{"id":2183,"date":"2019-05-22T11:47:48","date_gmt":"2019-05-22T09:47:48","guid":{"rendered":"http:\/\/www.nyje.al\/?p=2183"},"modified":"2024-09-04T00:33:33","modified_gmt":"2024-09-03T22:33:33","slug":"primo-shllaku-shkruej-per-me-mbet-gjalle-intelektualisht-e-moralisht","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/nyje.al\/sq\/primo-shllaku-shkruej-per-me-mbet-gjalle-intelektualisht-e-moralisht\/","title":{"rendered":"Primo Shllaku: \u201cShkruej p\u00ebr me mbet\u00eb gjall\u00eb intelektualisht e moralisht\u201d"},"content":{"rendered":"<p style=\"text-align: justify\"><em><a href=\"http:\/\/www.nyje.al\/wp-content\/uploads\/2019\/05\/primo-shllaku.jpg\"><img fetchpriority=\"high\" decoding=\"async\" class=\"size-full wp-image-2184 aligncenter\" src=\"http:\/\/www.nyje.al\/wp-content\/uploads\/2019\/05\/primo-shllaku.jpg\" alt=\"\" width=\"480\" height=\"536\" \/><\/a><\/em><\/p>\n<p><span style=\"color: #800000\"><strong>Nyje.al | 22.05.2019 | Grupi Ata\u00a0<\/strong><\/span><\/p>\n<p style=\"text-align: justify\"><em><i>Primo<\/i><\/em><em><i>\u00a0Shllaku \u00ebsht\u00eb shkrimtar, poet, studiues dhe p\u00ebrkthyes. Ai e refuzoi estetikisht dhe <\/i><\/em><em><i>moralisht sistemin diktatorial dhe let\u00ebrsin\u00eb e asaj kohe, ndaj vendos<\/i><\/em><em><i>i<\/i><\/em><em><i>\u00a0t\u00eb botoj\u00eb vet\u00ebm pas r\u00ebnies s\u00eb komunizmit. \u00cbsht\u00eb autor i shum\u00eb veprave n\u00eb poezi dhe proz\u00eb, nd\u00ebr t\u00eb cilat p\u00ebrmendim v\u00ebllimin me poezi \u201cLule nate\u201d, \u201cHana e njelm\u00ebt e dit\u00ebs\u201d, studimin kritik \u201cNj\u00eb Uliks q\u00eb s\u2019mb\u00ebrriti kurr\u00eb n\u00eb Itak\u00eb\u201d, p\u00ebrmbledhjen me novela \u201cMuzikant\u00ebt\u201d deri te libri m\u00eb i fundit me tri drama \u201cAktor\u00eb pa kujtes\u00eb\u201d. N\u00eb panairin e vitit 2018 ai ka ardhur me nj\u00eb num\u00ebr rekord p\u00ebrkthimesh \u201cKujtime t\u00eb p\u00ebrtejvarrit\u201d e Fran\u00e7ois Ren\u00e9 de Chateaubrianit, \u201cLulet e s\u00eb keqes\u201d e <\/i><\/em><em><i>Sharl Bodler<\/i><\/em><em><i>, \u201cMetamorfoza\u201d e Franz Kafkas dhe dy vepra t\u00eb Jean-Paul Sartre \u201cNekrassov\u201d dhe \u201cBaudelaire\u201d. Primo Shllaku \u00ebsht\u00eb edhe profesor i estetik\u00ebs n\u00eb Universitetin e Arteve<\/i><\/em><em><i>\u00a0t\u00eb Tiran\u00ebs. <\/i><\/em><\/p>\n<p style=\"text-align: justify\"><em><i>Libri i fundit \u201cAktor\u00eb pa kujtes\u00eb\u201d p\u00ebrmban tri drama t\u00eb shkruara n\u00eb vitet \u201990-\u201891. N\u00eb faqen e par\u00eb t\u00eb k\u00ebtij librit shkruhet \u201cIa kushtoj tim eti q\u00eb na e m\u00ebsoi k\u00ebt\u00eb ves\u201d. A mund t\u00eb na e p\u00ebrshkruani mjedisin familjar n\u00eb t\u00eb cilin keni jetuar? Si ka ndikuar ai n\u00eb formimin tuaj?<\/i><\/em><\/p>\n<p style=\"text-align: justify\">Un\u00eb ia kam kushtu bab\u00ebs tim, jo p\u00ebr faktin se ishte baba im, por sepse ka themelue dy teatro n\u00eb Shqipni, teatrin e Shkodr\u00ebs n\u00eb 1952 dhe teatrin e Elbasanit n\u00eb 1962. Ai ka rrit\u00eb nji plejad\u00eb t\u00eb bukur aktor\u00ebsh, nd\u00ebr ta p\u00ebrmend Tinka Kurtin, Zef Jubanin, Demir Hysk\u00ebn, Robert Ndrenik\u00ebn e shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb. Baba m\u2019ka marr\u00eb qysh n\u00eb mosh\u00eb shum\u00eb t\u00eb vog\u00ebl n\u00eb teat\u00ebr. Un\u00eb isha aq i vog\u00ebl sa m\u00eb merrte gjumi aty. Po zakonisht sallat e teatrit, sikurse edhe sot kan\u00eb qen\u00eb shum\u00eb t\u00eb ftohta, dhe un\u00eb m\u00ebrdhijsha, e sa her\u00eb rrija tuj pa teatro, vija n\u00eb shpi o me ethe, o me grip. E baba m\u00eb thoshte: \u201cJo nuk t\u00eb marr ma se ty t\u00eb merr gjumi\u201d. E gjithmon\u00eb thuhet se nana ime ka k\u00ebmbngul me m\u00eb marr atje.\u00a0Pra jam rrit\u00eb n\u00eb teat\u00ebr dhe me frym\u00ebn e tij. Dhe m\u00eb dukej se libri i par\u00eb me drama q\u00eb krijova duhej ta vendoste k\u00ebt\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie kujtimi, k\u00ebt\u00eb lloj p\u00ebrkushtimi p\u00ebr baben tim, sepse ma af\u00ebr me t\u00eb n\u00eb shkrimet e mia nuk kam qen\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb. Ai i ka pas\u00eb lexue n\u00eb koh\u00eb k\u00ebto shkrime edhe thoshte \u201cah sikur ta kisha mund\u00ebsin\u00eb me e vu nji pjes\u00eb tande n\u00eb teat\u00ebr\u201d. Mir\u00ebpo baba ishte shk\u00ebput nga teatri dhe kjo gja nuk ndodhi kurr\u00eb. Megjithat\u00eb ai e mori vesh q\u00eb ajo far\u00eb q\u00eb kishte mbjell\u00eb kur djali i tij i madh ishte 4 vje\u00e7, mbiu diku mas 40 vjetsh. E deshta me ia kthy atij, dhe kam shkrujt \u201cIa kushtoj bab\u00ebs tim q\u00eb na e m\u00ebsoi vesin e teatrit\u201d, se me shkue n\u00eb teat\u00ebr asht ves. S\u2019mun t\u00eb rrish pa shkue, asht si nji lloj bilardoje, a nji lloj droge, e s\u2019bante mos me shkue n\u00eb te. Sa her\u00eb q\u00eb shkoj jasht\u00eb, shkoj n\u00eb teatro. Ka raste q\u00eb edhe m\u00ebrzitem n\u00eb to, por kjo nuk m\u00eb intereson.\u00a0Kur isha n\u00eb Beograd, shteti serb u jepte studentave bileta falas p\u00ebr n\u00eb teat\u00ebr, dhe bashk\u00eb me ta edhe pedagog\u00ebve. Pra atje studentat, cilido prej tyne kishte t\u00eb drejt\u00ebn me shkue n\u00eb teat\u00ebr pa lek\u00eb. Po due me than\u00eb q\u00eb bahen politika kulturore me t\u00eb v\u00ebrtet kompetitive, e ne e ndjejm\u00eb veten shum\u00eb larg. Jo se na kushton, por ne kemi nj\u00eb aparat shtet\u00ebror q\u00eb nuk do me shpik a me gjet\u00a0m\u00ebnyra q\u00eb sendin publik ta bajn\u00eb sa ma publik. Ne merremi me ku po kapim ndonji projekt, ku po marrim ndonji lek\u00eb. Pra krejt administrata jon\u00eb asht e molepsun nga kjo pik\u00ebpamje. Ajo nuk e p\u00ebrjeton gjendjen e publikes.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify\"><em><i>\u00c7far\u00eb ndodhi me let\u00ebrsin\u00eb pas realizmit socialist n\u00eb Shqip\u00ebri?