillim t\u00eb viteve 2000 nga institucionet nd\u00ebrkomb\u00ebtare financiare si sektori n\u00eb t\u00eb cilin do t\u00eb duhej t\u00eb fokusohej strategjikisht ekonomia shqiptare. N\u00eb kushtet kur nga vendet fqinje pritej t\u00eb p\u00ebrfitonin di\u00e7ka nga baza e ruajtur industriale jugosllave me investime n\u00eb prodhimin e mallrave gjysm\u00eb-t\u00eb-p\u00ebrfunduara, nga Shqip\u00ebria pritej t\u00eb p\u00ebrfitonte nga t\u00eb mirat e saja natyrale n\u00eb munges\u00eb t\u00eb baz\u00ebs industriale. Baza industriale e vendit u shkat\u00ebrrua thuajse plot\u00ebsisht nga politikat neoliberale t\u00eb viteve \u201990. Nd\u00ebrtimi i nj\u00eb baze industriale dhe investimet n\u00eb arsimin e lart\u00eb dhe at\u00eb profesional nuk u ngrit\u00ebn asnj\u00ebher\u00eb si domosdoshm\u00ebri nga Kryeministri Rama.\u00a0<\/span><\/p><p style=\"text-align: justify\"><span style=\"font-weight: 400;font-family: georgia, palatino, serif;font-size: 14pt\">Efekti kryesor i \u00e7industrializimit t\u00eb vendit dhe munges\u00ebs s\u00eb mb\u00ebshtetjes p\u00ebr kualifikimin e forc\u00ebs pun\u00ebtore, arsimin dhe bujq\u00ebsin\u00eb shkaktoi emigrim masiv dhe rritje t\u00eb kriminalitetit, t\u00eb dyja k\u00ebto si mund\u00ebsit\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr mobilitet social. Trafikimet e qenieve njer\u00ebzore dhe l\u00ebnd\u00ebve narkotive kan\u00eb bashk\u00ebekzistuar, mir\u00ebpo paralelisht, me p\u00ebrpjekjet autoritare p\u00ebr t\u00eb pasur kontrollin politik t\u00eb sektor\u00ebve ky\u00e7 politik, gjyq\u00ebsor, mediatik, ekonomik dhe shtet\u00ebror. Berisha ka patur elemente autoritare n\u00eb vitet \u201990, por \u00e7\u2019\u00ebsht\u00eb ai autoritariz\u00ebm i cili nuk ka kontroll m\u00eb s\u00eb pari mbi territorin dhe grupet kriminale. Me efektet e kriz\u00ebs financiare globale t\u00eb 2008 dhe masat shtr\u00ebnguese t\u00eb implementuara me rekomandimet nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr kontrollin e borxhit publik, Edi Rama shkoi nj\u00eb hap m\u00eb tutje se Berisha n\u00eb vitet \u201990 duke ua l\u00ebn\u00eb t\u00eb lir\u00eb territorin grupeve kriminale p\u00ebr kultivimin e kanabisit si t\u00eb vetmen m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb kishte fal\u00eb impotenc\u00ebs s\u00eb politikave t\u00eb tij ekonomike p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar fuqin\u00eb konsumator\u00eb, sidomos n\u00eb fshat dhe p\u00ebr t\u00eb mbajtur eventualisht n\u00eb k\u00ebmb\u00eb sektorin e nd\u00ebrtimit. Mir\u00ebpo, sa autoritar \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kryeminist\u00ebr i cili dor\u00ebzohet para grupeve kriminale duke th\u00ebn\u00eb \u201ch\u00ebngshin kokat e tyre\u201d.\u00a0<\/span><\/p><p style=\"text-align: justify\"><span style=\"font-weight: 400;font-family: georgia, palatino, serif;font-size: 14pt\">Problemi kryesor me ligj\u00ebrimin i cili pretendon se Rama kontrollon gjith\u00e7ka n\u00eb vend \u00ebsht\u00eb se \u00ebsht\u00eb vet\u00ebdor\u00ebzues. S\u00eb pari, n\u00ebse kryeministri kontrollon gjith\u00e7ka, mposhtja e tij \u00ebsht\u00eb e pamundur. Vet\u00eb PD-ja e pranon di\u00e7ka t\u00eb ngjashme kur i trajton disa nga ish-figurat e saj kryesore (Basha, Shehaj, nga m\u00eb t\u00eb fundit, pa llogaritur firimet gjat\u00eb dy mandateve t\u00eb para) si t\u00eb blera nga Rama. Kur tenton t\u2019i bind\u00ebsh edhe shqiptar\u00ebt se kryeministri kontrollon gjith\u00e7ka, sigurisht q\u00eb do t\u00eb t\u00eb krijohet paranoja se at\u00eb e ke t\u00eb futur fshehurazi edhe n\u00eb shtratin martesor edhe n\u00ebn \u00e7atin\u00eb e sht\u00ebpis\u00eb politike. Ta bind\u00ebsh veten se Rama t\u00eb ka penetruar deri n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb sa t\u00eb merr edhe kryetarin edhe figura t\u00eb reja premtuese \u00ebsht\u00eb nj\u00eb form\u00eb disfate e vet\u00ebshkaktuar. Paranoja q\u00eb shkakton ajo t\u2019i prish t\u00eb gjitha dinamikat brenda organizimit t\u00ebnd politik dhe t\u00eb shtyn t\u2019i akuzosh qytetar\u00ebt skeptik m\u00eb shum\u00eb sesa t\u2019i ftosh t\u00eb aderojn\u00eb n\u00eb partin\u00eb t\u00ebnde.