FOTOGRAFI

Shtëpia që fotografon Orestia

Orestia Kapidani është fotografe. Krijimtaria e saj rrok kryesisht dy troje gjeografike: Halle dhe Tiranë. Në vitin 2019, bëhet pjesë e ekspozitës “Shtatë fotografë shqiptarë. Një rezidencë” në Muzeun Kombëtar të fotografisë „Marubi“ në bashkëpunim me ArtHouse në Shkodër. Në këtë ekspozitë, ajo shpërfaq për publikun jetën e një lagjeje periferike ku jetojnë pakicat rome dhe egjiptiane, brenda qytetit të Shkodrës pas një gardhi i cili i ndan ata nga qytetarët e tjerë. Lentja nomade e Orestias ia del ta kapërcejë gardhin tashmë sedentar të dallimeve të ashpra shoqërore në qytetin e saj të vendlindjes

Protesta e banorëve të Zall Gjocajt kundër HEC-eve.

Ndalini HEC-et! Lërini lumenjtë të rrjedhin! Protesta e banorëve të Zall Gjocajt (Mat) dhe zonave përreth kundër HEC-eve, më 16 nëntor 2019

Kamëz, referendumi i parë në nivel lokal.

Kamëz,30 janar 2017. Referendum i parë në nivel lokal, pas hyrjes në fuqi të ligjit per vetëqeverisjen vendore, me kerkesë hapjen e një qendre rinore prane Pallatit të Kulturës së këtij qytetit. Nga kjo nismë u mblodhen 1300 firma.

Kamëz, prill 2017.

Kamëz, prill 2017. Artistët izraelitë Effi & Amir duke ndërtuar hartën koceptuale bashkë me të rinj të tjerë.

 

Jeta në Kamëz.

Imazhe të ndryshme që pasqyrojnë jetën në Kamëz.