Edhe Kamza duhet të ketë një galeri arti…

Aurora Leka | 17.02.2018 | nyje.al


Në një qytet që nuk i ka bërë ende dy gisht vend artit, diku në një rrugicë jeton një familje piktorësh. Më e vogla, Raimonda, e sapo diplomuar në fizioterapi dhe piktore, rrëfen përditshmërinë e saj në mes të këtyre dy realiteteve. Korridori i ftohtë i shtëpisë së saj i përngjan një galerie arti në periferi. Në shkallët me beton të varfër vetmojnë ngjyra, telajo, piktura të kthyera me shpinë nga dyert. Pikturat e saj të para nudiste, si një mënyrë për të kërkuar të bukurën, shpesh kanë provokuar parehati. E ardhmja dhe e shkuara në pikturat e Raimondës, prehen në një lutje. Një lutje ikjeje.

Lini një Përgjigje