<\/i><\/em><\/p>\n<p style=\"text-align: justify\">Bashk\u00eb me ranien e realizmit socialist, ra edhe let\u00ebrsia, pra ra flluska e madhe. Dhe shkrimtar\u00ebt e realizmit mbeten pa kurrgja n\u00eb dor\u00eb. Pra u kishte plas\u00eb flluska dhe kishin mbet\u00eb ve\u00e7 me duert e laguna. E than\u00eb, tani \u00e7ka po bajm\u00eb? Po shkrujm do poezi e po ua vejm datat e viteve t\u00eb kalueme. Pra ata kan\u00eb shkrujt poezi n\u00eb vitin 1996 dhe i kan\u00eb vu dat\u00ebn sikur me e pas\u00eb shkrujt n\u00eb 1968, me demek me u paraqit si disidenta. Un\u00eb nuk kam pretendu me qen\u00eb disident, pavarsisht se jam. Un\u00eb nuk kam pretendu me qen\u00eb hero, pavarsisht se kam luejt me kok\u00ebn e familjes sime e t\u00eb f\u00ebmive t\u00eb mi, sepse me p\u00ebrmbajtjen q\u00eb kan\u00eb pas\u00eb disa poezi t\u00eb mia, fmit\u00eb e gruaja ime flenin mbi nj\u00eb jastek q\u00eb kishte n\u00ebn te nji granat\u00eb t\u00eb \u00e7sigurueme. Un\u00eb kam ndjek\u00eb nji grue arkivol q\u00eb shkonte me f\u00ebmij\u00ebt e saj t\u00eb vdekun n\u00eb bark, kaq. Po t\u00eb m\u00eb kishin than\u00eb se \u00e7ka ke dasht me than\u00eb ti k\u00ebtu, un\u00eb kisha dit\u00eb me than\u00eb q\u00eb \u201cgruja arkivol\u201d ishte Shqipnia dhe ne fmit\u00eb e vdekur n\u00eb barkun e saj, e ajo as na lindte as na d\u00ebshtonte. P\u00ebr i kaq fjal\u00eb, shok\u00ebt e mi drit\u00eb pa\u00e7in, sot nuk kan\u00eb as vorr. Pra ka qen\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi, e ma shum\u00eb marr\u00ebzi, dhe nuk ka kurrgja heroike k\u00ebtu, sepse arti asht ma shum\u00eb zgjedhje lirie. E sot rinia ende vuen nga mosorientimi n\u00eb fushat e jet\u00ebs. Shkolla nuk e m\u00ebson lirin\u00eb, por un\u00eb gjithmon\u00eb e kam pas\u00eb kujdes me e m\u00ebsue lirin\u00eb, me e inkurajue lirin\u00eb duke mposht veten n\u00eb rradh\u00eb t\u00eb par\u00eb. Armiku kryesor i yni jemi na dhe lufta q\u00eb bajm\u00eb me veten ton\u00eb \u00ebsht\u00eb e pamjaftueshme. Disa njer\u00ebz shkojn n\u00eb paqe me veten, dhe n\u00eb fund nuk bajn\u00eb kurrgja, n\u00eb fund t\u00eb fundit bajn\u00eb ca f\u00ebmij\u00eb, q\u00eb nuk asht pak, por kur njeriu mendon se mundet me ba edhe f\u00ebmij\u00eb edhe vepra\u2026 Sikur t\u00eb kisha mendu ndryshe, sot do t\u00eb isha pa at\u00eb vep\u00ebr q\u00eb p\u00ebr mu asht vepra ma e rand\u00ebsishme e jet\u00ebs sime (b\u00ebn shenj\u00eb te vepra e fundit \u201cAktor\u00eb pa kujtes\u00eb\u201d. ) Tashti un\u00eb e kam kollaj nga pik\u00ebpamja e trimnis\u00eb, por jo nga ajo e cil\u00ebsis\u00eb, sepse kur hapet dhe shkon horizonti larg, duhet me u mat\u00eb me t\u00eb mdhajt. Dhe me u mat me t\u00eb mdhajt, asht si me hi n\u2019boks me Tajsonin. Ai mundet me t\u00eb hjek nofullen. Kshuq\u00eb ne kemi ardh n\u00eb k\u00ebt\u00eb jet\u00eb p\u00ebr me vujt, edhe me vujt keq, po vuejtjen me e kthy n\u00eb gzim. Dhe vet\u00ebm liria e siguron k\u00ebt\u2019 ekuacion. P\u00ebrndryshe vuejtja mbetet vuejtje, gzimi mbetet gzim shum\u00eb i shkurt\u00eb, se s\u2019ka gzim t\u00eb gjat\u00eb. Vuejtje t\u00eb gjat\u00eb ka, e gzim t\u00eb gjat\u00eb nuk ka.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify\"><em><i>Po ndalemi te vuajtja. P\u00ebr koh\u00ebn e diktatur\u00ebs ju shpreheni se \u201cnd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ne rriteshim si njer\u00ebz, sistemi rritej si diktatur\u00eb. E secili prej pjes\u00ebtar\u00ebve t\u00eb familjes b\u00ebnte llogari sipas nji postulati \u201cq\u00eb ka edhe ma keq\u201d. Tash n\u00eb retrospektiv\u00eb, cila ishte e keqja tjet\u00ebr edhe ma e madhe?<\/i><\/em><\/p>\n<p style=\"text-align: justify\">Un\u00eb kam le n\u00eb nji familje burrash q\u00eb nuk kan\u00eb pi, q\u00eb nuk kan\u00eb luejt, as kan\u00eb sh\u00ebtit, as kan\u00eb nxan\u00eb peshk, por jan\u00eb marr\u00eb me libra. Edhe \u00e7a duket, fati u ka buz\u00ebqesh k\u00ebtyne njer\u00ebzve, se ti mund t\u00eb merresh me libra por tan\u00eb jet\u00ebn mbetesh biblioman, edhe s\u2019shkrun asgja. Baba im ka shkrujt 4800 faqe, 3000 faqe i ka botu sa ka ken\u00eb gjall\u00eb, tashti do t\u00eb botohet edhe libri me\u00a0kujtimet e jet\u00ebs s\u00eb tij. Jet\u00eb pezull. Ai tregon jet\u00ebn e vet midis kontraditash dhe kundrathaniesh nga ma t\u00eb tmerrshmet. E un\u00eb mendoj se kur i ke paraardh\u00ebsit e ndritsh\u00ebm, jo pse jan\u00eb t\u00eb mit\u00eb, asht sfida shum\u00eb e madhe. Nuk asht ndonj\u00eb lumturi shum\u00eb e madhe, me jetu n\u00ebn drit\u00ebn e dritave, sepse duhet me ba drit\u00eb, e po s\u2019bane drit\u00eb je n\u00eb terr, edhe e padit veten. Kjo ka qen\u00eb nj\u00eb sfid\u00eb shum\u00eb e madhe e imja dhe e kam kuptue masi jam ba 40 vje\u00e7. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb nuk e kuptosha, un\u00eb mundosha me i imitue ata. Kur axha im p\u00ebrkthente \u201cIliad\u00ebn\u201d dhe merrej me vepra me kafshata prej hekuri q\u00eb duheshin blue me dham\u00eb, e shqipja ishte nj\u00eb gjuh\u00eb e re e past\u00ebrvitun, un\u00eb isha ai q\u00eb i rrija af\u00ebr dhe i prifja lapsat\u2026 me lapsa kopjative, prej karboni q\u00eb nuk fshiheshin.\u00a0Tradita familjare asht nji faktor shum\u00eb pozitiv, por nuk asht gjith\u00e7ka, sepse gjithkund di\u00e7ka fillon prej zeros, prej hi\u00e7it, dhe asht shum\u00eb ma mir\u00eb me ia fillu prej zeros\u2026 Un\u00eb sikur t\u00eb mos i kisha pas\u00eb prindt e mi n\u00eb ato piketa q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb, un\u00eb do t\u00eb kisha qen\u00eb ma i avancum, mendoj un\u00eb. Pse? Se do t\u00eb isha ma guximtar, nuk do ia jepsha kurrkujt shkrimet e mia. Kurse n\u00eb rastin tim, shkrimet e mia ua jepsha n\u00eb dor\u00eb atyne ma s\u2019pari dhe ata m\u00eb kritikonin\u2026\u201d prit se kjo nuk asht klasike\u201d \u2026s\u2019arrinin me kuptue se klasicizmi kishte dal\u00eb prej mode, e nuk kishte ma klasik\u00eb\u2026<\/p>\n<p style=\"text-align: justify\"><em><i>Kena lexue studimin kritik \u201cNji Uliks q\u00eb s\u2019mb\u00ebrriti kurr\u00eb n\u00eb Itak\u00eb\u201d p\u00ebr vepr\u00ebn e Martin Camajt, dhe aty njihemi me faktin q\u00eb keni qen\u00eb m\u00ebsues gjuh\u00eb-let\u00ebrsie n\u00eb Prekal. A mundeshit n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, n\u00ebp\u00ebrmjet let\u00ebrsis\u00eb me krijue hap\u00ebsira lirie p\u00ebr nx\u00ebn\u00ebsit, liri q\u00eb mendoni se e inkurajoni sot?