“T’isha një lule” Musine Kokalari

nyje.al | 21.03.2019
Sot, më 21 mars, në ditën ndërkombëtare të poezië, risjellim ndërmend poezinë “T’isha një lule” nga Musine Kokalari.

T’isha një lule- lule are, e vogël dhe me erë.

Të çelnja në pranverë

Dhe në vjeshtë të vishkesha në vetminë time.

T’isha një lule vjollce në mes të ferrave.

Të qëndroja e fshehur, e pa dukur

Dhe një ditë të zbulohesha prej duarve të

dy të rinjëve.

Prej frike,

Të larguar prej njerzisë do t’më këputnin,

Do t’u dhurohesha te njëri-tjetri

Për shenjë kujtimi.

Kjo është poezia e parë e Musine Kokalarit. Shkruar pas përfundimit të shkollës së mesme, në korrik të vitit 1937 publikohet në gazetën “Shtypi”. Në po të njëjtin vit ajo do të nisej në udhëtimin e saj për në Romë, për të vazhduar studimet e larta në Universitetin “La Sapienza”.
Ashtu siç shprehet Visar Zhiti në librin “Jeta ime universitare”, poezia e Musinesë nuk i përngjan poetëve të kohës së shkuar, as atyre bashkëkohorë. Në të gjen trishtim, pakënaqësi, asnjë poezi dashurie, asnjë rimë kumbuese, më rrallë ndonjë rimë të brendshme, dhe vetëm një zë të ngjirur që provokon një britmë.

Ndajeni këtë shkrim!

  • Post comments:0 Komente

Lini një përgjigje