<\/span><\/p><p style=\"text-align: justify\"><span style=\"font-weight: 400;font-family: georgia, palatino, serif;font-size: 14pt\">Autoritarizmi i Ram\u00ebs mb\u00ebshtetet shpesh me argumentin e blerjes s\u00eb figurave t\u00eb caktuara t\u00eb opozit\u00ebs. Mir\u00ebpo, blerja \u00ebsht\u00eb nj\u00eb form\u00eb e dob\u00ebt e n\u00ebnshtrimit, dhe shkon m\u00eb shum\u00eb me logjik\u00ebn liberale t\u00eb transaksionit mes dy pal\u00ebve t\u00eb barabarta dhe t\u00eb lira sesa me logjik\u00ebn e nj\u00eb autoritarizmi t\u00eb dhunsh\u00ebm. N\u00ebse t\u2019i ka bler\u00eb, kjo tregon se n\u00eb ty mbruheshin subjekte t\u00eb gatshme p\u00ebr t\u2019u shitur. Nj\u00eb tjet\u00ebr disfat\u00eb e vet\u00ebshkaktuar kjo. Nd\u00ebrkoh\u00eb, njer\u00ebzit nuk blihen m\u00eb as si frym\u00ebt e vdekura te Gogoli dhe as si n\u00eb nj\u00eb rend skllavopronar. Blerja \u00ebsht\u00eb nj\u00eb form\u00eb e dob\u00ebt kontrolli, duke qen\u00eb se e presupozon pal\u00ebn q\u00eb blihet si nj\u00eb pal\u00eb t\u00eb bazuar m\u00eb shum\u00eb te vet\u00ebinteresi sesa te n\u00ebnshtrimi dhe k\u00ebsisoj t\u00eb gatshme p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb nga kontratat transaksionale n\u00ebse do ta shihte interesin e vet n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb reja me pal\u00eb t\u00eb reja. Nga ana tjet\u00ebr, n\u00ebse merret si e mir\u00ebqen\u00eb se autoritarizmi i mban peng me shantazhe figura nga radh\u00ebt e tua apo t\u00eb tjer\u00eb, at\u00ebher\u00eb pengu \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u2019u \u00e7liruar dhe jo p\u00ebr t\u2019u akuzuar se \u00ebsht\u00eb subjekt i marr\u00eb peng.\u00a0\u00a0<\/span><\/p><p style=\"text-align: justify\"><span style=\"font-weight: 400;font-family: georgia, palatino, serif;font-size: 14pt\">Nj\u00eb rrjedhim i argumentit t\u00eb nd\u00ebrtuar p\u00ebr autoritarizmin gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebs t\u00eb Ram\u00ebs n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn publike, at\u00eb hap\u00ebsir\u00eb ku zhvillohet beteja mes subjekteve politike p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb mb\u00ebshtetjen e qytetar\u00ebve, \u00ebsht\u00eb ndarja e saj n\u00eb tehun e thik\u00ebs mes PS-s\u00eb dhe bashkimit m\u00eb t\u00eb madh opozitar. K\u00ebshtu medoemos \u00e7do shqiptar duhet t\u00eb jet\u00eb ose me nj\u00ebrin ose me tjetrin, pasi n\u00ebse nuk je me asnj\u00ebrin je automatikisht me Ram\u00ebn. Kjo ndarje frontesh e b\u00ebn atmosfer\u00ebn m\u00eb leht\u00ebsisht t\u00eb shpjegueshme me termin e shkencave politike t\u00eb \u201cautoritarizmit konkurrues\u201d sesa me at\u00eb t\u00eb konfliktit mes autokracis\u00eb dhe pluralizmit politik, pavar\u00ebsisht se prej 3 mandatesh nj\u00ebra nga pal\u00ebt \u00ebsht\u00eb n\u00eb opozit\u00eb. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, a nuk po frym\u00ebzohen idet\u00eb anti-autoritare ndaj gjendjes ekzistuese t\u00eb vendit nga ide po ashtu autoritare si ato t\u00eb huazuara nga e djathta radikale per\u00ebndimore, ide frym\u00ebzuese nga Trumpi tek AFD-ja gjermane? Blendi Kajsiu ka t\u00eb drejt\u00eb kur v\u00eb re se Trumpi \u00ebsht\u00eb m\u00eb autoritar sesa Berisha. Kjo mjafton p\u00ebr t\u00eb treguar se frym\u00ebzimi autoritar \u00ebsht\u00eb m\u00eb i madh sesa gjendja e nj\u00eb autoritarizmi t\u00eb paplot\u00eb n\u00eb radh\u00ebt e PD-s\u00eb.\u00a0<\/span><\/p><p style=\"text-align: justify\"><span style=\"font-weight: 400;font-family: georgia, palatino, serif;font-size: 14pt\">Vlen t\u00eb thuhet po ashtu se nevoja p\u00ebr figura dhe ide autoritare, si p\u00ebrshembull tentativat p\u00ebr t\u2019iu rikthyer ideve konservatore, reflekton pik\u00ebrisht nj\u00eb nevoj\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb madhe p\u00ebr autoritete q\u00eb marrin n\u00ebn kontroll situat\u00ebn dhe nj\u00eb ndjesi t\u00eb p\u00ebrgjithshme parehatie ndaj nj\u00eb gjendje mbizot\u00ebruese neoliberale, gjendje kjo e cila kritikon \u00e7do form\u00eb autoriteti, sidomos t\u00eb autoritetet q\u00eb duan t\u00eb kontrollojn\u00eb orientimin e ekonomis\u00eb. K\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje e djathta ende nuk e ka zgjidhur: a \u00ebsht\u00eb autoritarizmi nj\u00eb ideal apo nj\u00eb armik? A po vuajm\u00eb nga mungesa e autoriteteve apo nga tepria e tyre? P\u00ebr k\u00ebto arsye ideja e autoritarizmit konkurrues nuk mjafton p\u00ebr t\u00eb shpjeguar situat\u00ebn politike n\u00eb vend, p\u00ebr shkak se \u00ebsht\u00eb i kufizuar n\u00eb rolin e forcave kryesore politike, pa marr\u00eb n\u00eb trajtes\u00eb dinamikat q\u00eb zhvillohen m\u00eb gjer\u00ebsisht n\u00eb shoq\u00ebri.