<\/i><\/em><\/p>\n<p style=\"text-align: justify\">Kur flas p\u00ebr lirin\u00eb, flas p\u00ebr lirin\u00eb time nj\u00ebher\u00eb, si e kam konceptue un\u00eb. Ne nuk e njohim. Shkollat, familjet, ne, nuk e njohim lirin\u00eb. Familjet tona e vrasin lirin\u00eb, t\u00eb jeni t\u00eb sigurt\u00eb dhe duhet ba nji revolucion, nji revolucion gjinor, idesh, rolesh, \u2026pra familja duhet t\u00eb jet\u00eb jo nji burg p\u00ebr ne, por duhet t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb mb\u00ebshtjellje, nji jorgan q\u00eb t\u00eb mos ftohemi, por n\u2019kjoftse ne dum me dal manej n\u00ebp\u00ebr t\u00eb ftoht\u00eb, jorgani nuk duhet t\u00eb na vehet mrapa\u2026pra me nji fjal\u00eb nuk duhet me na e prek\u00eb kush lirin\u00eb.\u00a0Liria ime ka qen\u00eb kjo: un\u00eb e dija se duke qen\u00eb m\u00ebsues n\u00ebp\u00ebr qytete, ose duke qene n\u00ebp\u00ebr vende pune n\u00eb pozicione ku i rrihte fort era, un\u00eb kisha shum\u00eb pak shanse me rujt veten. Kur un\u00eb shkova n\u00eb Universitetin e Shkodr\u00ebs n\u00eb fundin e viteve \u201990 p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb latinisht, mendoj se ishte pozicioni ma i mir\u00eb i bots. N\u00eb at\u2019 koh\u00eb nuk m\u00eb kishin qef e s\u2019doshin me m\u2019\u00e7u\u2026e kjo asht mrekullia e madhe, asht mrekulli shum\u00eb e madhe mos me t\u00eb pas\u00eb qef\u2026mir\u00ebpo meq\u00eb nuk kishte kush tjet\u00ebr me dhan\u00eb latinisht, u detyruen me m\u2019\u00e7ue mue. Mu m\u00eb mbajshin si t\u00eb par\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, dhe tan\u00eb taktika ime ishte me qen\u00eb i par\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, mos me u marr\u00eb kush me mue, dhe k\u00ebshtu jam marr un\u00eb me veten. Jam marr\u00eb me librat e mi, kam ba d\u00ebshmit\u00eb e asaj kohe. N\u00eb art ka nj\u00eb vler\u00eb: ti duhet t\u00eb b\u00ebsh d\u00ebshmin\u00eb\u2026jo n\u00eb kuptimin juridik, por t\u00eb tregosh se \u00e7ka ke pa, si je ndi, me k\u00eb ke qen\u00eb, kund\u00ebr kujt ke qen\u00eb. Pra artisti, e arti asht d\u00ebshmi\u2026Markez flet p\u00ebr nji katund n\u00eb Argjentin\u00eb, dhe mundohet q\u00eb at\u00eb katund ta paraqes\u00eb sikur asht njer\u00ebzimi i tan\u00eb. K\u00ebshtu q\u00eb du t\u2019ju them q\u00eb jeta e shkrimtarit, jeta e artistit, jeta e njeriut q\u00eb shef p\u00ebrtej dukjes s\u00eb sendeve, asht shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb, k\u00ebrkon sakrifica t\u00eb m\u00ebdha\u2026<\/p>\n<p style=\"text-align: justify\"><em><i>Takimi juej i tret\u00eb me Martin Camajn: \u201cKoh\u00ebdreke i nji dite fillim prilli andej kah fundi i vjet\u00ebve \u201970. Kisha mbarue msimin (gjithnji n\u00eb shkoll\u00ebn e Prekalit) dhe, mbasi kalova ur\u00ebn mbi Kir, dola n\u00eb rrug\u00eb p\u00ebr me prit\u00eb makin\u00eb. Te nji patalok i vog\u00ebl q\u00eb i sillte shpin\u00ebn er\u00ebs, e ulur mbi nji gur rrask, po rrinte Mrika. (aty uleni bashk\u00eb me t\u00eb dhe zini nji bised\u00eb)<\/i><\/em><em><i><br \/>\n<\/i><\/em><em><i>\u2013 Kam pas\u00eb edhe un\u00eb nji vlla msues bash n\u00eb at\u00eb shkoll\u00eb ku je ti.<\/i><\/em><em><i><br \/>\n<\/i><\/em><em><i>\u2013 Ku asht tashti? e pyeta me interesim.<\/i><\/em><em><i><br \/>\n<\/i><\/em><em><i>\u2013 Asht i humbun\u2026tha pa e shue buz\u00ebqeshjen, i humbun\u2026dhe tundi p\u00ebrs\u00ebri dor\u00ebn e that\u00eb n\u00eb er\u00eb.<\/i><\/em><em><i><br \/>\n<\/i><\/em><em><i>Si e kujtoni<\/i><\/em><em><i>\u00a0<\/i><\/em><em><i>T<\/i><\/em><em><i>akimin me motr\u00ebn e Martinit? <\/i><\/em><\/p>\n<p style=\"text-align: justify\">Kam takue motr\u00ebn e Martinit, Mrik\u00ebn. Ishte grue shum\u00eb goj\u00ebmbyllun, edhe un\u00eb isha takue nji her\u00eb me te, e m\u00eb tha mue: \u201cEdhe un\u00eb e kam pas\u00eb nj\u00eb vlla q\u00eb shkrun \u2026\u201d, \u201cpo ku asht ai\u201d- i them\u2026 \u201casht i hupun\u2019\u201d- tha. Donte me than\u00eb as marrim as japim me te, se mal\u00ebsor\u00ebt tan\u00eb flasin nji gjuh\u00eb alegorike t\u00eb pashoqe. Donte me m\u2019than\u00eb mos m\u00eb pyt ma\u2026si nji m\u00ebnyr\u00eb edhe me u mbrojt prej meje edhe n\u00eb qoft\u00ebse un\u00eb spiunoja e m\u00eb pyesnin \u201c\u00e7ka t\u00eb ka than\u00eb\u201d, nuk do kishin \u00e7a me than\u00eb.<br \/>\nDhe kur me \u00e7uen n\u00eb Prekal me dhan\u00eb msim, n\u00eb nji koh\u00eb kur po baheshin votimet, votime q\u00eb delnin 99.99% m\u00eb k\u00ebrkuen me nejt n\u00eb shkoll\u00eb at\u00eb mbramje. Tuj nejt masdite n\u00eb shkoll\u00eb pash\u00eb regjistrat nd\u00ebr vite t\u00eb fshatit. Mbrrij n\u00eb fillim te Martin Camaj. Regjistri i shkruem me boj\u00eb jeshile, n\u00eb at\u00eb koh\u00eb \u2026shkrimi i tij ishte i mrekulluesh\u00ebm, gjith\u00eb fioritura, si me qen\u00eb nj\u00eb shkrim balerine. Ishte i panjoftun Martin Camaj. Kur erdhi Martini n\u00eb Shqipni fill n\u00eb \u201992-shin, nj\u00eb pjes\u00eb e madhe e shqiptar\u00ebve sapo t\u00eb hyshe n\u00eb bised\u00eb me ta \u201ca e keni lexu Martinin\u201d, her\u00eb i binin n\u00eb shput\u00eb ballit me t\u00eb djathten, e her\u00eb me t\u00eb majten\u2026 I them un\u00eb njenit, po mir\u00eb mor po \u00e7a t\u00eb p\u00eblqen, se ai ishte krejt tjet\u00ebr nga ajo q\u00eb ishte shkrue n\u00eb ato 50 vjet, dhe ai po vinte si produkt i ri, \u201c\u00e2 i bukur\u2019- thoshte\u2026pra na shqiptar\u00ebt e ri jemi edhe majmuna, na mjafton q\u00eb filani ka than\u00eb \u201c\u00e2 i bukur\u201d edhe i biem shputa kok\u00ebs. Ndaj vendosa me shkrujt at\u2019 lib\u00ebr, vet\u00ebm e vet\u00ebm me i than\u00eb njer\u00ebzve q\u00eb un\u00eb nuk rrahi ballin, por t\u00eb jap librin. Mandej libri mund t\u00eb jet\u00eb q\u00eb s\u2019vlen hi\u00e7, po un\u00eb jam nis\u00eb prej k\u00ebsaj. Jam nis\u00eb prej k\u00ebsaj, se nuk mund ta duroj majmunllekun e njer\u00ebzve\u2026jam shum\u00eb i sigurt\u00eb q\u00eb ata nuk kishin lexu kurrgja, po edhe n\u00ebqoft\u00ebse kishin lexu, kishin lexu shum\u00eb pak.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify\">Edhe di\u00e7ka tjet\u00ebr p\u00ebr Martinin.