Vetëvrasja e 41-vjeçares Bedrie Loka, shkaktuar nga dhuna psikologjike e shantazhi i vazhdueshëm në rrjete sociale dhe nga familjarë që vinin në dyshim nderin e saj, ka prekur opinion publik në masë. Ditën e djeshme u njoftua një protestë në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë dhe paraditen e sotme qytetarë dhe aktivistë mbajtën fjalët e tyre para medias.
Bedrie Loka kishte denoncuar në Policinë e Durrësit, dhjetorin e vitit 2022, hapjen e një llogarie në rrjete sociale me emrin e saj por pas referimit të materialeve në Prokurori, çështja nuk ka ecur përpara duke i hapur rrugë shantazhit të vazhduar.