\u00a0<\/span><\/p><p style=\"text-align: justify\"><span style=\"font-weight: 400;font-family: georgia, palatino, serif;font-size: 14pt\">P\u00ebr shumic\u00ebn d\u00ebrrmuese t\u00eb shqiptar\u00ebve, duke llogaritur ata q\u00eb jan\u00eb larguar 12 vitet e fundit, t\u00eb cil\u00ebt nuk jan\u00eb larguar as se ka kolapsuar sistemi socialist n\u00eb 1990 apo ai kapitalist n\u00eb 1997, jeta e tyre e p\u00ebrditshme nuk karakterizohet nga pengmarrja e saj prej autoritarizmit t\u00eb Ram\u00ebs.<\/span><\/p><p style=\"text-align: justify\"><span style=\"font-weight: 400;font-family: georgia, palatino, serif;font-size: 14pt\">Largimi i tyre vjen nga frenimi i ekonomis\u00eb shqiptare si pasoj\u00eb e kriz\u00ebs financiare globale t\u00eb 2008, munges\u00ebs s\u00eb masave p\u00ebr t\u00eb ballafaquar k\u00ebt\u00eb frenim p\u00ebrpos masave shtr\u00ebnguese, dhe nevoj\u00ebs s\u00eb vendeve per\u00ebndimore p\u00ebr fuqi pun\u00ebtore t\u00eb kualifikuar dhe t\u00eb pakualifikuar, por sidomos t\u00eb paorganizuar. Nga perspektiva e shumic\u00ebs s\u00eb shqiptar\u00ebve situata n\u00eb vend ndihet komplet e l\u00ebshuar, pa asnj\u00eb autoritet q\u00eb ta mbledh\u00eb dhe orientoj\u00eb at\u00eb. N\u00ebse i pyet shumica do t\u00eb t\u00eb thon\u00eb se n\u00eb Shqip\u00ebri \u201cnuk ka shtet\u201d se politika \u201cnuk po na e v\u00eb veshin,\u201d dhe jo se ajo \u00ebsht\u00eb tep\u00ebr e pranishme dhe gjithmon\u00eb duke na k\u00ebrkuar llogari p\u00ebr rreshtimin ton\u00eb. Presioni p\u00ebr t\u00eb votuar Partin\u00eb Socialiste \u00ebsht\u00eb i lart\u00eb n\u00eb koh\u00eb zgjedhjesh, por m\u00eb s\u00eb shumti i kufizuar te administrata shtet\u00ebrore e cila \u00ebsht\u00eb zgjeruar si nj\u00eb program i madh i ndihm\u00ebs ekonomike n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb mb\u00ebshtetjes politike zgjedhore. Mir\u00ebpo, n\u00eb p\u00ebrditshm\u00ebri Partia \u00ebsht\u00eb larg dhe indiferente, dhe n\u00eb lokalitetet ku jetojn\u00eb njer\u00ebzit autoritetet kryesore jan\u00eb figura kriminale ose biznesi, ku \u00e7do lokalitet ka t\u00eb tijin. Kjo tregon p\u00ebr nj\u00eb shum\u00ebsi autoritetesh dhe bjerrjen lokale t\u00eb nj\u00eb autoritarizmi monolit.\u00a0<\/span><\/p><p style=\"text-align: justify\"><span style=\"font-weight: 400;font-family: georgia, palatino, serif;font-size: 14pt\">Nj\u00eb autoritet i nj\u00ebmendt\u00eb \u00ebsht\u00eb ai i cili pretendon se u jep p\u00ebrgjigje pasigurive dhe problemeve shoq\u00ebrore, dhe nj\u00eb autoritet b\u00ebhet autoritar kur nuk pranon adresime alternative t\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtave problemeve ose adresime t\u00eb problemeve t\u00eb pacekura. N\u00eb rastin e kryeministrit aktual, p\u00ebrpos pretendimit se ka realizuar nj\u00eb sistem drejt\u00ebsie t\u00eb pavarur, \u00e7far\u00eb problemi tjet\u00ebr ka adresuar ai?! \u00c7far\u00eb zgjidhjesh ka ofruar p\u00ebr ekonomin\u00eb, sh\u00ebrbimet publike, arsimin, sh\u00ebndet\u00ebsin\u00eb, e t\u00eb tjera? Nga perspektiva e tij nuk ka \u00e7far\u00eb zgjidhjesh t\u00eb ofroj\u00eb sepse nuk ekzistojn\u00eb probleme p\u00ebr t\u2019u adresuar.