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify\">Martini iku p\u00ebr me shp\u00ebtue eventualisht. Gjith\u00eb ata q\u00eb kishin qen\u00eb af\u00ebr shkollave jezuite ishin kontigjent p\u00ebr me hi n\u00eb burg. Axha im, q\u00eb kishte mbarue shkoll\u00ebn me Martinin, ve\u00e7 se kishte shkrue nji bejte p\u00ebr nji shok t\u00eb mahall\u00ebs u d\u00ebnue 101 vjet burg. Dhe n\u00eb qoft\u00ebse nuk i kan\u00eb fut n\u00eb burg n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, i kan\u00eb burgos mas 30 vjetsh. Un\u00eb njoh p\u00ebrkthyesin e \u201cVirgjilit\u201d,\u00a0Mark Dem\u00ebn q\u00eb e fut\u00ebn n\u00eb burg n\u00eb vitin 1976, me pretekstin q\u00eb kishte than\u00eb di\u00e7ka jo n\u00eb rregull n\u00eb vitin 1945 duke ec\u00eb n\u00eb radh\u00eb nga nji vend n\u00eb tjetrin. I gjith\u00eb gjyqi ishte fars\u00eb, dhe atij i duhej me dhan\u00eb\u00a0llogari n\u00eb \u201976 p\u00ebr vitin \u201945. I than\u00eb gjermant pat\u00ebr Anton Arapit \u201chajde me ne\u201d; \u201cJo more\u201d \u2013 tha, \u201cun\u00eb s\u2019kam ba kurrgja, nuk m\u00eb d\u00ebnojn\u00eb njer\u00ebzit e mi\u201d- dhe e pushkatuen. Pra, ata hala ishin burra q\u00eb mendojshin se i mbron burrnia e ndershmnia, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb po zbatohej plani me pre krena.<br \/>\nEdhe Camaj, edhe pse iku e shp\u00ebtoi, ka qen\u00eb i p\u00ebrbuzun. N\u00eb vitin 1976, kryetari i bashkis\u00eb s\u00eb Napolit kishte organizue nji simpozium t\u00eb madh me arb\u00ebresh\u00ebt, shqiptar\u00eb nga Shqipnia e nga diaspora. N\u00eb at\u00eb takim ishin ftu Drit\u00ebro Agolli bashk\u00eb me Gjovalin Shkurtaj, por edhe Martin Camaj. K\u00ebta tan\u00ebt (Drit\u00ebro Agolli dhe Gjovalin Shkurtaj) i ankohen kryetarit t\u00eb bashkis\u00eb s\u00eb Napolit dhe i k\u00ebrkojn\u00eb \u201co ai, o na\u201d, n\u00eb kuptimin q\u00eb n\u00ebse i jepet fjala Martinit me fol\u00eb p\u00ebr gjuh\u00ebsin\u00eb, ne nuk marrim pjes\u00eb. Kryetari nuk ua merr parasysh k\u00ebrc\u00ebnimin, dhe ftohet Martini me fol\u00eb. Sa mori fjal\u00ebn, k\u00ebta t\u00eb dy fillun me radh\u00eb duke ba zhurm\u00eb me kamb, e Martini e ndaloi fjal\u00ebn duke\u00a0than\u00eb \u201cM\u00eb falni, se un\u00eb nuk prishem me vllaz\u00ebn t\u00eb mi\u201d, edhe kaloi pa majt fjalen. Kjo gja nuk asht p\u00ebrmend, dhe quhet \u201cstoria passata\u201d, por q\u00eb ma merr mendja ka me u p\u00ebrs\u00ebrit \u00e7do 50 vjet n\u00eb historin\u00eb ton\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify\"><em><i>A ka kritk\u00eb ndaj krijimtaris\u00eb tuaj?<\/i><\/em><\/p>\n<p style=\"text-align: justify\">Un\u00eb pretendoj se jam let\u00ebrsi alternative. Un\u00eb kam shkrue nji let\u00ebrsi d\u00ebshmitare e cila nuk ka ba kompromis me asnji prej parimeve t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb zyrtare, dhe un\u00eb nuk kam botue asnji varg gjat\u00eb asaj kohe, dhe njimij\u00eb vjet t\u00eb vazhdonte ai sistem, dhe njimij\u00eb vjet t\u00eb vazhdoja un\u00eb bashk\u00eb me ta nuk do botoja sepse un\u00eb e refuzoja estetikisht edhe sistemin, edhe at\u00eb let\u00ebrsi. Edhe kam qen\u00eb i madh p\u00ebr me i fol\u00eb k\u00ebto fjal\u00eb, n\u00eb at\u00eb koh\u00eb kam qen\u00eb 35, 36, 40, 43 vje\u00e7. Kur un\u00eb isha 43 vje\u00e7 na lshoi kul\u00e7edra e dol\u00ebm.\u00a0Pra nuk ka hapsin\u00eb me kalu kjo let\u00ebrsi alternative. Sa koh\u00eb do vazhdoj\u00eb kjo pun\u00eb? Na po presim, nuk na ka mbet kurrgja tjet\u00ebr ve\u00e7se me prit dhe me guxue. Me prit \u00ebsht\u00eb me i than\u00eb se kam koh\u00eb, dhe me guxue asht me fol\u00eb ashtu si\u00e7 ju flas un\u00eb ju. Dhe kam krijue jo pak anmiq, pa t\u00eb cil\u00ebt un\u00eb tashti ma nuk mund t\u00eb jetoj. Pra, koha e demokracis\u00eb \u00e7a m\u2019ka sjell\u00eb? M\u2019ka sjell\u00eb nji kunor\u00eb anmiqsh, q\u00eb s\u2019dojn me nie se jam gjall\u00eb. Pra me nji fjal\u00eb nuk kemi kritik\u00eb, se na jemi t\u00eb bllokuem.<br \/>\nNe jemi nji popull pa kritik\u00eb dhe ta dini q\u00eb kritika dhe let\u00ebrsia kan le p\u00ebrnjidit\u00eb. Ne jemi ai lejleku q\u00eb rri me nji kam\u00eb, dhe ne krijojm\u00eb pa dit\u00eb se \u00e7a bajm\u00eb. Ta dini q\u00eb un\u00eb p\u00ebr veten time e kam k\u00ebt\u00eb ankth shum\u00eb t\u00eb madh se un\u00eb kam krijue dhe nuk kam kurrqysh si me u pa. Un\u00eb tham mir\u00eb jam, se ne vetin e braktisim t\u00eb fundit, por vet\u00eb un\u00eb nuk e di sa vlej.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify\">Ne nuk kemi dialog, ne ham\u00eb tri her\u00eb n\u00eb dit\u00eb bakllav\u00eb, bakllav\u00eb, bakllav\u00eb\u2026Ismail Kadare, Ismail Kadare\u2026 ajo bakllav\u00eb asht n\u00eb fund t\u00eb dit\u00ebs, a ka mund\u00ebsi nji cop spec diku, nji cop turshi\u2026 Dhe kur flasin p\u00ebr te asht si me fol p\u00ebr ungjilltar\u00ebt. Ai asht nji njeri, veprat e t\u00eb cilit ia kam ble me lek\u00eb, e kam harxhu dhe koh\u00ebn time me e lexu, e kam pas\u00eb shum\u00eb vrejtje. Veprat ia kam ble, koh\u00ebn ia kam dhan\u00eb, \u00e7a don tjet\u00ebr ai? Un\u00eb nuk them q\u00eb ai s\u2019ka pas\u00eb talent, se edhe mos me pas\u00eb nuk asht turp, se tash ai asht ba i madh, por ai e ka p\u00ebrdor\u00eb talentin e vet p\u00ebr nji q\u00ebllim q\u00eb nuk e ka mendu. Ai ka mendu se socializmi po vazhdon gjith\u00eb jet\u00ebn. Ka vra tan\u00eb rinin\u00eb e tij krijuese p\u00ebr me ju shkrujt rus\u00ebve, sovjet\u00ebve, Enver Hoxh\u00ebs.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify\"><em><i>Na si lexues e kemi shum\u00eb t\u00eb qart\u00eb se kush jan\u00eb autor\u00ebt q\u00eb i kan\u00eb sh\u00ebrbye sistemit, por duem me dit\u2019 sot se cil\u00ebt jan\u00eb p\u00ebr ty autor\u00ebt e mir\u00eb t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb bashk\u00ebkohore shqipe?<\/i><\/em><\/p>\n<p style=\"text-align: justify\">Un\u00eb autor\u00eb t\u00eb mir\u00eb njof shum\u00eb, por shkrimtar\u00eb me integritet njof pak. Edhe k\u00ebta t\u00eb rinjt\u00eb e kan\u00eb njifar\u00eb nguti me e korr suksesin shpejt. Nd\u00ebr autor\u00ebt e mir\u00eb p\u00ebr mue jan\u00eb autor\u00ebt si Kongoli, Ylljet Ali\u00e7ka, Stefan Capaliku, Ledia Dushi, Lisand\u00ebr Kola, Luljeta Lleshanaku, Agron Tufa edhe Ridvan Dibra, k\u00ebta jan\u00eb t\u00eb gjith\u00eb\u00a0autor\u00eb shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb, sepse e kan\u00eb nj\u00ebfar\u00eb vazhdim\u00ebsie publikimesh dhe veprash.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify\"><em><i>Pse ka r\u00ebnd\u00ebsi vazhdim\u00ebsia e publikimeve n\u00eb let\u00ebrsi?