Fituesja e Miss Globe rikthehet e mahnitur ne Kamëz

Fejton | 29.01.2018 | nyje.al

Rikthehen në Kamëz tre nga pesëdhjetë e gjashtë miset pjesmarrëse në kompeticionin Miss Globe 2017 mes të cilave edhe fituesja nga Afrika e Jugut. Pas marrjes në pyetje nga gazatarët e faqes për arsyet e kthimit mësohet se ato janë shprehur e konkretisht fituesja, që Kamza është një galeri e vërtetë arti.

Fituesja e Miss Globe

“Unë ndihem si të isha në Europë kur e shëtis atë, e këtë gjë ma tregojnë më së shumti emërtimet e rrugëve. Unë nuk doja të largohesha kurrë nga këtu që nga momenti që e pashe atë, kur mesova për taksat, kur hyra në Pallatin e Kulturës, paleje më kur mora çertifikaten e vlerësimit bashkë me kornizën blu”,- ka përfunduar ajo, me sytë e trishtuar të ulur poshtë në trotuarin e rrugës “Seul”.
Kandidatja nga Algjeria është shprehur se deri vonë ka menduar që Kamza është një qytet- projekt ku ti mësoje njohuri më të gjëra rreth logjistikës europiane dhe autobiografisë botërore.
“Unë deri vonë e kam urryer gjeografinë e historinë, por pas vizitës time në Kamëz gjithçka ka ndryshuar. U bëj thirrje të gjithë studentëve që para provimeve a hyrjes në kuize televizive të vijnë dhe shëtisin këtu. Do ju ndihmojë shumë. Më besoni”,- ka mbyllur bisedën ajo.
E ndërsa mësohet të ketë prurje të reja, kandidatja e fundit nga Ghana është gjetur në një bar në qendër të qytetit duke ngrënë një akullore treshe, në komunikim e sipër me kamarierin të cilit po i kërkonte fjalëkalimin e internetit të barit që të lidhte telefonin, për t’u treguar të shtëpisë që kishte mbërritur në vend shëndosh e mirë.

 

Lini një Përgjigje