\u00a0<\/span><\/p><p style=\"text-align: justify\"><span style=\"font-weight: 400;font-family: georgia, palatino, serif;font-size: 14pt\">Rama \u00ebsht\u00eb m\u00eb shum\u00eb mbiemri i k\u00ebsaj impotence t\u00eb zakonshme p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb orientimi t\u00eb fort\u00eb neoliberal q\u00eb ndjek Shqip\u00ebria tash 35 vite, sesa ai i nj\u00eb autoritarizmi q\u00eb kontrollon gjith\u00e7ka. Sigurisht, kryeministri k\u00ebt\u00eb orientim vazhdimisht e mbron duke th\u00ebn\u00eb se kjo \u00ebsht\u00eb prov\u00eb e liris\u00eb q\u00eb karakterizon vendin, dhe se kapitalizmi k\u00ebshtu i ka avazet dhe zararet. Efektet an\u00ebsore t\u00eb k\u00ebtij sistemi nuk jan\u00eb adresuar kurr\u00eb prej tij, p\u00ebrve\u00e7se n\u00eb fushat\u00ebn e vitit 2013. Asnj\u00ebher\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb adresuar seriozisht ulja e informalitetit dhe garantimi i t\u00eb drejtave n\u00eb pun\u00eb, rritja e investimeve t\u00eb m\u00ebdha publike n\u00eb kapacitete prodhuese, kualifikimi i fuqis\u00eb pun\u00ebtore dhe rritja e financimit t\u00eb arsimit, humbjet e shkaktuara nga largimi i fuqis\u00eb pun\u00ebtore t\u00eb kualifikuar, k\u00ebrkesat adresuar vendeve si Gjermania dhe Italia p\u00ebr t\u00eb kthyer di\u00e7ka mbrapsht n\u00eb Shqip\u00ebri nga p\u00ebrfitimi i pun\u00ebtor\u00ebve t\u00eb kualifikuar shqiptar\u00eb, e k\u00ebshtu me radh\u00eb.\u00a0<\/span><\/p><p style=\"text-align: justify\"><span style=\"font-weight: 400;font-family: georgia, palatino, serif;font-size: 14pt\">S\u2019ka m\u00ebdyshje se Kryeministri ka kontroll t\u00eb madh n\u00eb nj\u00eb s\u00ebr\u00eb nyjesh ky\u00e7e n\u00eb qarkullimin e kapitalit n\u00eb vend: sektorin e nd\u00ebrtimit, investimet infrastrukturore, ligjet p\u00ebr investitor\u00ebt strategjik\u00eb, PPP-t\u00eb, mediat dhe pushtetin gjyq\u00ebsor. Mir\u00ebpo, k\u00ebto nyje nuk jan\u00eb i gjith\u00eb kapitalizmi, dhe kryeministri \u00ebsht\u00eb ve\u00e7se p\u00ebrfitues parazitar i nj\u00eb drejtimi q\u00eb ka marr\u00eb kapitalizmi n\u00eb vendin ton\u00eb pa ndryshime kursi t\u00eb shkaktuara prej tij.\u00a0<\/span><\/p><p style=\"text-align: justify\"><span style=\"font-weight: 400;font-family: georgia, palatino, serif;font-size: 14pt\">Ky model i \u00e7organizuar dhe i pa orientuar mbar\u00ebvahet me forc\u00eb, ka nj\u00eb tepri kontrolli, por nj\u00eb tepri paradoksale, q\u00eb sigurohet q\u00eb t\u00eb mos ket\u00eb asnj\u00eb lloj kontrolli. Kjo e sjell situat\u00ebn n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtat parametra t\u00eb tash 35 viteve: ka vet\u00ebm autoritariz\u00ebm dhe pluraliz\u00ebm politik, p\u00ebrve\u00e7se ka kapitaliz\u00ebm. Dikush mund t\u00eb thot\u00eb se kritika e m\u00ebsip\u00ebrme e relativizon qeverisjen aktuale dhe e shfaj\u00ebson at\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb ky shkrim \u00ebsht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb argumentuar se kritika m\u00eb e fort\u00eb q\u00eb mund t\u2019i drejtohet asaj \u00ebsht\u00eb ajo e nj\u00eb qeverie t\u00eb pafuqishme, impotente, q\u00eb n\u00eb fakt vazhdon t\u00eb nj\u00ebjtin avaz t\u00eb 35 viteve t\u00eb fundit.\u00a0<\/span><\/p><p style=\"text-align: justify\"><span style=\"font-weight: 400;font-family: georgia, palatino, serif;font-size: 14pt\">N\u00eb nj\u00eb shkrimth t\u00eb m\u00ebhersh\u00ebm m\u00eb qe dh\u00ebn\u00eb ideja se z. Rama mish\u00ebron kontradiktat p\u00ebrbrenda nomenklatur\u00ebs komuniste n\u00eb fundin e viteve \u201980:\u00a0<\/span><\/p><p style=\"text-align: justify\"><span style=\"font-weight: 400;font-family: georgia, palatino, serif;font-size: 14pt\">P\u00ebrgatitja e tij estetike vjen p\u00ebrbrenda radh\u00ebve, aty ku familja dhe nomenklatura b\u00ebhen bashk\u00eb dhe ku t\u00eb dyja t\u00eb rrin\u00eb shum\u00eb ngusht\u00eb p\u00ebr trupi. Ke marr\u00eb gjith\u00e7ka prej tyre, bashk\u00eb me privilegjin e nj\u00eb hap\u00ebsire t\u00eb brisht\u00eb p\u00ebr t\u00eb par\u00eb se gjith\u00e7ka q\u00eb ke marr\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb gjith\u00e7ka n\u00eb bot\u00eb dhe prandaj je i pak\u00ebnaqur dhe i pabindur. D\u00ebshiron t\u00eb kesh m\u00eb shum\u00eb liri q\u00eb t\u00eb krijosh di\u00e7ka p\u00ebr nga vetja jote q\u00eb t\u00eb mos ngelesh peng i formave t\u00eb babait. Nuk d\u00ebshiron t\u00eb flas\u00ebsh p\u00ebr kushtet q\u00eb duhen p\u00ebr t\u00eb krijuar: shkolla, mungesa e p\u00ebrndjekjes, puna e garantuar, hap\u00ebsirat e krijimit dhe nj\u00eb