<\/i><\/em><\/p>\n<p style=\"text-align: justify\">Dikush shkrun nji poezi, dy, tre, kat\u00ebr dhe e len pastaj. E kjo asht pun\u00eb q\u00eb duhet me vazhdu, e nganj\u00ebher\u00eb duhet edhe me iu \u201cimponue\u201d lexuesit. Psh un\u00eb n\u00eb panarin e vjetsh\u00ebm kam ardh me 5 p\u00ebrkthime, me p\u00ebrkthime t\u00eb randa, prej nga autor\u00ebt q\u00eb kam p\u00ebrkthy. Kemi publiku v\u00ebllimin e par\u00eb t\u00eb \u201cKujtime t\u00eb p\u00ebrtejvarrit\u201d t\u00eb Chateaubrian, jemi n\u00eb pritje t\u00eb v\u00ebllimeve t\u00eb tjera; Bodlerin me librin \u201cLulet e s\u00eb keqes\u201d, nji p\u00ebrkthim i plot\u00eb. Kjo asht nji pun\u00eb 50-vje\u00e7are pasi jam marr me Bodlerin qysh n\u00eb \u201968-\u00ebn. Kam p\u00ebrkthye \u201cMetamorfoz\u00ebn\u201d e Kafk\u00ebs, nj\u00eb variant timin, \u201cNekrassovin\u201d \u2013 e Zhan Pol Sartrit, nji dram\u00eb mbi korrupsionin q\u00eb do t\u00eb ishte shum\u00eb e bukur me u vu n\u00eb teat\u00ebr, dhe nj\u00eb ese t\u00eb Zhan Pol Sartrit mbi Bodlerin. S\u00eb fundmi kam botu librin e dramave \u201cAktor\u00eb pa kujtes\u00eb\u201d, tashti n\u00eb qershor dalin edhe tri libra t\u00eb tjer\u00eb krijimtari e imja. Libri \u201cLule nate\u201d do t\u00eb ribotohet, dhe po ashtu do t\u00eb ribotohet n\u00eb Kosov\u00eb nj\u00eb miksazh prej tri v\u00ebllimeve poetike. Nd\u00ebrkoh\u00eb po p\u00ebrgatis v\u00ebllimin e kat\u00ebrt me poezi, dhe s\u2019ma merr mendja q\u00eb do shkruej ma poezi, pasi mendoj se e kam mbyll\u00eb si proces. Ma shum\u00eb do t\u00eb merrem me drama, monodrama, romane, por jo poezi.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify\"><em><i>Bodleri shprehet p\u00ebr librin e tij \u201cLulet e s\u00eb keqes\u201d duke th\u00ebn\u00eb se \u201cky lib\u00ebr, thelb\u00ebsisht i padobish\u00ebm dhe absolutisht i pafajsh\u00ebm, nuk \u00ebsht\u00eb krijuar me q\u00ebllim tjet\u00ebr, ve\u00e7se p\u00ebr t\u00eb m\u00eb zbavitur, sikurse edhe p\u00ebr t\u00eb ushtruar shijen time t\u00eb pasionuar p\u00ebr pengesat\u201d. Pra duket q\u00eb Bodleri e ka fare t\u00eb qart\u00eb se p\u00ebrse shkruen. Ju p\u00ebrse shkrueni?<\/i><\/em><\/p>\n<p style=\"text-align: justify\">Kjo asht pyetja ma e vshtir\u00eb q\u00eb mund t\u2019i bahet dikujt, me i than\u00eb p\u00ebr \u00e7ka shkruen ti. Kur ia kan\u00eb ba k\u00ebt\u00eb pyetje nji autori spanjoll n\u00eb vitet \u201930 kur ndodhi revolucioni n\u00eb Spanj\u00eb- ai ishte i paralizuem,\u00a0edhe t\u00eb gjith\u00eb miqt\u00eb e tij ik\u00ebn, emigruen, dhe ky mbeti vet\u00ebm, b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr Vicente Aleixandre, poet i pashoq, un\u00eb e due shum\u00eb dhe jam ndjek\u00ebs i shkoll\u00ebs s\u00eb tij-, n\u00eb poem\u00ebn t\u00eb tij me titull \u201cP\u00ebr ke shkruej un\u00eb\u201d te vargu i par\u00eb thot\u00eb un\u00eb shkruej pik\u00ebrisht p\u00ebr ata q\u00eb nuk m\u00eb lexojn\u00eb; po t\u00eb mos e kishte th\u00ebn\u00eb ai, do ta kisha than\u00eb un\u00eb, se gjithmon\u00eb e kam pas\u00eb ket\u00eb ide. Ti s\u2019po m\u00eb pyet se kush asht lexuesi yt, por pse shkruej un\u00eb. Poezit\u00eb e mia jan\u00eb d\u00ebshmi e marr\u00ebzis\u00eb sime personale. N\u00eb pjes\u00ebn e par\u00eb t\u00eb krijimtaris\u00eb sime kam shkru me q\u00ebllimin p\u00ebr me mbet gjall\u00eb intelektualisht edhe moralisht.<br \/>\nUn\u00eb kisha fatin e madh t\u00eb lexoja Dostojevskin, Shekspirin, Zhan Pol Sartin \u2013 ishin m\u00ebsuesit e mi, pra kam pas\u00eb m\u00ebsues q\u00eb tundin bot\u00ebn. Ata m\u00ebsues nuk m\u00eb llastonin dhe ata kur vinin me fol\u00eb me mu, flisnin me ma t\u00eb mir\u00ebn e tyne: n\u00ebp\u00ebrmjet vepr\u00ebs s\u00eb tyre. Secili autor m\u00eb dukej sikur m\u00eb thoshte \u201cti a mundesh me e ba k\u00ebt\u201d. Dhe gjithmon\u00eb kam p\u00ebrjetu nji ankth t\u00eb madh, dhe gjithmon\u00eb kam dal\u00eb shum\u00eb i d\u00ebshtum. Pra ankthi jem p\u00ebr me dhan\u00eb di\u00e7ka q\u00eb t\u00eb p\u00ebrqasej me modelet e mira, duket, ndoshta mund t\u00eb mos jet\u00eb model, por duket q\u00eb un\u00eb e kam vujt shum\u00eb kacavarjen te modelet e mira. Mandej a e kam arrit, a s\u2019e kam arrit, duhen do burra t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb quhen kritik\u00eb. E ata duhet me ardh\u00eb jo me pud\u00ebr, as dashamir\u00ebs, por me ta hap barkun e me t\u00eb than\u00eb s\u2019je kurrgja. S\u2019ke zem\u00ebr, s\u2019ke mushkni, je bosh, je i mbushun me byk. Kjo asht kritika. Dhe un\u00eb e vuej munges\u00ebn e ksaj lloj kritike, se po t\u00eb ekzistonte nj\u00eb kritik\u00eb e till\u00eb un\u00eb do kisha ba vepra t\u00eb tjera t\u00eb mira duke iu p\u00ebrgjigj atyne, po kshtu\u2026s\u2019e shef kurrkush, nji pjes\u00eb e shofin por s\u2019reagojn\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify\">Primo lexon poezin\u00eb e Bodlerit \u201cCoftina\u201d, shk\u00ebputur nga libri \u201cLulet e s\u00eb keqe\u201d<br \/>\n<em><i>Nji Coftin\u00eb<\/i><\/em><br \/>\n<em><i>A e mban mend, o shpirt, at\u00eb send q\u00eb pam\u00eb<\/i><\/em><br \/>\n<em><i>At\u00eb mjes t\u00eb bukur t\u00eb nji vere t\u00eb but\u00eb:<\/i><\/em><br \/>\n<em><i>Coftin\u00ebn e ndyt\u00eb n\u00eb kthes\u00eb t\u00eb nji shtegu<\/i><\/em><br \/>\n<em><i>Mbi shtrojen e fort\u00eb t\u2019nji zalli me gur\u00eb.<\/i><\/em><br \/>\n<em><i>Me shal\u00ebt p\u00ebrpjet\u00eb si<\/i><\/em><em><i>\u00a0<\/i><\/em><em><i>grue e p\u00ebrdal\u00eb<\/i><\/em><br \/>\n<em><i>Tue vlue shp\u00ebrndante helmin e sa<\/i><\/em><em><i>j<\/i><\/em><em><i>,<\/i><\/em><br \/>\n<em><i>Ngesh\u00ebm e hapte dhe pa kurrfar\u00eb gajle<\/i><\/em><br \/>\n<em><i>Barkun e vet plot me erna t\u00eb k\u00ebqija. \u2026<\/i><\/em><\/p>\n<p style=\"text-align: justify\">Kjo asht nji poezi q\u00eb Bodleri e ka pagu shtrenjt\u00eb. K\u00ebshilli i Garancis\u00eb Morale, pran\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Parisit n\u00eb vitin 1851-1852 i vuni pes\u00ebqind mij\u00eb franga gjob\u00eb, kurrgja ma pak se 7 ose 8 milion euro sot. Dhe ky u thot\u00eb m\u00eb merrni shpirtin, se ne poet\u00ebt jemi proverbialisht t\u00eb varf\u00ebn. Mir\u00ebpo, kaq popull i dhanun mas drejt\u00ebsis\u00eb jan\u00eb, sa n\u00eb vitin 1949, mas 80 vjet\u00ebsh, nji grup poet\u00ebsh francez i kan\u00eb rihap gjyqin Bodlerit dhe e kan\u00eb shpall\u00eb t\u00eb pafajsh\u00ebm. Pra ata me iniciativ\u00eb t\u00eb tyre, se s\u2019po ia k\u00ebrkonte kurrkush, ve\u00e7 mos me i mbet hija e njeriut t\u00eb d\u00ebnuem atij q\u00eb e konsideronin si \u201cbibl\u00ebn e modernizmit\u201d. Kurse n\u00eb shkollat tona t\u00eb dikurshme, kur donin me rr\u00ebzu Bodlerin si desident i p\u00ebrmendshin \u201cCoftin\u00ebn\u201d.