Edhe Xhelal Mziu djeg mandatin!

21.02.2019 | nyje.al | Fejton
I lodhur nga tre mandate të njëpasnjëshme kryebashkiaku i Kamzës ka vendosur të djegë mandatin e tij në shenjë proteste ndaj të gjithë atyre kundërshtarëve politik që nuk arritën ta rivalizonin atë për 12 vite qeverisje. “Prania ime këtu në kaq vite nënkupton një konkurencë të dobët, dhe e gjitha kjo përkthehet në një performancë të ulët të qeverisjes vendore,”- ka shtuar kryetari.
Menjëherë pas njoftimit të arsyes për djegien e mandatit, ka reaguar dhe rivali i tij fundit politik, Safet Gjici, duke thënë : “Veç mos kandidofsha këtë vit se pa e djeg dhe unë se lë. E kam pas në plan që herët”.
Pas publikimit të lajmit në media, shumë të afërm e dashamirës të Partisë Demokratike, duke menduar më të keqen, përfunduan tek Spitali Nënë Tereza, reparti i djegies plastike, duke menduar që bëhej fjalë për një djegie të shkallës së rëndë derisa janë sqaruar që djegia e mandatit nuk ka të bëjë me djegien e trupit e as me mangallin.
Ndërkohë nuk dihet se cilat do të jenë angazhimet e rradhës së kryetarit pas dorëzimit të mandatit, pra nëse do kandidoje sërisht si kryetar bashkie i Kamzës apo do vazhdojë të jetë pedagog i jashtëm në Univeristetin Bujqësor të Tiranës.

Ndajeni këtë shkrim!

  • Post comments:0 Komente

Lini një përgjigje