indiferenc\u00eb e leht\u00eb e babait p\u00ebr aq sa po ndjek n\u00eb vija t\u00eb trasha rrug\u00ebn e tij. Madje do t\u2019i shk\u00ebrmoq\u00ebsh kushtet e krijimit, je kund\u00ebr institucioneve, se t\u00eb kujtojn\u00eb format e babait dhe borxhin e p\u00ebrgatitjes t\u00ebnde p\u00ebrbrenda tyre. N\u00eb bot\u00eb duhet t\u00eb ket\u00eb vet\u00ebm treg, pa institucione, sa p\u00ebr ta kapur at\u00eb avangardist\u00eb si ti. Me fjal\u00eb t\u00eb tjera, je borgjezi i par\u00eb i v\u00ebrtet\u00eb i regjimit: ke komplekse edipale, je i pak\u00ebnaqur dhe do t\u00eb krijosh di\u00e7ka edhe pse nuk e di se \u00e7far\u00eb. Liria jote duhet t\u00eb jet\u00eb e plot\u00eb se je artist, askush nuk mund t\u00eb t\u00eb luaj\u00eb rolin e babait e t\u00eb t\u00eb ngushtoj\u00eb lirin\u00eb e krijimit, dhe sa m\u00eb shum\u00eb liri t\u00eb kesh ti n\u00eb krijim aq m\u00eb shum\u00eb liri ka populli q\u00eb banon krijimet e tua. Ekonomia dhe politika jan\u00eb gjith\u00e7ka q\u00eb kemi por ato duhen drejtuar dhe p\u00ebr t\u2019i drejtuar duhet dikush q\u00eb ka vizion, dhe vizionin mund ta ken\u00eb vet\u00ebm artist\u00ebt, ata jan\u00eb avangarda e shoq\u00ebris\u00eb. Si qytetar, vet\u00eb mund t\u00eb jem vet\u00ebm zejtar ose fshatar, maksimumi rojtar i republik\u00ebs, dhe ndihem peng i ekonomis\u00eb e politik\u00ebs s\u00eb saj, nd\u00ebrsa artist\u00ebt jan\u00eb t\u00eb vetmit q\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb raport t\u00eb \u00e7liruar me lirin\u00eb. Ram\u00ebs, pjesa m\u00eb e madhe e njer\u00ebzve i kan\u00eb besuar jo se p\u00ebrfaq\u00ebson klasa shoq\u00ebrore, as nomenklatur\u00ebn e vjet\u00ebr dhe as t\u00eb p\u00ebrjashtuarit e vjet\u00ebr, por vet\u00ebm sepse \u00ebsht\u00eb artist. Rama nuk na \u00ebsht\u00eb dukur kurr\u00eb si vetja dhe mir\u00eb \u00ebsht\u00eb k\u00ebshtu, sepse vetja nuk \u00ebsht\u00eb \u00e7lirim. Ky \u00ebsht\u00eb basti i socialist\u00ebve, nj\u00eb bast platonik: q\u00eb shoq\u00ebria duhet t\u00eb drejtohet, jo nga mbreti-filozof, por nga mbreti-artist.<\/span><\/p><p style=\"text-align: justify\"><span style=\"font-weight: 400;font-family: georgia, palatino, serif;font-size: 14pt\">Sigurisht q\u00eb pritshm\u00ebrit\u00eb e socialist\u00ebve, por jo vet\u00ebm, ndaj kryetarit t\u00eb ri PS-s\u00eb kan\u00eb qen\u00eb madhore, mir\u00ebpo artisti nuk e pati vizionin e ri q\u00eb pritej dhe as nuk e riorientoi ekonomin\u00eb dhe shoq\u00ebrin\u00eb n\u00eb nj\u00eb drejtim tjet\u00ebr. E vetmja gj\u00eb q\u00eb ka zgjidhur dhe riorientuar kryeministri aktual \u00ebsht\u00eb dilema e Partis\u00eb s\u00eb Pun\u00ebs n\u00eb fundin e viteve \u201980 nj\u00eb dilem\u00eb t\u00eb cil\u00ebn nuk mundi ta zgjidhte as Ramiz Alia, as Fatos Nano.\u00a0<\/span><\/p><p style=\"text-align: justify\"><span style=\"font-weight: 400;font-family: georgia, palatino, serif;font-size: 14pt\">N\u00eb fundin e viteve \u201980, teksa vendi kishte hyr\u00eb n\u00eb stanjacion ekonomik p\u00ebrgjat\u00eb t\u00eb gjith\u00eb dekad\u00ebs, dhe teksa blloku socialist po binte, Ramiz Alia p\u00ebrballej me nj\u00eb tension brenda Partis\u00eb s\u00eb Pun\u00ebs, nj\u00eb tension mes t\u00eb ashtuquajturve reformator\u00eb dhe konservator\u00eb. T\u00eb par\u00ebt k\u00ebrkonin nj\u00eb hapje si fillim kulturore dhe eventualisht ekonomike t\u00eb vendit, nd\u00ebrsa t\u00eb dytit i shihnin hapje t\u00eb tilla si tradhtare ndaj m\u00ebsimeve t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs dhe linj\u00ebs s\u00eb PP-s\u00eb. Figura si Fatos Nano shiheshin sikur p\u00ebrfaq\u00ebsonin t\u00eb par\u00ebt, nd\u00ebrsa figura si Xhelil Gjoni (ish-sekretari i Par\u00eb i Tiran\u00ebs dhe sekretar i KQ) t\u00eb dyt\u00ebt. Alia u ankohej reformator\u00ebve se reformat rrezikonin t\u2019i b\u00ebnin agresiv\u00eb konservator\u00ebt, nd\u00ebrsa konservator\u00ebve u ankohej se presioni social do b\u00ebhej i pap\u00ebrmbajtsh\u00ebm n\u00ebse nuk nd\u00ebrmerreshin reforma. Deri n\u00eb 1991, Alia \u00ebsht\u00eb luhatur brenda k\u00ebsaj dileme: denonconte kriz\u00ebn e ambasadave dhe b\u00ebnte pastrime t\u00eb partis\u00eb, hiqte emrin e Enver Hoxh\u00ebs nga Universiteti i Tiran\u00ebs por nuk denonconte Vullnetar\u00ebt e Enverit, b\u00ebnte fushat\u00eb brenda nj\u00eb sistemi pluralist por frik\u00ebsonte me iden\u00eb se po kthehen kulak\u00ebt e m\u00ebdhenj n\u00eb pushtet, e k\u00ebshtu me radh\u00eb.