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify\"><em><i>P\u00ebrkthimi i Bodlerit ju ka marr\u00eb 50 vite jet\u00eb e dedikim. Cilat kan\u00eb qen\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb e p\u00ebrkthimit t\u00eb nji vepre si \u201cLulet e s\u00eb keqes\u201d?<\/i><\/em><\/p>\n<p style=\"text-align: justify\">P\u00ebrkthimi i Bodlerit asht i v\u00ebshtir\u00eb, un\u00eb kam marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr me dhan\u00eb kuadrin e tij, dhe ai q\u00eb e di fr\u00ebngjishten e kupton q\u00eb kam rujt tan llahtar\u00ebn e Bodlerit. Ai ka estetizu t\u00eb keqen dhe asht themeluesi i estetik\u00ebs. Ai e shihte estetik\u00ebn si teori t\u00eb artit dhe t\u00eb ndihmonte se si me nd\u00ebrtu n\u00eb art. E p\u00ebr at\u00eb, e vetmja kategori e artit ishte e bukura. Un\u00eb kam rujt pra vizionin e tij; kam 12 variante t\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs poem\u00eb, pra nj\u00eb poem\u00eb t\u00eb tij e kam p\u00ebrkthy n\u00eb 12 variante, ndaj vendosa me e nxjerr se nuk kisha \u00e7a me i ba ma. Ajo \u00ebsht\u00eb vep\u00ebr jete, kam qen\u00eb shum\u00eb i lidhur me t\u00eb. \u201cLulet e s\u00eb keqes\u201d ka qendru p\u00ebr vite e vite mbi komodin\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify\">Bodlerin e ka persekutu gjithkund ideja e vdekjes, dhe jo vet\u00ebm n\u00eb mosh\u00ebn e madhe. Kur fillon e plaket njeriu nji dhimje me pas\u00eb mendon se po vdes, por ai e ka p\u00ebrjetue vdekjen qysh i ri, e ka pas\u00eb vdekjen n\u00eb skut\u00eb t\u00eb veshit. Vdekja, plakja, ikja nga jeta, shkat\u00ebrrimi i organizmit, se ai ka pi gjithfar\u00eb opiumi, ka pas\u00eb nji jet\u00eb nga ma t\u00eb shthurunat, e ka k\u00ebrkue majde me u infektue prej sifilizit q\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb ishte si\u00a0\u00a0HIV\u00a0AIDS-i sot, ka shkue n\u00ebp\u00ebr bordelet m\u00eb fam\u00ebkeqe vet\u00ebm p\u00ebr me ngjit s\u00ebmundjen e sifilizit. Dhe kur e ngjiti, shkoi te e ama dhe i tha q\u00eb prej teje e kam: \u201ckur vdiq baba s\u2019duhej t\u00eb ishte martue ma, p\u00ebr aq koh\u00eb q\u00eb ke pas\u00eb nji djal\u00eb si un\u00eb\u201d. E ma pas u shue me nji vdekje t\u00eb llahtarshme, 47 vje\u00e7.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify\">Nuk m\u00eb kan\u00eb dal\u00eb gjithkund rimat, q\u00eb t\u00eb mos prishej skena, mos prishej piktura, por p\u00ebr mu kjo asht nji vep\u00ebr jete e imja, e s\u2019kam me arrit me ba nji p\u00ebrkthim t\u00eb till\u00eb ma kurr\u00eb. Megjithat\u00eb n\u00eb fund t\u00eb fundit mbetet nji variant i Bodlerit, dhe asht i mir\u00ebseardhun \u00e7dokush q\u00eb ka 50 vjet n\u00eb dispozicion me ia dediku Bodlerit.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify\"><em><i>Keni sjell\u00eb n\u00eb shqip \u201cMetamorfoz\u00ebn\u201d e Kafk\u00ebs, lib\u00ebr q\u00eb tashm\u00eb e kemi t\u00eb p\u00ebrkthyer nga disa autor\u00eb t\u00eb tjer\u00eb. Cila mendoni se asht<\/i><\/em><em><i>\u00a0<\/i><\/em><em><i>vlera e shtuar e variantit tuej?<\/i><\/em><\/p>\n<p style=\"text-align: justify\">Kam luftu shum\u00eb q\u00eb sendi n\u00eb t\u00eb cilin metamorfizohet Zamza, t\u00eb quhej \u00e7imk\u00eb (das ungeziefer). Asht fjal\u00eb shum\u00eb e rrall\u00eb, i thon\u00eb insekteve q\u00eb jetojn\u00eb n\u00ebp\u00ebr d\u00ebrrasat e krevat\u00ebve, pra ose asht plesht, ose duhet t\u00eb ket\u00eb ndonj\u00eb insekt tjet\u00ebr q\u00eb na nuk e kemi pas\u00eb fatin me e pas\u00eb, se kena pas\u00eb pleshta e morra boll. Pam\u00eb edhe m\u00ebnyr\u00ebn se si sillej, m\u00ebnyr\u00ebn sesi kruhej me konveks, rriska \u2013 rriska, si e koracume, si e blindume, ndaj e quajt\u00ebm \u00e7imk\u00eb dhe jo kand\u00ebrr. Se kandrra jan\u00eb edhe flutrat, por fluturat bajrake jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb bukura e nuk besoj se Zamza asht metamorfizue n\u00eb flutur bajrake. Po kujtova se po e qes n\u00eb fik p\u00ebr 30 dit\u00eb, edhe m\u00eb shkoi 90. Duke qen\u00eb nji tekst shum\u00eb i rrasun, duhej edhe me e lexu me za, me e pa, me e kolaudu edhe me lexim, edhe m\u00eb qiti pun\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify\"><em><i>Libri me novela \u201cMuzikant\u00ebt\u201d, botuar n\u00eb vitin 2017 tregon at\u00eb q\u00eb nuk ndodh n\u00eb jet\u00ebt e personazheve. N\u00eb cilin \u00e7els duhet me u lexu ky lib\u00ebr?<\/i><\/em><\/p>\n<p style=\"text-align: justify\">Me librin \u201cMuzikant\u00ebt\u201d un\u00eb kam dal\u00eb p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb me proza t\u00eb shkurtra, t\u00eb cilat m\u00eb shum\u00eb se tregime jan\u00eb novela. N\u00eb pjes\u00ebn ma t\u00eb madhe t\u00eb tyne bahet fjal\u00eb p\u00ebr njer\u00ebz q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb qytet, \u00ebsht\u00eb pak a shum\u00eb nj\u00eb let\u00ebrsi policentriste q\u00eb flet p\u00ebr jet\u00ebn e njeriut n\u00eb qytet dhe q\u00eb pothuajse n\u00eb asnjenen prej tyne nuk ndodh asgja. Pik\u00ebrisht se nuk ndodh asgja ndodh gjith\u00e7ka, pra n\u00ebse nuk lexohet dhe nuk kuptohet n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7els, at\u00ebher\u00eb ato histori jan\u00eb krejt kot.<br \/>\nK\u00ebto proza jan\u00eb shkrue n\u00eb kontrapunkt me let\u00ebrsin\u00eb e realizimit socialist q\u00eb nuk ndodhte kurrgja dhe ndodhte shum\u00eb, q\u00eb ngjarjet ishin t\u00eb bujshme, por n\u00eb fakt realiteti kishte t\u00eb tjera parametra dhe k\u00ebto ishin vet\u00ebm propagand\u00eb. N\u00eb novel\u00ebn \u201cMuzikant\u00ebt\u201d asht nji kafe ku hyjn\u00eb e dalin njer\u00ebz q\u00eb kan\u00eb ardh\u00eb me familje me hang\u00ebr dark\u00eb, me pi nji birr\u00eb, hyjn\u00eb e dalin, pra jeta n\u00eb nji mbramje q\u00eb zgjat shum\u00eb mbramje, e q\u00eb n\u00eb fakt ajo asht nji jet\u00eb, dhe jeta e tyne asht komplet e rrafsh\u00ebt, gati e pakuptim. T\u00eb gjith\u00eb njerzit jan\u00eb hije t\u00eb pajisun me frym\u00eb, me ekzistenc\u00eb, q\u00eb mundohen asaj ekzistence m\u00eb i nxjerr arin. K\u00ebta jan\u00eb gjall\u00eb, pavarsisht se u p\u00ebrkasin shum\u00eb t\u00eb vdekurve. Ata kan\u00eb d\u00ebshira, aspirata, plane, andrra, dashurojn\u00eb, d\u00ebshtojn\u00eb, kan\u00eb ambicje, kan\u00eb kontradikta njeni me tjetrin. Secili lufton me qen\u00eb i pari, me marr pjes\u00ebn ma t\u00eb madhe e k\u00ebshtu me rradh\u00eb. Por, ai tregim nuk shkruhet ma sepse asht shkrue n\u00eb koh\u00ebn e vet. Nuk mund t\u00eb konceptohet ma ajo lloj atmosfere q\u00eb ka qen\u00eb e jetueme, e p\u00ebrjetueme me qindra her\u00eb, p\u00ebr me mb\u00ebrrit n\u00eb at\u00eb destilim.