Udhëzime për izolimin dhe ndihmën sanitare në shtëpi

nyje.al | 13.03.2020

Zv. Ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli dhe drejtuesja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik (ISHP) dhanë sot deklaratën për shtyp në të cilën u shprehen se tashmë numri i të prekurve nga COVID-19 ka arritur në 33 raste në total.
Sipas burimeve zyrtare konfirmohet se deri tani janë realizuar 457 testime të reja nga të cilat: 33 raste kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 (19 raste në Tiranë, 5 raste në Durrës, Lushnje 1 rast, 2 raste në Elbasan, 4 raste në Fier dhe 2 raste në Rrogozhinë). Deri tani na bëhet e ditur se rreth 177 persona janë të vetëkarantinuar.
Duke vlerësuar këto të dhëna dhe mundësitë e rritjes së numrit të personave që do të detyrohen të vetë-izolohen apo atyre që do u duhet të përkujdesen për të infektuarit me COVID-19 ju ftojmë të gjeni disa udhëzime për asistimin sanitar në shtëpi. Kliko këtu për ta shkarkuar.
Ky publikim është hartuar nga Instituti Superior i Shëndetit (ISS- Istituto Superiore della Salute) në Itali, dhe jep udhëzime të përmbledhura lidhur me sjelljen e individit për të pasur një izolim të efektshëm në shtëpi, masat parandaluese që duhet të merren në izolim shtëpie, detyrat e operatorit të shëndetit publik dhe mjekut të përgjithshëm.
Ky publikim është marrë nga faqja në facebook e platformës informative Albania News.

Ndajeni këtë shkrim!

  • Post comments:0 Komente

Lini një përgjigje