\u00a0<\/span><\/p><p style=\"text-align: justify\"><span style=\"font-weight: 400;font-family: georgia, palatino, serif;font-size: 14pt\">Dilema do t\u00eb shtrohej m\u00eb shkoqur p\u00ebrgjat\u00eb viteve \u201990: si do t\u2019ia dilte nj\u00eb parti e rendit (atij socialist) t\u00eb orientohej n\u00eb nj\u00eb sistem kapitalist i cili synonte t\u00eb largonte \u00e7dolloj tentative p\u00ebr t\u2019i vendosur rend ekonomis\u00eb? Kjo dilem\u00eb jo vet\u00ebm nuk u zgjidh dot p\u00ebr sa koh\u00eb PS-ja ishte n\u00eb opozit\u00eb, por madje u theksua edhe m\u00eb shum\u00eb kur ajo erdhi n\u00eb pushtet. Pas 1997 u intensifikua edhe nj\u00ebher\u00eb si nj\u00eb tension midis reformator\u00ebve dhe konservator\u00ebve, por tashm\u00eb PS-ja ishte aq e \u00e7oroditur n\u00eb sistemin e ri kapitalist, edhe pse ishte n\u00eb pushtet, sa edhe k\u00ebt\u00eb dilem\u00eb nuk arrinte ta formulonte si t\u00eb till\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb e vetmja dilem\u00eb dhe problem q\u00eb zgjidhi Rama me b\u00ebrjen e tij kryetar t\u00eb PS. E ktheu nj\u00eb parti me trash\u00ebgimi t\u00eb d\u00ebshirave p\u00ebr rend dhe autoritariz\u00ebm n\u00eb nj\u00eb parti neoliberale e cila stabilizon tregjet q\u00eb i hap e djathta dhe l\u00ebshon kontrollin shoq\u00ebror, edhe pse tenton t\u00eb mbaj\u00eb kontrollin politik.\u00a0<\/span><\/p><p style=\"text-align: justify\"><span style=\"font-weight: 400;font-family: georgia, palatino, serif;font-size: 14pt\">Me fjal\u00eb t\u00eb tjera, kryeministri aktual reflekton problemet e fundit t\u00eb viteve \u201980 n\u00eb Shqip\u00ebri dhe kjo \u00ebsht\u00eb kritika m\u00eb e fort\u00eb q\u00eb mund t\u2019i adresohet atij. N\u00eb k\u00ebto kushte, Shqip\u00ebria ka nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb t\u00eb majt\u00eb t\u00eb re dhe radikale e cila e sheh PS-n\u00eb dhe PD-n\u00eb n\u00eb t\u00ebr\u00ebsin\u00eb e 35 viteve t\u00eb fundit si dy duar p\u00ebr nj\u00eb neoliberaliz\u00ebm. Mir\u00ebpo, meq\u00eb baterit\u00eb e neoliberalizmit po bien, dhe meq\u00eb kund\u00ebrshtia e nj\u00eb t\u00eb majte t\u00eb re dhe radikale do t\u00eb shtrohet n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi ndaj t\u00eb gjith\u00eb rendit politik dhe ekonomik, prirja e k\u00ebsaj t\u00eb majte me qen\u00eb p\u00ebrbuz\u00ebse jo vet\u00ebm ndaj partive politike dhe politikave neoliberale por edhe ndaj subjekteve njer\u00ebzore q\u00eb rropaten n\u00eb zgripin e k\u00ebtij sistemi dhe p\u00ebrgjat\u00eb t\u00eb gjith\u00eb vrag\u00ebs s\u00eb ndarjes klasore del si problem m\u00eb vete. Akuza se sistemi \u00ebsht\u00eb i kalbur i b\u00ebn edhe njer\u00ebzit q\u00eb punojn\u00eb n\u00eb t\u00eb si klas\u00eb pun\u00ebtore t\u00eb ndihen t\u00eb akuzuar si t\u00eb kalbur po ashtu, a thua se aderimi n\u00eb nj\u00eb t\u00eb majt\u00eb radikale t\u00eb re e ka p\u00ebr kusht q\u00eb an\u00ebtari t\u00eb ndihet keq dhe fajtor para se t\u00eb b\u00ebhet an\u00ebtar?! N\u00eb kushtet e munges\u00ebs s\u00eb nj\u00eb autoriteti t\u00eb vet\u00ebm t\u00eb jasht\u00ebm leht\u00ebsisht t\u00eb idenfitikuesh\u00ebm si p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr gjymtimin e potencialeve t\u00eb tyre njer\u00ebzore, prirja e njer\u00ebzve p\u00ebr t\u00eb faj\u00ebsuar veten si p\u00ebrgjegj\u00ebs mbetet kryesore dhe nj\u00eb gjuh\u00eb moralizuese e t\u00eb majt\u00ebs e riprodhon edhe m\u00eb shum\u00eb k\u00ebt\u00eb prirje vet\u00ebfaj\u00ebsuese te qytetar\u00ebt. Njer\u00ebzit tashm\u00eb ndihen t\u00eb vegj\u00ebl, por kur d\u00ebgjojn\u00eb t\u00eb majt\u00ebn radikale t\u00eb re e cila u flet nga nj\u00eb pozicion superior ndihen edhe m\u00eb t\u00eb vegj\u00ebl, edhe m\u00eb t\u00eb paternalizuar.