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nyje.al | 22.05.2019 | Grupi Ata\u00a0 Primo\u00a0Shllaku \u00ebsht\u00eb shkrimtar, poet, studiues dhe p\u00ebrkthyes. Ai e refuzoi estetikisht dhe moralisht sistemin diktatorial dhe let\u00ebrsin\u00eb e asaj kohe, ndaj vendosi\u00a0t\u00eb botoj\u00eb vet\u00ebm pas r\u00ebnies s\u00eb komunizmit. \u00cbsht\u00eb autor i shum\u00eb veprave n\u00eb poezi dhe proz\u00eb, nd\u00ebr t\u00eb cilat p\u00ebrmendim v\u00ebllimin me poezi \u201cLule nate\u201d, \u201cHana e njelm\u00ebt e dit\u00ebs\u201d, studimin kritik \u201cNj\u00eb Uliks q\u00eb s\u2019mb\u00ebrriti kurr\u00eb n\u00eb Itak\u00eb\u201d, p\u00ebrmbledhjen me novela \u201cMuzikant\u00ebt\u201d deri te libri m\u00eb i fundit me tri drama \u201cAktor\u00eb pa kujtes\u00eb\u201d. N\u00eb panairin e vitit 2018 ai ka ardhur me nj\u00eb num\u00ebr rekord p\u00ebrkthimesh \u201cKujtime t\u00eb p\u00ebrtejvarrit\u201d e Fran\u00e7ois Ren\u00e9 de Chateaubrianit, \u201cLulet e s\u00eb keqes\u201d e Sharl Bodler, \u201cMetamorfoza\u201d e Franz Kafkas dhe dy vepra t\u00eb Jean-Paul Sartre \u201cNekrassov\u201d dhe \u201cBaudelaire\u201d. Primo Shllaku \u00ebsht\u00eb edhe profesor i estetik\u00ebs n\u00eb Universitetin e Arteve\u00a0t\u00eb Tiran\u00ebs. Libri i fundit \u201cAktor\u00eb pa kujtes\u00eb\u201d p\u00ebrmban tri drama t\u00eb shkruara n\u00eb vitet \u201990-\u201891. N\u00eb faqen e par\u00eb t\u00eb k\u00ebtij librit shkruhet \u201cIa kushtoj tim eti q\u00eb na e m\u00ebsoi k\u00ebt\u00eb ves\u201d. A mund t\u00eb na e p\u00ebrshkruani mjedisin familjar n\u00eb t\u00eb cilin keni jetuar? Si ka ndikuar ai n\u00eb formimin tuaj? Un\u00eb ia kam kushtu bab\u00ebs tim, jo p\u00ebr faktin se ishte baba im, por sepse ka themelue dy teatro n\u00eb Shqipni, teatrin e Shkodr\u00ebs n\u00eb 1952 dhe teatrin e Elbasanit n\u00eb 1962. Ai ka rrit\u00eb nji plejad\u00eb t\u00eb bukur aktor\u00ebsh, nd\u00ebr ta p\u00ebrmend Tinka Kurtin, Zef Jubanin, Demir Hysk\u00ebn, Robert Ndrenik\u00ebn e shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb. Baba m\u2019ka marr\u00eb qysh n\u00eb mosh\u00eb shum\u00eb t\u00eb vog\u00ebl n\u00eb teat\u00ebr. Un\u00eb isha aq i vog\u00ebl sa m\u00eb merrte gjumi aty. Po zakonisht sallat e teatrit, sikurse edhe sot kan\u00eb qen\u00eb shum\u00eb t\u00eb ftohta, dhe un\u00eb m\u00ebrdhijsha, e sa her\u00eb rrija tuj pa teatro, vija n\u00eb shpi o me ethe, o me grip. E baba m\u00eb thoshte: \u201cJo nuk t\u00eb marr ma se ty t\u00eb merr gjumi\u201d. E gjithmon\u00eb thuhet se nana ime ka k\u00ebmbngul me m\u00eb marr atje.\u00a0Pra jam rrit\u00eb n\u00eb teat\u00ebr dhe me frym\u00ebn e tij. Dhe m\u00eb dukej se libri i par\u00eb me drama q\u00eb krijova duhej ta vendoste k\u00ebt\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie kujtimi, k\u00ebt\u00eb lloj p\u00ebrkushtimi p\u00ebr baben tim, sepse ma af\u00ebr me t\u00eb n\u00eb shkrimet e mia nuk kam qen\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb. Ai i ka pas\u00eb lexue n\u00eb koh\u00eb k\u00ebto shkrime edhe thoshte \u201cah sikur ta kisha mund\u00ebsin\u00eb me e vu nji pjes\u00eb tande n\u00eb teat\u00ebr\u201d. Mir\u00ebpo baba ishte shk\u00ebput nga teatri dhe kjo gja nuk ndodhi kurr\u00eb. Megjithat\u00eb ai e mori vesh q\u00eb ajo far\u00eb q\u00eb kishte mbjell\u00eb kur djali i tij i madh ishte 4 vje\u00e7, mbiu diku mas 40 vjetsh. E deshta me ia kthy atij, dhe kam shkrujt \u201cIa kushtoj bab\u00ebs tim q\u00eb na e m\u00ebsoi vesin e teatrit\u201d, se me shkue n\u00eb teat\u00ebr asht ves. S\u2019mun t\u00eb rrish pa shkue, asht si nji lloj bilardoje, a nji lloj droge, e s\u2019bante mos me shkue n\u00eb te. Sa her\u00eb q\u00eb shkoj jasht\u00eb, shkoj n\u00eb teatro. Ka raste q\u00eb edhe m\u00ebrzitem n\u00eb to, por kjo nuk m\u00eb intereson.\u00a0Kur isha n\u00eb Beograd, shteti serb u jepte studentave bileta falas p\u00ebr n\u00eb teat\u00ebr, dhe bashk\u00eb me ta edhe pedagog\u00ebve. Pra atje studentat, cilido prej tyne kishte t\u00eb drejt\u00ebn me shkue n\u00eb teat\u00ebr pa lek\u00eb. Po due me than\u00eb q\u00eb bahen politika kulturore me t\u00eb v\u00ebrtet kompetitive, e ne e ndjejm\u00eb veten shum\u00eb larg. Jo se na kushton, por ne kemi nj\u00eb aparat shtet\u00ebror q\u00eb nuk do me shpik a me gjet\u00a0m\u00ebnyra q\u00eb sendin publik ta bajn\u00eb sa ma publik. Ne merremi me ku po kapim ndonji projekt, ku po marrim ndonji lek\u00eb. Pra krejt administrata jon\u00eb asht e molepsun nga kjo pik\u00ebpamje. Ajo nuk e p\u00ebrjeton gjendjen e publikes. \u00c7far\u00eb ndodhi me let\u00ebrsin\u00eb pas realizmit socialist n\u00eb Shqip\u00ebri? Bashk\u00eb me ranien e realizmit socialist, ra edhe let\u00ebrsia, pra ra flluska e madhe. Dhe shkrimtar\u00ebt e realizmit mbeten pa kurrgja n\u00eb dor\u00eb. Pra u kishte plas\u00eb flluska dhe kishin mbet\u00eb ve\u00e7 me duert e laguna. E than\u00eb, tani \u00e7ka po bajm\u00eb? Po shkrujm do poezi e po ua vejm datat e viteve t\u00eb kalueme. Pra ata kan\u00eb shkrujt poezi n\u00eb vitin 1996 dhe i kan\u00eb vu dat\u00ebn sikur me e pas\u00eb shkrujt n\u00eb 1968, me demek me u paraqit si disidenta. Un\u00eb nuk kam pretendu me qen\u00eb disident, pavarsisht se jam. Un\u00eb nuk kam pretendu me qen\u00eb hero, pavarsisht se kam luejt me kok\u00ebn e familjes sime e t\u00eb f\u00ebmive t\u00eb mi, sepse me p\u00ebrmbajtjen q\u00eb kan\u00eb pas\u00eb disa poezi t\u00eb mia, fmit\u00eb e gruaja ime flenin mbi nj\u00eb jastek q\u00eb kishte n\u00ebn te nji granat\u00eb t\u00eb \u00e7sigurueme. Un\u00eb kam ndjek\u00eb nji grue arkivol q\u00eb shkonte me f\u00ebmij\u00ebt e saj t\u00eb vdekun n\u00eb bark, kaq. Po t\u00eb m\u00eb kishin than\u00eb se \u00e7ka ke dasht me than\u00eb ti k\u00ebtu, un\u00eb kisha dit\u00eb me than\u00eb q\u00eb \u201cgruja