<\/span><\/p><p style=\"text-align: justify\"><span style=\"font-weight: 400;font-family: georgia, palatino, serif;font-size: 14pt\">Alternativa qeveris\u00ebse e re, radikale dhe e majt\u00eb ndaj neoliberalizmit ekzistues duhet t\u00eb jet\u00eb po aq e r\u00ebnd\u00ebsishme sa p\u00ebrmasa e saj restauruese ndaj t\u00eb shkuar\u00ebs dhe po aq sa fuqia p\u00ebr ta rind\u00ebrtuar retroaktivisht historin\u00eb nga nj\u00eb qasje e till\u00eb restauruese. Vet\u00ebreferencialiteti i s\u00eb majt\u00ebs radikale nd\u00ebrhyn k\u00ebtu si tregues i pamund\u00ebsis\u00eb p\u00ebr t\u2019iu hapur t\u00eb tjer\u00ebve dhe historive t\u00eb tyre. Ky vet\u00ebreferencialitet i majt\u00eb i b\u00ebn t\u00eb tjer\u00ebt t\u00eb ndihen edhe m\u00eb shum\u00eb fajtor\u00eb pse nuk jan\u00eb mjaftuesh\u00ebm t\u00eb majt\u00eb tashm\u00eb. P\u00ebrpos mosmarr\u00ebdh\u00ebnies me t\u00eb tjer\u00ebt, vet\u00ebreferencialiteti e b\u00ebn t\u00eb majt\u00ebn t\u00eb fiksuar me vetveten dhe armikun, duke e l\u00ebn\u00eb k\u00ebshtu t\u00eb ngecur n\u00eb frik\u00ebn ekzistenciale se nga momenti n\u00eb moment armiku mund ta asgj\u00ebsoj\u00eb. Ky fiksim me veten dhe armikun e l\u00eb t\u00eb pagjuh\u00eb dhe t\u00eb pavesh\u00eb ndaj t\u00eb tjer\u00ebve q\u00eb nuk jan\u00eb as miq as armiq.<\/span><\/p><p style=\"text-align: justify\"><span style=\"font-weight: 400;font-family: georgia, palatino, serif;font-size: 14pt\">Fiksimi me veten dhe armikun e l\u00eb t\u00eb pazonj\u00ebn p\u00ebr t\u00eb krijuar nj\u00eb front t\u00eb gjer\u00eb shoq\u00ebror\u00eb n\u00eb linjat e bllokut historik q\u00eb pretendonte Gramshi. Badiou thot\u00eb diku se \u201ckonflikti \u00ebsht\u00eb qendror, por jo i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm.\u201d E th\u00ebn\u00eb ndryshe, prej t\u00eb majt\u00ebs s\u00eb re lipset t\u00eb marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr t\u00eb zgjidhi, dhe jo t\u2019i p\u00ebrbuzi, jo vet\u00ebm problemet e krijuara nga armiku, por edhe problemet e vet\u00eb armikut. K\u00ebto probleme i mbijetojn\u00eb edhe vet\u00eb zhdukjes s\u00eb armikut.<\/span><\/p>\t\t\t\t\t\t\t\t<\/div>\n\t\t\t\t<\/div>\n\t\t\t\t\t<\/div>\n\t\t\t\t<\/div>\n\t\t\t\t<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb vitet \u201980, disa studiues filluan ta em\u00ebrtojn\u00eb faz\u00ebn e kapitalizmit q\u00eb po merrte hov n\u00eb Per\u00ebndim fal\u00eb politikave neoliberale si \u201ckapitaliz\u00ebm i \u00e7organizuar\u201d. Ky lloj i kapitalizmit shoq\u00ebrohej me: zhb\u00ebrjen e marr\u00ebveshjeve nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr stabilizimin e flukseve financiare dhe n\u00ebnshkrimin e marr\u00ebveshjeve t\u00eb reja p\u00ebr tregtin\u00eb e lir\u00eb dhe heqjen e barrierave tarifore, \u00e7montimin e rolit t\u00eb shtetit n\u00eb kontrollin e kapitaleve dhe orientimin e tyre, \u00e7montimin e t\u00eb drejtave dhe organizimit t\u00eb pun\u00ebtor\u00ebve n\u00eb vendin e pun\u00ebs, dhe \u00e7montimin e nj\u00eb s\u00ebr\u00eb mekanizmash p\u00ebr mbrojtje sociale. D\u00ebshira mbizot\u00ebruese ishte ajo p\u00ebr liri individuale sip\u00ebrmarr\u00ebse pa shtr\u00ebngesa dhe orientime shtet\u00ebrore, liri kjo deri n\u00eb \u00e7organizim&#8230;<\/p>","protected":false},"author":2,"featured_media":28481,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"episode_type":"","audio_file":"","podmotor_file_id":"","podmotor_episode_id":"","cover_image":"","cover_image_id":"","duration":"","filesize":"","filesize_raw":"","date_recorded":"","explicit":"","block":"","ocean_post_layout":"","ocean_both_sidebars_style":"","ocean_both_sidebars_content_width":0,"ocean_both_sidebars_sidebars_width":0,"ocean_sidebar":"0","ocean_second_sidebar":"0","ocean_disable_margins":"enable","ocean_add_body_class":"","ocean_shortcode_before_top_bar":"","ocean_shortcode_after_top_bar":"","ocean_shortcode_before_header":"","ocean_shortcode_after_header":"","ocean_has_shortcode":"","ocean_shortcode_after_title":"","ocean_shortcode_before_footer_widgets":"","ocean_shortcode_after_footer_widgets":"","ocean_shortcode_before_footer_bottom":"","ocean_shortcode_after_footer_bottom":"","ocean_display_top_bar":"default","ocean_display_header":"default","ocean_header_style":"","ocean_center_header_left_menu":"0","ocean_custom_header_template":"0","ocean_custom_logo":0,"ocean_custom_retina_logo":0,"ocean_custom_logo_max_width":0,"ocean_custom_logo_tablet_max_width":0,"ocean_custom_logo_mobile_max_width":0,"ocean_custom_logo_max_height":0,"ocean_custom_logo_tablet_max_height":0,"ocean_custom_logo_mobile_max_height":0,"ocean_header_custom_menu":"0","ocean_menu_typo_font_family":"0","ocean_menu_typo_font_subset":"","ocean_menu_typo_font_size":0,"ocean_menu_typo_font_size_tablet":0,"ocean_menu_typo_font_size_mobile":0,"ocean_menu_typo_font_size_unit":"px","ocean_menu_typo_font_weight":"","ocean_menu_typo_font_weight_tablet":"","ocean_menu_typo_font_weight_mobile":"","ocean_menu_typo_transform":"","ocean_menu_typo_transform_tablet":"","ocean_menu_typo_transform_mobile":"","ocean_menu_typo_line_height":0,"ocean_menu_typo_line_height_tablet":0,"ocean_menu_typo_line_height_mobile":0,"ocean_menu_typo_line_height_unit":"","ocean_menu_typo_spacing":0,"ocean_menu_typo_spacing_tablet":0,"ocean_menu_typo_spacing_mobile":0,"ocean_menu_typo_spacing_unit":"","ocean_menu_link_color":"","ocean_menu_link_color_hover":"","ocean_menu_link_color_active":"","ocean_menu_link_background":"","ocean_menu_link_hover_background":"","ocean_menu_link_active_background":"","ocean_menu_social_links_bg":"","ocean_menu_social_hover_links_bg":"","ocean_menu_social_links_color":"","ocean_menu_social_hover_links_color":"","ocean_disable_title":"default","ocean_disable_heading":"default","ocean_post_title":"","ocean_post_subheading":"","ocean_post_title_style":"","ocean_post_title_background_color":"","ocean_post_title_background":0,"ocean_post_title_bg_image_position":"","ocean_post_title_bg_image_attachment":"","ocean_post_title_bg_image_repeat":"","ocean_post_title_bg_image_size":"","ocean_post_title_height":0,"ocean_post_title_bg_overlay":0.5,"ocean_post_title_bg_overlay_color":"","ocean_disable_breadcrumbs":"default","ocean_breadcrumbs_color":"","ocean_breadcrumbs_separator_color":"","ocean_breadcrumbs_links_color":"","ocean_breadcrumbs_links_hover_color":"","ocean_display_footer_widgets":"default","ocean_display_footer_bottom":"default","ocean_custom_footer_template":"0","ocean_post_oembed":"","ocean_post_self_hosted_media":"","ocean_post_video_embed":"","ocean_link_format":"","ocean_link_format_target":"self","ocean_quote_format":"","ocean_quote_format_link":"post","ocean_gallery_link_images":"on","ocean_gallery_id":[],"footnotes":""},"categories":[3,4],"tags":[1077,681,1072,1073,1070,1074,143,231,1071,1076,302,1075],"class_list":["post-28473","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-kendveshtrim","category-kryenyje","tag-e-majta","tag-edi-rama","tag-enver-hoxha","tag-fatos-nano","tag-ka-vetem-autoritarizem-dhe-pluralizem-politik","tag-kapitalizem","tag-kendveshtrim","tag-pavjo-gjini","tag-pervecse-ka-kapitalizem","tag-sali-berisha","tag-shteti","tag-skema-piramidale","entry","has-media"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/nyje.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/28473","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/nyje.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/nyje.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/nyje.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/nyje.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=28473"}],"version-history":[{"count":5,"href":"https:\/\/nyje.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/28473\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":28479,"href":"https:\/\/nyje.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/28473\/revisions\/28479"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/nyje.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/28481"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/nyje.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=28473"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/nyje.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=28473"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/nyje.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=28473"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}