arkivol\u201d ishte Shqipnia dhe ne fmit\u00eb e vdekur n\u00eb barkun e saj, e ajo as na lindte as na d\u00ebshtonte. P\u00ebr i kaq fjal\u00eb, shok\u00ebt e mi drit\u00eb pa\u00e7in, sot nuk kan\u00eb as vorr. Pra ka qen\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi, e ma shum\u00eb marr\u00ebzi, dhe nuk ka kurrgja heroike k\u00ebtu, sepse arti asht ma shum\u00eb zgjedhje lirie. E sot rinia ende vuen nga mosorientimi n\u00eb fushat e jet\u00ebs. Shkolla nuk e m\u00ebson lirin\u00eb, por un\u00eb gjithmon\u00eb e kam pas\u00eb kujdes me e m\u00ebsue lirin\u00eb, me e inkurajue lirin\u00eb duke mposht veten n\u00eb rradh\u00eb t\u00eb par\u00eb. Armiku kryesor i yni jemi na dhe lufta q\u00eb bajm\u00eb me veten ton\u00eb \u00ebsht\u00eb e pamjaftueshme. Disa njer\u00ebz shkojn n\u00eb paqe me veten, dhe n\u00eb fund nuk bajn\u00eb kurrgja, n\u00eb fund t\u00eb fundit bajn\u00eb ca f\u00ebmij\u00eb, q\u00eb nuk asht pak, por kur njeriu mendon se mundet me ba edhe f\u00ebmij\u00eb edhe vepra\u2026 Sikur t\u00eb kisha mendu ndryshe, sot do t\u00eb isha pa at\u00eb vep\u00ebr q\u00eb p\u00ebr mu asht vepra ma e rand\u00ebsishme e jet\u00ebs sime (b\u00ebn shenj\u00eb te vepra e fundit \u201cAktor\u00eb pa kujtes\u00eb\u201d. ) Tashti un\u00eb e kam kollaj nga pik\u00ebpamja e trimnis\u00eb, por jo nga ajo e cil\u00ebsis\u00eb, sepse kur hapet dhe shkon horizonti larg, duhet me u mat\u00eb me t\u00eb mdhajt. Dhe me u<\/p>","protected":false},"author":2,"featured_media":4663,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"episode_type":"","audio_file":"","podmotor_file_id":"","podmotor_episode_id":"","cover_image":"","cover_image_id":"","duration":"","filesize":"","filesize_raw":"","date_recorded":"","explicit":"","block":"","ocean_post_layout":"right-sidebar","ocean_both_sidebars_style":"","ocean_both_sidebars_content_width":0,"ocean_both_sidebars_sidebars_width":0,"ocean_sidebar":"ocs-kulture-category-post-sidebar","ocean_second_sidebar":"0","ocean_disable_margins":"enable","ocean_add_body_class":"","ocean_shortcode_before_top_bar":"","ocean_shortcode_after_top_bar":"","ocean_shortcode_before_header":"","ocean_shortcode_after_header":"","ocean_has_shortcode":"","ocean_shortcode_after_title":"","ocean_shortcode_before_footer_widgets":"","ocean_shortcode_after_footer_widgets":"","ocean_shortcode_before_footer_bottom":"","ocean_shortcode_after_footer_bottom":"","ocean_display_top_bar":"default","ocean_display_header":"default","ocean_header_style":"","ocean_center_header_left_menu":"0","ocean_custom_header_template":"0","ocean_custom_logo":0,"ocean_custom_retina_logo":0,"ocean_custom_logo_max_width":0,"ocean_custom_logo_tablet_max_width":0,"ocean_custom_logo_mobile_max_width":0,"ocean_custom_logo_max_height":0,"ocean_custom_logo_tablet_max_height":0,"ocean_custom_logo_mobile_max_height":0,"ocean_header_custom_menu":"0","ocean_menu_typo_font_family":"0","ocean_menu_typo_font_subset":"","ocean_menu_typo_font_size":0,"ocean_menu_typo_font_size_tablet":0,"ocean_menu_typo_font_size_mobile":0,"ocean_menu_typo_font_size_unit":"px","ocean_menu_typo_font_weight":"","ocean_menu_typo_font_weight_tablet":"","ocean_menu_typo_font_weight_mobile":"","ocean_menu_typo_transform":"","ocean_menu_typo_transform_tablet":"","ocean_menu_typo_transform_mobile":"","ocean_menu_typo_line_height":0,"ocean_menu_typo_line_height_tablet":0,"ocean_menu_typo_line_height_mobile":0,"ocean_menu_typo_line_height_unit":"","ocean_menu_typo_spacing":0,"ocean_menu_typo_spacing_tablet":0,"ocean_menu_typo_spacing_mobile":0,"ocean_menu_typo_spacing_unit":"","ocean_menu_link_color":"","ocean_menu_link_color_hover":"","ocean_menu_link_color_active":"","ocean_menu_link_background":"","ocean_menu_link_hover_background":"","ocean_menu_link_active_background":"","ocean_menu_social_links_bg":"","ocean_menu_social_hover_links_bg":"","ocean_menu_social_links_color":"","ocean_menu_social_hover_links_color":"","ocean_disable_title":"default","ocean_disable_heading":"on","ocean_post_title":"","ocean_post_subheading":"","ocean_post_title_style":"","ocean_post_title_background_color":"","ocean_post_title_background":0,"ocean_post_title_bg_image_position":"","ocean_post_title_bg_image_attachment":"","ocean_post_title_bg_image_repeat":"","ocean_post_title_bg_image_size":"","ocean_post_title_height":0,"ocean_post_title_bg_overlay":0.5,"ocean_post_title_bg_overlay_color":"","ocean_disable_breadcrumbs":"default","ocean_breadcrumbs_color":"","ocean_breadcrumbs_separator_color":"","ocean_breadcrumbs_links_color":"","ocean_breadcrumbs_links_hover_color":"","ocean_display_footer_widgets":"default","ocean_display_footer_bottom":"default","ocean_custom_footer_template":"0","ocean_post_oembed":"","ocean_post_self_hosted_media":"","ocean_post_video_embed":"","ocean_link_format":"","ocean_link_format_target":"self","ocean_quote_format":"","ocean_quote_format_link":"post","ocean_gallery_link_images":"off","ocean_gallery_id":[],"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":["post-2183","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-kulture","entry","has-media"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/nyje.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2183","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/nyje.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/nyje.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/nyje.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/nyje.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=2183"}],"version-history":[{"count":4,"href":"https:\/\/nyje.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2183\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":24874,"href":"https:\/\/nyje.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2183\/revisions\/24874"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/nyje.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/4663"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/nyje.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=2183"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/nyje.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=2183"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/nyje.al\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=2183"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}